

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Blendi Klosi, iu kërkoi sot drejtorëve të Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore që ta konsiderojnë çdo ditë të dhjetorit si një betejë për të arritur objektivat për të ardhurat e të vetëpunësuarve.
Në takim u analizuan të gjithë treguesit e çdo DRSSH, duke vënë theksin në gjetjen e rrugëve për zgjerimin edhe më shumë të hartës të të siguruarve të vetëpunësuarve në bujqësi, duke bërë të mundur që çdo familje që siguron të ardhurat përmes bujqësisë të jetë pjesë e skemës, që gjithkush të ketë mbrojtjen e duhur sociale në moshën e tretë.