A ka përfunduar procesi i rillogaritjes së pensioneve të parakohshme, apo ka akoma pensione të parillogaritura?

Nëse po, a do t’u falet këtyre personave debia që mund të rezultojë? Është e vërtetë që ka rreth 180 pensione të parakohshme, të cilat nuk janë rillogaritur si rezultat i mosdërgimit të dokumenteve të kërkuara nga ana e institucioneve përgjegjëse me gjithë insistimin tonë të vazhdueshëm.

Në dijeninë tonë, për këta ish-ushtarakë ka mungesa dosjesh ose janë në proces verifikimi dhe kontrolli. Bazuar në përcaktimet e ligjit, nëse pensionet nuk janë rillogaritur deri tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, debitë që mund të dalin nuk falen.

Por nga ana jonë është marrë një masë administrative me qëllim moskrijimin e debive në të ardhmen për këta ishushtarakë, duke i paguar nga momenti i hyrjes së ligjit në fuqi me masën e pensionit minimal.

Me këtë masë kemi shmangur krijimin e debisë që nuk falet dhe në rast se nga rillogaritja rezulton masë pensioni më lart se pensioni minimal, do t’u paguhen të gjitha diferencat.

Pas përfundimit të këtij procesi, mund të themi se ish-ushtarakët nuk janë më debitorë ndaj sigurimeve shoqërore?

Pas mbarimit të këtij procesi, nuk do të ketë ish-ushtarakë debitorë ndaj sigurimeve shoqërore për shkak të rillogaritjes së pensioneve të parakohshme, por ish-ushtarakë debitorë ka dhe do të ketë.

Kjo për faktin e fakteve të reja që mund të dalin si nga kontrollet tona, ashtu edhe nga strukturat e ministrive të linjës, nga mosdeklarimi i punësimit të ish-ushtarakëve etj. Në librat tanë financiarë janë disa ushtarakë që janë debitorë për shkak të punë- simit dhe që vazhdojnë të paguajnë debitë e tyre, debi të cilat nuk falen.

Më lejoni të shpjegoj se deri në hyrjen në fuqi të ligjit 10142, ish-ushtarakëve në pension të parakohshëm nuk u lejohej që të punësoheshin dhe njëkohësisht të merrnin pensionin e parakohshëm dhe të gjithë ata që kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë deklaruar janë shpallur debitorë.

Me ligjin 10142 lejohet që një ish-ushtarak të punësohet dhe të marrë pensionin e parakohshëm, por masa e pensionit që paguhet është sa masa e pensionit minimal të pleqërisë.

Të gjithë ata persona që kanë përfituar pension mbi pensionin minimal të pleqërisë, kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë deklaruara punësimin e tyre janë shpallur debitorë dhe po paguajnë debinë, e cila, e theksoj, nuk falet.

ISSH bën kontrolle periodike të pensionistëve të parakohshëm nëse janë të punë- suar apo jo, kjo falë edhe sistemeve elektronike që ka ndërtuar dhe listëpagesave elektronike që deklarohen në organet tatimore.

Pyetja e fundit, me reformën e pensioneve që ju keni ndërmarrë, si janë masat e pensioneve të ish-ushtarakëve krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë dhe atyre që kanë dalë para reformës?

Ish-ushtarakët janë përfituesit më të mëdhenj të reformës së pensioneve (krahas shumë qytetarëve të tjerë), për faktin se masa e pensionit të tyre është ndjeshëm më e lartë se e kolegëve të tyre që kanë dalë në pension para janarit 2015, si dhe ndër më të lartat që këto dy vite ne paguajmë.

Kjo për faktin se me reformën e re masa e pensionit varet nga vitet e sigurimit të realizuara gjatë jetës, si dhe nga paga mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore.

Ish-ushtarakët përgjithësisht të gjithë kanë mbi 40 vjet sigurimi, pasi, përveç viteve që kanë punuar, u njihen si vite sigurimi edhe vitet që kanë përfituar pension të parakohshëm. Dhe periudha e përfitimit të pensionit të parakohshëm fillon që nga viti 1999, që do të thotë rreth 15-17 vite më shumë se vitet që realisht kanë punuar dhe kontribuar.

Gjithashtu, paga që llogaritet pensioni i pleqërisë për vitet e përfitimit të pensionit të parakohshëm nuk është pagë minimale si me ligjin e vjetër, por pagë referuese e pozicionit të punës, çka ndikon shumë pozitivisht në masën e pensionit të pleqërisë.

Po t’i shtojmë pensionit të pleqërisë edhe pensionin suplementar si ushtarak, masa e të ardhurave që përfiton një ish-ushtarak është gati sa paga mesatare në administratën shtetërore.

Tags: