

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në të cilën analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028.
Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore e në veçanti në fushën e pensioneve, Këshilli Administrativ diskutoi e shtroi objektiva të rëndësishëm për punën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të këtij projekt buxheti.
Tavanet buxhetore për vitin 2026 shkojnë 204 miliardë lekë ose 11.7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025.