Takim i Drejtores së Përgjithshme të ISSH-së, znj. Vjollca Braho me drejtorët e DRSSH-ve.

Në datën 08 nëntor 2014, në ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore u zhvillua mbledhja me drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

Në qendër të diskutimeve ishte falja e kamatvonesave të sigurimeve shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi, rritja e performancës në punë nga ana e inspektorëve të bujkut, shtimi i numrit të kontribuesve në skemë, si dhe tejkalimi i planit të të ardhurave për vitin 2014.