Baza ligjore:

  • Neni 20; 21; 22; 23; 24; 25, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtëra”;
  • Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohëshmë në punë”;
  • Kriteret klinike orientuese per caktimin e paaftesise ne pune.

Kushtet e përfitimit:

  • Pagesë për paaftësi  nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit;
  • 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi;
  • Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjekesor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti;
  • Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

Dokumentacioni:

  • I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumenta:
  • Raportet mjekësore;
  • Fotokopje e Kartes se identitetit;
  • Librezën e punës/Vertetim vjetersie;
  • Formularin e bazës së vlerësuar të 6 muajve te fundit. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit ose printohet nga sistemi https://e-albania.al/);
  • Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti;
  • ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit.

Masa e përfitimit:

  • Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim ;
  • 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.