•  test
  •  

Qytetares A.B., me dosje pensioni nr. 114431, vendlindja Tiranë, i është lidhur pension për punë të kategorisë së III-të, me 27 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 4 500 lekë/muaj.

Nga verifikimi i dosjes se pensionit u arrit në konkluzionin se qytetarja në fjalë, për të përfituar pension, ka falsifikuar datëlindjen e saj me 22 vjet, pra ka dorëzuar një certifikatë lindjeje, në momentin e aplikimit, me datë lindjeje 12.08.1943, ndërsa në realitet ajo i përkiste datëlindjes 12.03.1965.

ABUZIMI: 22 vjet falsifikim moshe.

  •  test
  •  

Qytetarit K. M. me dosje pensioni nr. 115800, vendlindja Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2758, datë 23.07.99 për punë të kategorisë së III-të, me 30 vjet e 7 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i çertifikatës së lindjes, të dorëzuar së bashku me kërkesën e lidhjes së pensionit, të lëshuar nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr 4, Tiranë, 2/25, (Nr 0105727) “lëshuar” më datë 20.06.99, rezultoi që personi në fjalë të mos ketë qenë i regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë, indekset dhe rregjistrat themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë nr 4, Tiranë. Në këto kushte certifikata e dorëzuar nga K. M. rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datëlindja 29.08.38) të mos jetë i vërtetë.

  •  test
  •  

Dosja e pensionit me nr. 157998, e cila i përket z. H. Sh. ka këto probleme: pensioni është lidhur me vendim nr. 170, datë 21.09.2005, në kushtet e kategorisë së I-rë, mbështetur në librezën e lëshuar nga N. M. e Kromit, Batër, rregjistri nr. 682/14, për periudhat 13.04.1970 – 15.08.1986 (punëtor nëntoke), 16.08.1986 – (brigadier transporti) dhe nga 01.05.1991 – 13.11.1993, punëtor i depos së dinamitit. Nga verifikimi i dokumentacionit të indeksit dhe rregjistrave të N. M. Kromit Batër, ky person nuk figuron. Për këtë arësye u verifikuan dhe borderotë e pagave për periudhat: 01 – 31 Janar 1971; 01 – 15 Shtator 1972; 16 – 31 Shtator 1978 dhe 16 – 31 Dhjetor 1986, nga ku u vërtetua se z. Haqif Shati nuk ka punuar pranë kësaj ndërmarrjeje. Nga kontrolli i dokumentacionit në dosje (inventari i saj) rezultoi se certifikata familjare lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Bathore Kamëz, mban datën 13.11.2005 dhe certifikata individuale me fotografi në datën 07.11.2005, gjë që kompromentojnë të gjithë praktikën e lidhjes të këtij pensioni. Rregjistri mban nr. 170, datë 03.04.2005, ndërkohë që këto certifikata figurojnë të jenë dorëzuar në datën 03.04.2005, me paraqitjen e kërkesës për pension.

  •  test
  •  

Nga kontrolli i dosjes së pensionit me nr. 158427, qe i përket znj. V. K. kanë dalë probleme:

Pensioni është lidhur duke u bazuar në vjetërsinë në punë që ka paraqitur e interesuara me anë të librezës së lëshuar nga Ndërmarrja e Shfrytëzim Përpunimit të Drurit, Mat në datën 15.04.1987, me nr. 164, të rregjistrit, e cila pasqyron periudhën 15.02.1970 – 04.10.1991.

Nga verifikimi i indeksit në këtë ndërmarrje, si dhe rregjistrit, emri i znj. V. K. nuk figuronte.

  •  test
  •  

Z. Xh. M. me numër dosjeje pensioni 157041, ka pasur probleme:

Pensioni është lidhur në kushtet e kategorisë së dytë me nr. vendimi 451, datë 26.08.2005, me përfitim prej datës 01.10.2004. Pensioni është lidhur për punë në Ndërmarrjen Gjeologjike Burrel, nga data 31.01.1981 deri më 31.12.1985 dhe nga data 01.01.1986 deri më 31.07.1992 (sondist), në N.N. Kromit Bater nga data 21.01.1961 deri më 27.10.1980 si punëtor miniere dhe sigurim si bujk Privat nga data 01.01.1994 deri më 31.12.2000 në Maçukull, etj. Nga verifikimi i kryer në rregjistrat e Minierës së Kromit Bater dhe indeks, ky person nuk ekzistonte. Në këto kushte u bë verifikimi me zgjedhje i borderove për vitet 67, 68, 69, 70, 76, 77 dhe 80 dhe ky person nuk ekzistonte. Ka punuar vetëm gjatë periudhës Dhjetor 1971 – Shkurt 1975, ku ka marrë edhe pagë për këtë periudhë.

  •  test
  •  

Elmije D., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Kukës, ku merr pension të pjesshëm kooperative bujqësore, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension të plotë shteti. Theksojmë se pensioni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë i është pezulluar nga Auditi, ISSH, pasi ka rezultuar i parregullt.

  •  test
  •  

Qytetarit L. H. me dosje pensioni nr. 116105, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2785, datë 28.07.99 për punë të kategorisë së III-të, me 24 vjet e 6 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 3 920 lekë/muaj.

Nga verifikimi i çertifikatës së lindjes, dorëzuar bashkangjitur kërkesës së lidhjes së pensionit, të lëshuar nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr 8, Tiranë, 2/82, (Nr 0105642) “lëshuar” më datë 09.07.99, rezultoi se qytetari L.H. nuk kishte qenë regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë, indekset dhe rregjistrat themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë Nr 5, Tiranë. Në këto kushte, çertifikata e dorëzuar rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi  për moshën (dtl: 14.07.43) të mos jetë i vërtetë.

  •  test
  •  

Qytetarit Z. M., me dosje pensioni nr. 116152, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2840, datë 29.07.99, për punë të kategorisë së III-të, me 29 vjet e 3 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i çertifikatës së lindjes, të dorëzuar me kërkesën e lidhjes së pensionit, të “lëshuar” nga Gjëndja Civile e Njësisë Bashkiake Nr 9, Tiranë, 20/46, (Nr. 0105681) datë 02.05.99,  rezultoi që Z.M. nuk është i  rregjistruar në regjistrat 20/46, të Gjëndjes Civile të Njësisë Bashkiake nr 9, Tiranë. Në këto kushte, certifikata e dorëzuar rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi për moshën (datë 05.10.38) të mos jetë i vërtetë. Nga verifikimi Nga verifikimi qytetari i përket datëlindjes 20.01.46, Qafë Mollë, Regj 1/53.

ABUZIMI: 8 vjet falsifikim moshe.

  •  test
  •  

Qytetarit V. B., me dosje pensioni nr. 113657, lindur në Tiranë (Bërxull), i është lidhur pension me vendim nr. 280, datë 05.05.99, për punë të kategorisë së III-të, me 28 vjet vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit – 3 862 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar bashkëlidhur kërkesës për lidhjen e pensionit,  “lëshuar” nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Kamëz, Tiranë, 5/72, datë 05.02.99,  rezultoi se V. B. i përket datëlindjes 01.11.47. Në këto kushte, certifikata personale e dorëzuar nga qytetari në fjalë është e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datë 01.11.38) nuk është i vërtetë.

ABUZIMI: 9 vjet falsifikim moshe.

  •  test
  •  

Qytetari O. A. me dosje pensioni  nr. 115217, lindur në Kavajë, i është lidhur pension me vendim nr. 2364, datë 01.07.1999 për punë në kategorinë e III-të, me 30 vjet e 1 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000  lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar në kërkesën e lidhjes së pensionit të “lëshuar’ ngë Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake nr. 10, Tiranë, 19/11 (Nr 0400043) datë 21.06.1999, rezultoi që qytetari O. A. mos ketë qenë i regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë nr. 10, Tiranë. Në këto kushte, certifikata personale e dorëzuar nga O. A. është e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datëlindja: 10.07.38) nuk është i vërtetë. Nga verifikimi rezultoi se qytetari O.A. i përket datëlindjes 28.06.42, Farkë, Tiranë, me nr. regjistri 3/64.

ABUZIMI: 4 vjet falsifikim moshe.