Shërbime online që ofron ISSH, nëpërmjet portalit qeveritar https://e-albania.al/

Aplikime

Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni llojin e pensionit për të cilën do të parashtroni kërkesën për përfitim;
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare si dhe përfitimeve të tjera të nevojshme;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pension familjar"
- Klikoni butonin "Përdor" Plotësoni formularin përkatës për këtë kërkesë
- NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
- Me informacionin e NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
- Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.
- Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse.
- Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Ju duhet të aplikoni për rishqyrtim pensioni në portalin zyrtar https://e-albania.al/, sipas hapave të mëposhtëm:
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për rishqyrtim përfitimi (pensioni)"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin përkatës për këtë kërkesë
- NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
- Me informacionin e NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
- Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse.
- Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Kërkesa për transferimin e përfitimit bëhet kur pensionisti ndryshon vendbanimin nga një qytet në një qytet tjetër ose ndryshon qëndrën paguese brënda të njëjtit qytet. Qendrat paguese janë zyrat postare të autorizuara për shpërndarjen e pensioneve.
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi (pensioni)"
- Plotësoni formularin përkatës për këtë kërkesë
- NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
- Me informacionin e NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
- Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.
- Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse.
- Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.
Shërbimi elektronik "Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë" u mundëson pensionistëve që tërheqin përfitimin në bankat e nivelit të dytë, të bëjnë deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave online. Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të marrëveshjes nr. 4751/26567, datë 25.05.2017 “Për pagimin e pensioneve dhe përfitimeve të tjera të administruara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, me bankat e nivelit të dytë, të gjithë përfituesit që përfitojnë nga skema e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mund ta tërheqin përfitimin e tyre pranë bankave të nivelit të dytë. Bankat e nivelit të dytë me të cilat ISSH ka marrëveshje për shpërndarjen e pensioneve në Shqipëri janë: BKT, Credins, Intesa San Paolo, America Bank of Investement (ABI), FIB, Union Bank dhe OTP.
Personat që kërkojnë të tërheqin përfitimin e tyre pranë bankave të nivelit të dytë duhet:
- Të kenë një llogari bankare për tërheqjen e përfitimit;
- Të nënshkruajnë 2 (dy) herë në vit deklaratën (çdo muaj mars dhe shtator). Një herë në 6 muaj kjo deklaratë mund të plotësohet online, në portalin zyrtar https://e-albania.al/ dhe një herë në 6 muaj plotësohet duke u paraqitur direkt në bankë vetë pensionisti, ose një person i autorizuar prej tij me prokurë.
Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi:
- Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t 'u loguar në portal);
- Prokurë e posaçme (në rast se deklarata bëhet nga përfaqësues ligjor).
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Përzgjidhni për kë do e bëni aplikimin dhe klikoni butonin 'Aplikim i ri';
- Plotësoni deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave online dhe dërgoni aplikimin.
Deklarata për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave mund të bëhet online vetëm një herë në vit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Periudha e vlefshmërisë
12 muaj
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të aplikoni për mbyllje pensioni në portalin zyrtar https://e-albania.al/, sipas hapave të mëposhtëm:
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për mbyllje pensioni"
- Klikoni butonin "Përdor"
Plotësoni formularin përkatëse për këtë kërkesë
- NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohet paraprakisht në momentin që ju hyni në portal me kredencialet tuaja.
- Me informacionin e NID (Numri personal në Kartën tuaj të identitetit) plotësohen automatikisht edhe të dhënat e tjera nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
- Ju duhet të plotësoni formularin sipas fushave.
- Numri dhe data e protokollit do plotësohet nga punonjësit tanë.
- Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse.
- Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Skeda informuese, sipas aplikimit të qytetarit:

Vërtetime me vulë elektronike, të cilat merren në momentin e aplikimit:

Video