Baza ligjore: 

Personat përfitues:

Sipas këtij Ligji përfitojnë punonjësit, të cilët kanë punuar në miniera, nëntokë.

Lloji i përfitimit:

Trajtim i veçantë financiar.

Kushtet dhe masa e përfitimit:

Personat të kenë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysëm nëntokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë;

Të mos ushtrojnë veprimtari ekonomike;

Masa e përfitimit për këta punonjës do të jetë e barabartë me 60% të bazës së vlerësuar. Në rastet kur për llogaritjen e bazës së vlerësuar mungojnë dokumentat, masa e përfitimit do të caktohet në nivelin e përfitimit minimal, i cili përcaktohet  me Vendim të Këshillit të Ministrave.

PENSIONET E PLEQËRISË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA

Ligj  nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”.

Subjektet përfituese

a) punonjësit, të cilët deri në datën 30.9.1993 kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë, sipas kritereve të përcaktuara në kreun I, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punës në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar.

b) punonjësit, të cilët pas datës 30.9.1993 kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë, të dokumentuara sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e mësipërm, pavarësisht nëse të punësuarit kanë kryer aktivitet ekonomik në subjekte private apo me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror.

Kushtet e përfitimit

Kanë të drejtë të kërkojnë pension pleqërie si punonjës të minierave, në nëntokë, punonjësit, të cilët:

a) arrijnë moshën 55 vjeç;

b) kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në procese pune në miniera, në nëntokë, me përjashtim të ish-punonjësve të nëntokës që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arrijnë moshën 55 vjeç dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, përfshirë këtu edhe periudhën e trajtimit të veçantë financiar, nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë.

Masa e pensionit

Pensioni do të llogaritet sipas përcaktimeve të neneve 32 dhe 59, të Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.