Të gjithë pensionistët, të cilët dëshirojnë që të tërheqin masat e tyre të pensionit nëpërmjet bankës, tashmë kanë edhe një mundësi të re, përmes ProCredit Bank.
Falë marrëveshjes së nënshkruar mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe ProCredit Bank, numri i bankave përmes së cilave mund të merret pensioni shkon në 10.
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, z. Astrit Hado dhe Drejtori i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri z. Mirsad Haliti, shprehën angazhimin e tyre të plotë për të lehtësuar dhe përmirësuar nivelin e shërbimit të pagesave të pensioneve dhe përfitimeve të tjera të administruara nga sigurimet shoqërore.
Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore ofrimi i shërbimeve me standarde për të gjithë qytetarët mbetet prioritet i punës sonë.