Familjet e Dëshmorëve të Atdheut përfitojnë shpërblim financiar mujor, kriteret dhe masa e të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Kushtet ligjore për të përfituar shpërblimini financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut” :
Në rrethin e familjarëve, për efekt shpërblimi, bëjnë pjesë bashkëshorti/ bashkëshortja, fëmijët nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare në çastin e vdekjes së dëshmorit të atdheut.
Shpërblimi ndërpritet kur asnjëri nga familjarët nuk plotëson kushtet e përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, dhe kur bashkëshortja/bashkëshorti i dëshmorit të atdheut martohet përsëri.
Shpërblimi familjar tërhiqet nga secili familjar, sipas pjesës që i përket, nga kujdestari ligjor për fëmijët nën moshën 18 vjeç ose nga përfaqësuesi i pajisur me prokurë.
Si llogaritet shpërblimi financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut ?
Shpërblimi financiar mujor për familjen e dëshmorit të atdheut caktohet në masën 7 000 (shtatë mijë) lekë.
Aplikimi
Personi i interesuar për të përfituar “Shpërblim financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”, duhet të paraqesë kërkesën për përfitim, përmes aplikimit në portalin qeveritar e – Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për shpërblim financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”.
Dokumentet origjinale dërgohen përmes shërbimit postar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku personi i interesuar ka vendbanimin.
Baza ligjore :


