Misioni i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) është administrimi i sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe i politikave të pensioneve në veçanti, vendosja e personave të siguruar dhe përmirësimi i shërbimit ndaj tyre në qendër të veprimtarisë së këtij institucioni, mbulimi i popullsisë me elemente të sigurimeve shoqërore në çdo vend dhe kohë kur lind kjo e drejtë, rritja e numrit të kontribuesve dhe grumbullimi i të ardhurave nga kontributet e fermerëve dhe të siguruarit vullnetar, përmirësimi i efiçiencës në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore, i fondeve përkohësisht të lira dhe fondit rezervë.
Misioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është mbulimi i të gjithë popullsisë me element të sigurimeve shoqërore dhe akordimi i përfitimeve për pension, paaftësi të përkohëshme në punë, barrëlindje, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale e përfitime suplementare në momentin e lindjes të së drejtës dhe nevojs për to.
Vizioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është fokusuar në përmirësimin e skemave aktuale nëpërmjet reformimit të shtyllës publike të pensioneve e forcimit të një lidhjeje më të drejtpërdrejtë midis kontributeve të paguara dhe përfitimeve të ardhshme, futjes graduale të skemave të përfitimeve suplementare të menaxhuara nga subjekte jopublike, krijimit të llogarive personale të çdo kontribuesi dhe përfituesi, arritjen e transparencës maksimale, duke krijuar akses personal tek klientët tanë.
Shërbimet që ofron ISSH
- Pension pleqërie
- Pension invaliditeti
- Pension familjar
- Pensioni social
- Përfitim për barrëlindje
- Përfitim për paaftësi të përkohshme në punë
- Përfitim në rast aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale
- Sigurim vullnetar
- Sigurim shtetëror suplementar
- Sigurim suplementar për ushtarakët
- Sigurim për të vetpunësuarit në bujqësi
- Pagesa për lindje/vdekje
Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullon dhe përcakton mënyrën e drejtimit dhe të administrimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas këtij Ligji, sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë drejtohen dhe administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), i cili ësht institucion publik i pavarur, organizimi dhe funksionimi i t cilit rregullohet me këtë Ligj. Instituti i Sigurimeve Shoqërore drejtohet nga:
- Këshilli Administrativ;
- Drejtori i Përgjithshëm.
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore është organi më i lart ekzekutiv. Ai përbëhet nga 12 anëtarë, nga të cilët:
- 6 anëtarë, përfaqësues të Qeverisë;
- 6 anëtarë, përfaqësues të Sindikatave dhe Punëdhënësve.
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së zgjidhet nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore:
- Drejton dhe organizon veprimtarinë e ISSH-së;
- Emëron drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore;
- Raporton pranë Këshillit Administrativ për veprimtarinë e ISSH-së.
STATUTI I INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
STRUKTURA ORGANIZATIVE E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
ORGANIGRAMA E INSTITUTIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
ORGANIGRAMA E DREJTORIVE RAJONALE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
RREGULLORE PËR PERSONELIN NR. 3, DATË 26.02.2008 (E NDRYSHUAR)
Akti i parë ligjor në fushën e sigurimeve shoqërore, që disponon ISSH-ja, është Ligji #8220;Pensionet Civile", Nr. 129, dat 28.10.1927. Vetë përmbajtja e këtij akti ligjor presupozon se kanë ekzistuar, edhe më parë, dispozita rregulluese për pensionet. Disa shoqëri të huaja, që vepronin në Shqipëri, në mënyrë vullnetare kishin zhvilluar rrjetin e mbrojtjes në punë, ku një vend të veçantë zinin sigurimet shoqërore nga aksidentet në punë. Po kështu, me akte të veçanta, shteti kishte përcaktuar pensionet për punonjësit shtetëror dhe ushtarakët.Vendosja e një sistemi më të plot të sigurimeve shoqërore përkon me Gushtin e vitit 1947. Ky sistem u plotësua dhe konsolidua më tej n vitin 1966, me miratimin dhe fillimin e zbatimit të Ligjit nr. 4171, dat 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore shtetërore në RPSSH.
I modeluar në përshtatje me sistemin politik socialist dhe i bazuar në zhvillimet e një ekonomie të programuar në mënyrë të detajuar nga një qendër, sistemi i sigurimeve shoqërore, ishte nga njëra anë shum gjeneroz dhe nga ana tjetër nuk siguronte mbrojtje të plotë sociale. Ai parashikonte mosha të ulëta të daljes në pension dhe trajtim të diferencuar për kategori të caktuara personash.Ndërkohë, me synimin e kufizimit të kostove ekonomike, përgjatë periudhës 1947-1992, sistemi i sigurimeve shoqërore u zhvillua i ndarë në dy skema: një për të punësuarit e sektorit shtetëror dhe tjetra për anëtarët e kooperativave bujqësore, të cilat dalloheshin esencialisht nga njëra - tjetra në disa drejtime, por kryesisht nga madhësia e përfitimeve për pjesëmarrësit e tyre. Skema e sigurimeve për anëtarët e kooperativave bujqësore ofronte përfitime mjaft të ulëta, që nuk i kalonin 60% të të ardhurave mujore minimale që ofronte skema e sigurimeve shtetërore. Transformimet e thella politike e social-ekonomike të vendit në vitet 90t, bën të domosdoshme ndërmarrjen e një reforme rrënjësore të sistemit të sigurimeve shoqërore, e cila synonte nga njëra anë ndalimin e degradimit të mëtejshëm të skemës së pensioneve dhe nga ana tjetër zgjedhjen e një sistemi eficient, që do të përballonte jo vetëm problemet emergjente të periudhës dhe kostot e mbartura, por dhe do t’i rezistonte kohës e t#8217;u shërbente brezave të ardhshëm.Për këtë arsye, me 11 Maj 1993, Parlamenti aprovoi Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili hyri në fuqi në Tetor të atij viti. Reformimi i skemës të vjetër të sigurimeve shoqërore realizohet duke vendosur një sistem të ri, në themel të të cilit janë parimet e drejtësisë sociale.
Sistemi i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore mbështetet në parimin kontributiv, parimin e vetëpërgjegjësisë së individit për rrisqet e së ardhmes në fushën sociale, si dhe në parimin e marrëveshjes së brezave #8220;paguaj sot që të përfitosh nesër (pay as you go)". Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga: Sigurimi Shoqërorë i Detyrueshëm, Sigurimi Shoqëror Vullnetar, Sigurimi Shoqëror Suplementar, Pensionet e Posaçme Shtetërore.Në këmbim të kontributeve, sistemi mbron me të ardhura personat e punësuar në lidhje me: barrëlindjen, paaftësinë e përkohëshme në punë për shkak të sëmundjes, sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë, pleqërinë, invaliditetin, humbjen e mbajtësit të familjes, papunësinë dhe personat e tjerë ekonomikisht aktiv (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) në lidhje me: barrëlindjen, pleqërinë, invaliditetin, humbjen e mbajtësit të familjes. Gjithashtu, nëpërmjet skemave vullnetare dhe suplementare, sistemi ofron pensione në një masë më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si institucion publik, shtetëror i pavarur.Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu është përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha, ai i është nënshtruar reformave dhe përmirësimeve. Kjo ësht realizuar nëpërmjet një procesi studimesh të përgjithshme dhe për çështje të veçanta, të kryera në bashkëpunim dhe të udhëhequra nga institucionet ndërkombëtare.