Bazuar në marrëveshjet ndërmjet ISSH-së dhe bankave të nivelit të dytë, personat që kërkojnë të tërheqin përfitimin e tyre pranë këtyre bankave, duhet të nënshkruajnë dy herë në vit, çdo muaj mars dhe shtator “Deklaratën për konfirmimin e kreditimit të llogarisë dhe rregullshmërinë e pagesave në bankat e nivelit të dytë”.

Meqenëse numri i pensionistëve që kërkojnë shërbimin e pagesës së pensioneve nëpërmjet bankave vjen duke u shtuar dhe për më tepër konstatohet në vazhdim rritje e fluksit të këtyre kërkesave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në funksion të lehtësimit të procedurave ndaj qytetarëve,në bashkëpunim me portalin E-Albania, ka përcaktuar që një herë në vit deklarata mund të plotësohet dhe postohet nëpërmjet portalit E-Albania, që do të thotë që përfituesi mund ta plotësojë e prezantojë deklaratën konfirmuese, në një 6 mujor pranë sportelit të bankës (personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij) dhe 6 mujorin tjetër mund të bëhet nëpëmjet portalit E-albania.

LIGJI NR. 29/2019 “PËR TRAJTIMIN FINANCIAR, SUPLEMENTAR TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË, TË PUNONJËSVE TË INDUSTRISË SË NAFTËS E TË GAZIT DHE TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË METALURGJI”

Llojet e përfitimeve

  1. pension për  shkak  të  profesionit  (llojit  të punës);
  2. shtesë mbi pensionin e pleqërisë;
  3. shtesë mbi pensionin e invaliditetit.

Kush janë përfitues:Pensionin për  shkak  të  profesionit  (llojit  të punës) e përfitojnë:
a.Ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;

  1. b) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar,
  2. c) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave,

ç) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”

Shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë:

  1. a) ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    b) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj;
    c) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

Lista e personave perfitues nga Ligji nr. 29/2019, per periudhen 21 korrik – 11 gusht 2021

Lista e personave perfitues nga Ligji 29/2019, per periudhen 31 maj – 21 korrik 2021

Lista emërore e përfituesve nga Ligji nr. 29/2019

Deklaratë për shtyp

Nisur nga denoncimi i bërë më datë 17 shkurt 2020, në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizion), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i ALSSH Krujë, si dhe Inspektorit të Bujkut në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado, vendosi menjëherë shkarkimin nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të të dy zyrtarëve.

Z. Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.