Në Podgoricë të Malit të Zi u nënshkrua Marrëveshja Administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Olta Manjani dhe pjesë e tij ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Astrit Hado.
Pala shqiptare përmes kësaj marrëveshje do të sigurojë përfitimin e disa shërbimeve, si pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit etj..
Mbrojtja, gjithashtu siguron dhe mbulon periudhat e pagesës së kontributeve ose periudhave të barasvlershme, të njohura nga ligjet e secilit prej dy shteteve.
Janë rreth 2,500 shtetas shqiptarë, kryesisht sezonalë, të cilët punojnë në vendin fqinj dhe që parashikohet të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë të gjitha proceset teknike, do të kërkojë edhe ratifikimin nga Parlamentet respektivë për të hyrë në fuqi.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore po intensifikon punën për të rritur numrin e marrëveshjeve dypalëshe, që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, të cilët nga bashkimi i periudhave do të kenë mundësi të plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.
77710a0d92f5e5789ecd11d62db6d519
77710a0d92f5e5789ecd11d62db6d519
Në Tiranë, u zhvillua raundi i dytë i diskutimeve teknike mes palës shqiptare dhe asaj greke, mbi skemat e sigurimeve shoqërore.
Delegacioni grek i kryesuar nga Drejtoresha e Sigurimeve dhe Benefiteve në Ministrinë e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Mirëqenies, znj. Anna Rizou, u njoh nga afër me punën që realizon Instituti i Sigurimeve Shoqërore për mbulimin e të gjithë popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore, por edhe me sfidat për modernizimin e mëtejshëm të sistemit.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve, z. Astrit Hado, bëri një analizë të thelluar të funksionimit të skemës së sigurimeve shoqërore, me theks të veçantë ofrimin elektronik të shërbimeve, që kanë revolucionalizuar tërësisht marrëdhënien mes administratës dhe qytetarëve.
Diskutimet u zhvilluan në frymë të plotë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të angazhimit për ta vijuar atë edhe në fazat e ardhshme.
Në fund të bisedimeve teknike, Drejtori i Politikave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, z. Albin Gega dhe Drejtoresha e Sigurimeve dhe Benefiteve në Ministrinë e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Mirëqenies znj. Anna Rizou nënshkruan mbi dakortësinë e tyre.
Ky takim pason atë të zhvilluar në Athinë në shtator të vitit të kaluar dhe tregon vullnetin pozitiv që kanë palët për të bërë të mundur arritjen sa më shpejt të një marrëveshje të përbashkët, aq shumë të dëshiruar nga bashkatdhetarët tanë, por edhe qytetarët grekë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.
77710a0d92f5e5789ecd11d62db6d519
77710a0d92f5e5789ecd11d62db6d519