Faqja zyrtare e internetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, www.issh.gov.al, përmban informacion përmbledhës dhe lidhje të faqeve zyrtare të internetit të institucioneve të tjera.
Gjatë navigimit në portal, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Të dhënat e ruajtura në server përdoren vetëm për qëllime statistikore.
ISSH nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale, që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme, nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t’jua bëjmë të qartë rastin dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.
Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google.
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë në rubrikën “Pyesni online” dhe “Denonco online”, ruhen në server në mënyrë anonime.
Informacionet që ruhen në server janë konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta dhe përdoren në përputhje të plotë me ligjin nr. 9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. (www.idp.al)