Takim me homologët belgë, për diskutimin dhe përcaktimin e formularëve që do të përdoren në implementimin e Marrëveshjes për sigurimet shoqërore

Në kuadër të Marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 34/2014, datë 03.04.2014, në ambjentet e ISSH-së,  në datat 22 – 24 shtator 2015, do të zhvillohet takimi me homologët belgë, për diskutimin dhe përcaktimin e formularëve që do të përdoren në implementimin e kësaj Marrëveshjeje.