PËRFITIMET NGA DEGA E SIGURIMIT TË AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE

I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale, humbet aftësinë për punë, do të përfitojë:

  • Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
  • Të ardhura për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
  • Të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale.
  • Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale.

TË ARDHURAT PËR PAAFTËSI TË PËRKOHËSHME NGA AKSIDENTET NË PUNË APO  SËMUNDJET PROFESIONALE

Baza ligjore:

  • Kreu  i IV, Nenet 43; 44; 45; 46; 47; 48; 49; 50; 51; 52, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
  • VKM nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë ose për shkak të punës”;
  • VKM nr. 396, datë 28.06.2007 “Për përcaktimin e sëmundjeve profesionale”;
  • Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtra”;
  • Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohëshme në punë”;
  • Kriteret klinike orientuese të paaftësisë së përkohëshme në punë;
  • Udhëzimi nr. 1, i ISSH-së, datë 24.09.1993 “Për kriteret e caktimit të aftësisë për punë të invalidëve nga aksidentet në punë”;
  • Rregullore nr. 7, e ISSH-së, datë 16.06.1994 “Për kujdes mjekësor shtesë dhe aftësim për dëmtim të vogël dhe zhdëmtime në masë të arsyeshme”.

Kushtet e përfitimit:

  • Pagesë për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit;
  •  Ky raport jepet nga Spitali ose KM (specialiteteve), deri në 12 muaj.

Dokumentacioni:

  • Raportet mjekësore për aksident në punë;
  • Proces-verbali tip i aksidentit në punë, i cili plotësohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektoriati Shtetëror i Punës;
  • Fotokopje e Kartes se indentitetit;
  • Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë të përfitimeve afatshkurtëra dhe e dërgon atë në ALSSH, ku ka aktivitetin subjekti;
  • ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat, i kalon pagesat në llogarinë personale bankare të përfituesit, ose në atë të subjektit.

Masa e përfitimit:

  • 100 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar, të gjashte muajve te fundit;
  • Kjo masë përfitimi vazhdon deri në 12 muaj.