Seminar trajnues “Përfitime të drejta dhe dinjitoze për qytetarët”

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, organizoi me stafin drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës, në datat 09-10 maj 2014, Seminarin trajnues “Përfitime të drejta dhe dinjitoze për qytetarët”.

Gjatë këtij seminari u vu theksi në unifikimin e procedurave të lidhjes së pensioneve në të gjitha DRSSH-të, si dhe u diskutua për reformën e re të pensioneve.

Në këtë seminar mori pjesë dhe z. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.