Ushtarakët e nëndetëseve

Çfarë është trajtimi i veçantë financiar i efektivave lundrues?

Është një përfitim financiar që u jepet efektivëve, oficerëve dhe nënoficerëve lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në shtesë të pensionit të pleqërisë. 

Kushtet ligjore për të përfituar trajtimin e veçantë financiar i efektivave lundrues :

Efektivat lundrues, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve e të polumbarëve, që kanë shërbyer në strukturat e Forcave Detare, të cilët plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë një trajtim financiar kur kanë shërbyer, në këtë strukturë jo më pak se 7 vite kalendarike.

Si llogaritet trajtimi i veçantë financiar i efektivave lundrues?

Efektivat lundrues, oficerë dhe nënoficerë, të cilët kanë shërbyer në nëndetëse dhe të polumbarëve, oficerë dhe nënoficerë, të Forcave Detare, të cilët kanë plotësuar ose plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë, përveç pensionit të pleqërisë, një trajtim financiar në masën:

a) 50 për qind të pagës referuese, kur kanë shërbyer jo më pak se 12,5 vite kalendarike;
b) 30 për qind të pagës referuese, kur kanë shërbyer jo më pak se 10 vite kalendarike;
c) 20 për qind të pagës referuese, kur kanë shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike.

Shuma e pensionit të plotë të pleqërisë plus masën e trajtimit të veçantë financiar, sipas këtij ligji, nuk mund të jetë më e madhe se 50 për qind e pagës referuese të oficerit dhe nënoficerit të nëndetëses dhe të polumbarit në çastin që i ka lindur e drejta e përfitimit.

Aplikimi

Personi i interesuar për të përfituar trajtimin e veçantë financiar si efektiv lundrues, duhet  të  paraqesë  kërkesën për përfitim, përmes  portalit  qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”.

Dokumentet  origjinale  dërgohen  përmes  shërbimit postar  pranë  Drejtorisë  Rajonale  të  Sigurimeve  Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.

Baza ligjore: