Vërtetime me vulë elektronike, të cilat merren në momentin e aplikimit:

  1. Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi;
  2. Vërtetim i pagesës së kontributeve vullnetare;
  3. Vërtetim pensioni;
  4. Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012).

 Skeda informuese, sipas aplikimit të qytetarit:

  1. Kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuarve në bujqësi dhe vullnetare;
  2. Masat e patërhequra të pensionit familjar;
  3. Masat e patërhequra të pensionit shtetëror suplementar, të personave me funksione kushtetuese;
  4. Masat e patërhequra të pensionit shtetëror suplementar, të personave me titull shkencor;
  5. Masat e patërhequra të pensionit të invaliditetit (KMCAP);
  6. Masat e patërhequra të pensionit të KMCAP-it;
  7. Masat e patërhequra të pensionit të pleqërisë;
  8. Masat e patërhequra të pensionit të vdekjes;
  9. Masat e patërhequra të shpërblimit financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”;
  10. Masat e patërhequra të trajtimit të veçantë financiar për efektivët lundrues në pension;
  11. Masat e patërhequra të trajtimit të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension;
  12. Pension shtetëror suplementar i personave me funksione kushtetuese;
  13. Pensionet e patërhequra;
  14. Pensioni familjar;
  15. Pensioni i invaliditetit (KMCAP);
  16. Pensioni i pleqërisë;
  17. Pensioni i pleqërisë (kartela e pleqërisë);
  18. Pensioni im;
  19. Pensioni shtetëror suplementar i personave me titull shkencor;
  20. Publikimi i të dhënave të pensionit të vdekjes;
  21. Rikomisionim në KMCAP;
  22. Shpërblim financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”;
  23. Trajtim i veçantë financiar i efektivëve lundrues në pension;
  24. Trajtim i veçantë financiar i pilotëve fluturues në pension.

Aplikime:

  1. Kërkesë paraprake për përfitim pensioni pleqërie;
  2. Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik.
  3. Aplikim për pension familjar;
  4. Kërkesë për rishqyrtim përfitimi (pensioni);
  5. Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi (pensioni);
  6. Deklaratë për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë;
  7. Aplikim për mbyllje pensioni;
  8. Kërkesë për pension shtetëror suplementar i personave me titull shkencor;
  9. Kërkesë për pension shtetëror suplementar për personat me funksione kushtetuese;
  10. Kërkesë për pension të parakohshëm ushtarak sipas Ligjit 10142;
  11. Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për efektivët lundrues në pension;
  12. Kërkesë për trajtim të veçantë financiar për pilotët fluturues në pension;
  13. Aplikim për shpërblim financiar nga statusi “Dëshmor i Atdheut”;
  14. Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar;
  15. Kërkesë për shpërblim lindje për personat e vetëpunësuar;
  16. Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale;
  17. Të ardhura për paaftësi të përkohëshme nga sëmundje të përgjithshme;
  18. Të ardhurat për kompensim për sëmundje kur ndryshon vendi i punës;
  19. Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël nga aksidente në punë dhe sëmundje profesionale;
  20. Aplikim për pension invaliditeti (KMCAP);
  21. Aplikim për rivlerësimin e masës së pensionit të invaliditetit (KMCAP);
  22. Ankimi në Komisionin Epror të Caktimit të Aftësisë për Punë;
  23. Ankimi në Komisionin Rajonal të Ankimimit;
  24. Ankimi në Komisionin Qendror të Ankimimit;
  25. Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurim vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike;
  26. Vërtetim për periudha pune në ish – kooperativat bujqësore (KB), me firmë elektronike;
  27. Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 01.01.1994 deri 31.12.2011, me firmë elektronike;
  28. Vërtetim për periudha pune në ndërmarrje shtetërore (para datës 01.01.1994), me firmë elektronike.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado zhvilloi një takim me drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për masat që po ndërmerren për ofrimin e shërbimeve tërësisht në rrugë elektronike, duke filluar nga data 1 Maj 2022.

Z. Hado kërkoi angazhimin e plotë të të gjitha strukturave, për të bërë të mundur zbatimin me sukses të kësaj reforme, që ka në fokus qytetarin dhe marrjen e shërbimeve në çdo kohë, nga kudo ku ndodhen dhe pa kosto.

ISSH është e angazhuar për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për tejkalimin e çdo problematike me të cilin ata mund të hasin.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ofron 56 shërbime përmes platformës e-Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Astrit Hado së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të MFE-së, z. Arlind Gjokuta dhe Drejtorin e Departamentit të Mirëadministrimit në Kryeministri, z. Dritan Palnikaj, zhvilluan inspektime në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier dhe Vlorë, për ofrimin e shërbimeve online dhe mbylljen e sporteleve fizike.
Për të mundësuar zbatimin me sukses të kësaj reforme, punonjësit e ISSH – së janë angazhuar për të ndihmuar çdo qytetar që has vështirësi apo ka paqartësi, duke i orientuar përmes rrugëve alternative të komunikimit.
ISSH ofron 56 shërbime elektronike përmes platformës e-Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Astrit Hado, zhvilloi një takim me Administratoren e Postës Shqiptare sha, znj. Anisa Kaltanji, dhe Drejtorët e Filialeve Rajonale.

Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, si dhe ofrimi i shërbimeve cilësore dhe me standarde, në kuadër kjo edhe të Reformës Digjitale që po zbatohet, ishin në fokus të këtij takimi.

ISSH vlerëson Postën Shqiptare sha si një partner të qendrueshëm dhe të dy institucionet janë duke intensifikuar përpjekjet për të nisur një epokë të re në ofrimin e shërbimeve, me fokus të veçantë pensionistët, strategji e cila do të shoqërohet edhe me hartimin e një marrëveshje të re kuadër.

Z. Hado konfirmoi vullnetin e plotë të ISSH-së për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave, në kuadër të zhvillimit të teknologjisë, si dhe për të ofruar zgjidhje efikase për çdo problematikë që mund të haset nga qytetarët.

Sfida jonë e përbashkët është krijimi i Kartës Universale Sociale, që do të sjellë një transformim në marrjen e shërbimeve për pensionistët, si një kategori me kontribut të veçantë për zhvillimin e vendit.

Shqipëria dhe Kosova negociuan marrëveshjen administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, pas ratifikimit nga ana e Parlamenteve respektivë.

Raundi i tretë i bisedimeve mes dy delegacioneve për hartimin e kësaj Marrëveshjeje dhe elementëve teknikë të zbatimit u zhvilluan në datat 23-24 Maj 2022, në Tiranë.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z. Besart Kadia, ndërsa bisedimet u udhëhoqën nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado.

Për palën kosovare negociatat u kryesuan nga znj. Leunora Zulfiaj, Udhëheqëse e Divizionit të Punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Të dyja palët, në përfundim të negociatave, shprehën vullnetin e plotë për të thelluar më tej bashkëpunimin, si dhe për të koordinuar skemat e sigurimeve shoqërore, në përputhje me standardet e legjislacionit europian.

Objekt i kësaj Marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore, të cilat përfshijnë:

  • përfitimet në para për barrë-lindje për personat e punësuar;
  • personat e vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit;
  • përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar;
  • për pensionin e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, për personat e punësuar dhe të vetëpunësuarit, si dhe për punëdhënësit.

Kjo marrëveshje është tepër e rëndësishme, pasi garanton të drejta të barabarta dhe siguron mbrojtje shoqërore për qytetarët që jetojnë në të dy vendet tona.