KOMPENSIMI PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË NGA RRITJA E CMIMIT TË  ENERGJISË ELEKTRIKE 

Kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike në masën 640 Lekë, e përfitojnë të gjitha  kategoritë e pensioneve, për nivelin e konsumit 200 kw/orë, si më poshtë:

a) kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;

b) kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;

c) Kompensimi për familjet, që do të kompensohen sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet 240 vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje.

Baza ligjore:

  • VENDIM nr. 565, datë 09.08.2006 “PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË, NGA RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”
  • VKM nr.238. datë 07.04.2010 “Për një ndryshim në VKM nr. 565, datë 09.08.2007 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike“;
  • Udhëzimi nr. 10, i ISSH-së, datë 26.09.2006 “Për zbatimin e VKM nr. 565, datë 09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”.

Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 648 lekëve:

  • Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin e tij;
  • Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
  • Çertifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe Qendrës Administrative dhe nga zyra e tatim-taksave.

KOMPENSIMI PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË PËR EFEKT TË HEQJES SË FASHËS SË KONSUMIT TË  ENERGJISË ELEKTRIKE DERI NË 300 KWH NË MUAJ 

Kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike në masën 648 Lekë, e përfitojnë të gjitha  kategoritë e pensioneve, si më poshtë:

a) Kryefamiljar në pension pleqerie shteteror ose fshati, por me banim në qytet;

b) Kryefamiljar në pension invaliditeti;

c) Nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, jeton vetëm, ose ka fëmijë në ngarkim pa të ardhura;

d) Ka kontratë me OSSH-në (shënuar në faturën e shitjes apo librezën e dritave në emër të tij);

e) Nuk ka dysheme për konsumin e energjisë elektrike;

f) Nuk ka detyrime të papaguara të energjisë elektrike.

Baza ligjore:

  • VKM nr. 8, datë 14.01.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH”;
  • Udhëzimi nr. 1, i perbashket i MMSR, MF  dhe MEI, datë 02.02.2015 “Për zbatimin e VKM nr. 8, datë 14.01.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH”,
  • Udhëzimi nr. 15, i perbashket i MMSR, MF  dhe MEI, datë 08.04.2015 mbi disa ndryshime në Udhëzimin nr. 1, datë 02.02.2015 “Për zbatimin e VKM nr. 8, datë 14.01.2015 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KWH”