Në kuadër të reformimit të skemës së pensioneve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me qëllim përgatitjen e specialistëve të përfitimeve të të gjitha Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e reformës së re të pensioneve, në lidhje me caktimin e perfitimeve afatshkurtra, afatgjata, si dhe përfitimeve suplementare, ka organizuar disa cikle trajnimesh, në datat 05-06 dhjetor 2014 dhe 12 – 13 dhjetor 2014.
Theksi kryesor nga referuesit do të vihet në:
– Ndryshimet e përfitimeve me Ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014 “Për disa ndryshime në Lligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
– Pensioni social;
– Vendimet e Këshillit të Ministrave, në zbatim të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 dhe Ligji i ri për pensionet e minatorëve.