Pensioni për invalid lufte është një pension që bazohet në Ligje dhe Vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, që iu jepet invalidëve të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit Shqiptar.
Baza ligjore:
Kush e përfiton:
- Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë nga 7 Prilli i vitit 1939, deri në çlirimin e Shqipërisë;
- Luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar jashtë kufijëve të Atdheut deri më 09.05.1945;
- Të gjithë personat, që janë plagosur dhe gjymtuar, duke zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut ose në zonat e çliruara;
- Të burgosurit dhe të internuarit, që janë plagosur dhe gjymtuar në burgjet dhe kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit
Efektet financiare për përfitimin e shpërblimit të veteranëve të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar fillojnë nga 01.02.1993.