Sipas ndryshimeve strukturore të bëra nga Këshilli i Ministrave, tashmë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kaluar në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ndaj, në datën 27 shtator 2017, në ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, u zhvillua mbledhja e Këshillit Administrativ të ISSH-së, për zgjedhjen e kryetarit të ri të tij.

Z. Arben Ahmetaj u zgjodh me vota unanime, kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.