Simpoziumi i pestë ndërkombëtar i sigurimeve shoqërore

Në datat 04 – 05 shtator 2014 u zhvillua në Trabzon, Turqi, Simpoziumi i pestë ndërkombëtar i sigurimeve shoqërore, organizuar nga ISSA dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Turqisë. Fokusi kryesor i këtij simpoziumi ishte rritja e mbulimit të popullatës me elemente të sigurimeve shoqërore, lufta ndaj informalitetit në mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve nëpërmjet sistemeve të informatizuara dhe lufta ndaj mashtrimeve, duke përdorur sistemet e informacionit dhe komunikimit.

Pjesëmarrësit në Simpozium ishin nga vendet anëtare të ISSA-s për Europën.

Delegacioni nga Shqipëria përbëhej nga z. Astrit Kuka, drejtor në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Ali Emini, n/drejtor i Përgjithshëm i ISSH-së, z. Hasan Hoxha, n/drejtor i Përgjithshëm i ISSH-së,  z. Astrit Hado, n/drejtor i Përgjithshëm i  ISSH-së dhe z. Arsim Rama, drejtor i DRSSH Tiranë.

Në një nga sesionet diskutoi edhe z. Astrit Hado, në lidhje me eksperiencën shqiptare në drejtim të ndërtimit të sistemit të informacionit dhe përdorimit të tij në luftën ndaj mashtrimeve dhe përfitimeve të padrejta dhe evazionin në pagimin e kontributeve.