Shpërblimi i luftës është një shtesë, që bazohet në Ligje dhe Vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, dhe iu jepet veteranëve dhe invalidëve të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit Shqiptar“;
- VKM nr. 190, datë 03.05.1995 “Për zbatimin e Ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit Shqiptar”;
- VKM nr. 2, datë 10.01.1996 “Për disa ndryshime në VKM nr. 190, datë 03.05.1995 “Për zbatimin e Ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”.
Kush e përfiton:
- Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë nga 7 Prilli i vitit 1939, deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë;
- Luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë, që luftuan jashtë kufijve të Atdheut deri më 09.05.1945;
- Të gjithë ata persona që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut e në zona të çliruara;
- Kryefamiljarët e atëhershëm të shtëpive të njohura si baza të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë;
- Të burgosurit dhe të internuarit në burgjet dhe kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit;
- Shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në Luftën kundër nazifashistëve në vende të tjera.
Procedurat për të përfituar shpërblimin e veteranit:
- Kërkesa për të përfituar shpërblimin e veteranit të Luftës bëhet pranë Komisionit të ngritur në çdo rreth, me VKM, pranë degëve ushtarake;
- Kërkesa me dokumentacionin dhe mendimin e komisionit të rrethit, i përcillet komisionit të ngritur për këtë qëllim pranë Ministrisë së Mbrojtjes, i cili merr vendimin përfundimtar dhe një kopje e këtij vendimi i dërgohet Institutit të Sigurimeve Shoqërore për zbatim.
Dokumentacioni për të përfituar shpërblimin e veteranit:
- Libreza e pensionit, ku shënohet shtesa prej 100 lekësh në muaj,për pjesëmarrjen në Luftën kundër nazifashistëve;b) Dokumenti që vërteton të paktën një dekoratë të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar;c) Vërtetim i Degës ushtarake të Rrethit, Ministrisë së Mbrojtjes, ose Ministrisë së Rendit, për pjesëmarrjen në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar.Si veteranë lufte, sipas këtij paragrafi, do të konsiderohen edhe ata persona të cilët kanë dëshmi idividuale sepse nuk iu është njohur kjo e drejtë nga rregjimi totalitar, për shkaqe politike e biografike;
- Vendimi i ish-Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, me anë të të cilit, veteranit i është njohur dyfishi i kohës së Luftës si vjetërsi në punë;
- Çdo dokument tjetër zyrtar, që vërteton pjesëmarrjen në Luftën kundër pushtuesve nazifashistë;
- Kur mungojnë dokumentat e mësipërme, të qënit veteran i Luftës kundër pushtuesve nazifashistë, mund të vërtetohet nga Komisioni pranë Ministrisë së Mbrojtjes;
- Për ata që veprimtarinë e tyre kundër pushtuesve nazifashistë e kanë kryer jashtë vëndit, për njohjen e statusit vlen dokumentacioni i njëjtë nga shteti i huaj.
Masa e përfitimit:
Shpërblimi i veteranëve të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë jepet mbi pensionin e pleqërisë dhe kompesimet e tjera që mund të merren në masën e caktuar, si vijon:
- 1 500 lekë, për veteranët që luftuan në formacionet luftarake të çdo rangu kundër pushtuesve nazifashistë, të inkuadruar përpara datës 10.07.1943;
- 1 200 lekë, për veteranët që luftuan në formacionet luftarake të çdo rangu kundër pushtuesve nazifashistë, të inkuadruar në këto formacione në periudhën 11.07.1943 – 24.05.1944;
- 1 000 lekë, për veteranët që luftuan në formacionet luftarake të çdo rangu, të inkuadruar në këto formacione në periudhën 25.05.1944 deri më 28.11.1944;
- 500 lekë, për veteranët që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet në prapavijë të armikut e në zonat e çliruara, për kryetarët e atëhershëm të shtëpive, që njihen si baza të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë;
- 300 lekë, për veteranët e inkuadruar në formacionet luftarake, pas datës 28.11.1944 dhe që e vazhduan luftën jashtë kufijve. Këtë shumë e përfitojnë (mbi masën e caktuar) edhe veteranët e përfshirë në pikën a;b;c; të kësaj pike, kur kanë vazhduar luftën jashtë kufijve të Atdheut, të inkuadruar në formacionet luftarake;
- Të burgosurit në burgjet nazifashiste brenda dhe jashtë vëndit, për kohën e burgosjes mbi gjashtë muaj marrin shpërblim në masën prej 500 lekësh;
- Të burgosurit në burgjet nazifashiste brenda dhe jashtë vendit, për kohën e burgosjes nga një muaj deri në gjashtë muaj, marrin shpërblim në masën prej 300 lekësh;
- Veteranët e plagosur në luftë, që nuk përfitojnë Statusin e invalidit të luftës, përveç shpërblimit të veteranit si më sipër përfitojnë edhe 500 lekë shtesë në muaj.
Efektet financiare për përfitimin e shpërblimit të veteranëve fillojnë nga 01.12.1994.
Rritja e masës së shpërblimit indeksohet me Vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.