SI MUND TË LLOGARITET PENSIONI SUPLEMENTAR I PLEQËRISË
Llogaritja e një pensioni suplementar të pleqërisë:
PSP = PMRMN x VSH x 1%
PSP: Pensioni Suplementar i Pleqërisë
PMRMN: Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH: Vitet e Shërbimit
Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë.
Shembull:
Ushtaraku A.B. përfiton pension pleqërie sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar, me datë fillimi 15 Shtator 2017 dhe masën 26,000 lekë në muaj. Ai ka 28 vite shërbimi si ushtarak dhe pagë mesatare referuese mujore neto 53,700 lekë në muaj.
Llogaritja e pensionit suplementar të pleqërisë bëhet në këtë mënyrë:
PSP = 53,700 lekë x 28 vite x 1% = 15,036 lekë / muaj
Por, pensioni suplementar i pleqërisë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e pensionit të pleqërisë që ushtaraku A. B. gëzon, në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementar.
Ushtaraku A.B përfiton pension pleqërie në datën 15 Shtator 2017, në masën 26,000 lekë/muaj.
Në këtë rast, pensioni suplementar i pleqërisë është sa 50% e pensionit të pleqërisë, pra 13,000 lekë / muaj.
Pra, ish ushtaraku A.B. në datën 15 Shtator 2017 do të përfitojë pension suplementar pleqërie në masën 13,000 lekë lekë/muaj.
Si llogaritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi
Llogaritja e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi:
PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%
PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi
PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH = Vitet e Shërbimit
Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Shembull:
Ushtarakut në rezervë/lirim D.N. i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 20 Maj 2017. Ai ka 22 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 44,000 lekë në muaj.
Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:
PPVSH = 44,000 lekë x 22 x 1.5% = 14,520 lekë / muaj
Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 20 Maj 2017 është 13,014 lekë në muaj, pra masa e llogaritur e PPVSH do të jetë 14,520 lekë në muaj.
Pra, ish-ushtaraku D.N. në datën 20 Maj 2017 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 14,520 lekë / muaj.