Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë znj.Delina Ibrahimaj u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Administrativ, ku u miratuan disa vendime të rëndësishme.
Në qendër të diskutimeve mes anëtarëve të Këshillit ishte miratimi i rezultatit financiar për periudhën 2021-2022, trajtimi i fondit rezervë, si dhe koeficienti i bazës së vlerësuar për vitin 2021.
Ministrja Ibrahimaj gjatë fjalës së saj vlerësoi punën e bërë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sa i përket mirëmenaxhimit, duke qenë se është arritur të sigurohet një qëndrueshmëri e mirë financiare dhe sipas parashikimeve kjo ecuri do të vijojë edhe më tej.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z.Astrit Hado, nga ana tjetër theksoi faktin se tejkalimi i të ardhurave të drejtpërdrejta ka çuar në uljen e subvencionimit nga buxheti i shtetit dhe deficiti i skemës.