•  test
  •  

RUMANI

– Dy raundet e para të negociatave u zhvilluan në nëntor 2000 dhe maj 2004.

– Nga 3 – 7 Dhjetor 2012, në Bukuresht, u zhvillua raundi i radhës i negociatave për Marrëveshjen Bilaterale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Rumanisë.

– Në 13 – 15 Maj 2014 në Tiranë  u zhvillua raundi i fundit i negociatave, në të cilin u ra dakord për draft – marrëveshjen administrative, në zbatim të Marrëveshjes kuadër.

– Në datën 27 shkurt 2015, u nënshkrua marrëveshja kuadër dhe aktualisht vijon procesi i ratifikimit të saj.

  •  test
  •  

HOLLANDË

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Punësimit të Hollandës, nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë në Tiranë, ka sjellë në ISSH draft-marrëveshjen “Mbi eksportimin dhe detyrimin për dhënien e përfitimeve të mbrojtjes sociale”. Kjo draft-marrëveshje u diskutua dhe iu bënë vërejtjet përkatëse nga specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në pritje të vazhdimit më tej të procesit. Ministria e Çështjeve Sociale dhe Punësimit të Hollandës, nëpërmjet Ambasadës së Mbretërisë në Tiranë, ka sjellë në ISSH draft-marrëveshjen “Mbi eksportimin dhe detyrimin për dhënien e përfitimeve të mbrojtjes sociale”. Kjo draft-marrëveshje u diskutua dhe iu bënë vërejtjet përkatëse nga specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në pritje të vazhdimit më tej të negociatave.

KROACI

Midis Republikës të Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, nuk kanë filluar ende negociatat për një marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore. Për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, do fillojmë, së pari, bisedimet për realizimin e një protokolli teknik bashkëpunimi midis ISSH-së dhe Rregjistrit Qëndror të Personave të Siguruar (REGOS) të Kroacisë.Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, nuk kanë filluar ende negociatat për një marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore. Për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, do fillojmë, së pari, bisedimet për realizimin e një protokolli teknik bashkëpunimi midis ISSH-së dhe Rregjistrit Qëndror të Personave të Siguruar (REGOS) të Kroacisë.

  •  test
  •  

REPUBLIKA E TURQISË
Marrëveshja bilaterale midis Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë të Republikës së Turqisë në fushën e Mbrojtjes Shoqërore u ratifikua më 15.05.2003, dhe hyri në fuqi më datë 15.04.2005.
Ligj nr. 9066, datë 15.05.2003 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për mbrojtjen shoqërore”
Instituti i Sigurimeve Shoqërore vazhdon zbatimin e Marrëveshjes, duke realizuar kështu të drejtat e shtetasve shqiptarë dhe turq për sigurimet shoqërore.
Kjo Marrëveshje ka hyrë në një fazë të re të zbatimit të saj, me rritjen e numrit të punonjësve turq në Shqipëri, dhe kryesisht atyre që punojnë në firmat për ndërtimin e rrugëve. Kërkesat nga institucionet homologe turke dhe nga ISSH, kanë si subjekt shtetas shqiptarë dhe turq që punojnë në Shqipëri apo Turqi.

MBRETËRIA E BELGJIKËS
Më 3 prill 2014 përfundoi procesi i ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar i Marrëveshjes, me Ligjin nr.35/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr.57, datë 24.04.2014.
Ligj nr. 35/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore
Nga 01.01.2016 marrëveshja është bërë e zbatueshme, për gjithë personat e interesuar.

REPUBLIKA E AUSTRISË
Marrëveshja dypalëshe në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, hyri në fuqi 01.12.2018.
Ligj nr. 14/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për mbrojtjen shoqërore”

  •  test
  •  

REPUBLIKA E MAQEDONISË

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë u nënshkrua në datën 17.03.2015 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 123/2015, datë 12.11.2015, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 201, datë 24.11.2015 dhe nga data 01.06.2016 kjo marrëveshje është bërë e zbatueshme.

Ligj nr. 12.03.2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen shoqërore”.

DUKATI I MADH I LUKSEMBURGUT

Më 16 prill 2015 përfundoi procesi i ratifikimit nga Parlamenti Shqiptar i Marrëveshjes, me Ligjin nr. 42/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen shoqërore”, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 69, datë 05.05.2015 dhe nga data 01.07.2016, marrëveshja është bërë e zbatueshme për gjithë personat e interesuar.

Ligj nr. 42/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të madh të Luksemburgut për mbrojtjen shoqërore”

REPUBLIKA E KOSOVËS

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ështe ratifikuar me 28.03.2022, me Ligjin nr. 22/2022 dhe ka hyrë në fuqi me 01.07.2022.

Ligj nr. 20/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”

  •  test
  •  

HUNGARI
Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë eshte nënshkruar në  10.12.2014 dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin. nr. 151/2015, datë 21.12.2015, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 246, datë 12.01.2016.
Nga data 01.07.2016 marrëveshja është bërë e zbatueshme.

LIGJ NR. 151/2015 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET RSH DHE HUNGARISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE” .

REPUBLIKA ÇEKE
Në 13 tetor 2015, u nënshkrua marrëveshja kuadër dhe u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin nr. 34/2016, datë 24.03.2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke për mbrojtjen shoqërore”,  publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 55, datë 11.04.2016.
Nga data 01.02.2017 marrëveshja është bërë e zbatueshme për të gjithë personat e interesuar.

LIGJ Nr. 34/2016 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ÇEKE PËR MBROJTJEN SHOQËRORE” .

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË
Bashkëpunimi me institucionet gjermane është nxitur për faktin se Gjermania është vendi i tretë përsa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë.
Marrëveshja u nënshkrua në datën 23 shtator 2015 dhe u ratifikua me Ligjin nr. 23/2016, datë 10.03.2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për mbrojtjen shoqërore dhe të protokollit përfundimtar të saj”, publikuar në Fletoren Zyrtare me nr. 49, datë 01.04.2016.
Marrëveshja hyri në fuqi duke filluar nga 01.12.2017. Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë rreth 19 mijë persona.

LIGJ Nr. 23/2016 PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE DHE TË PROTOKOLLIT PËRFUNDIMTAR TË SAJ

KANADA

Marrëveshje e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë dhe Rregullore Administrative ndërmjet Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e marrëveshjes për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Kanadasë dhe Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Otava. Ratifikuar me Ligj Nr. 58/2019. Marrëveshja hyri në fuqi duke filluar nga 01.08.2022. Nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje do të përfitojnë rreth 70 mijë shtetas shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Kanada.

LIGJ NR. 58/2019 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KANADASË.

  •  test
  •  

Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes Sociale (ISSA), është organizatë ndërkombëtare e cila bashkon institucionet dhe bordet drejtuese që merren me një ose më shumë aspekte të mbrojtjes sociale në vënde të ndryshme të botës.

ISSA u themelua në Bruksel më 04.10.1927, me emrin fillestar “International Social Insurance Conference” ISIC, me nxitjen e Organizatës Botërore të Punës (ILO) për të vendosur rregullore ndërkombetare për mbrojtjen sociale.

Në vitin 1944 Konferenca Ndërkombëtare e Punës në Filadelfia vendosi një koncept të ri për ISSA-n, si organizatë ndërkombëtare që drejton bashkëveprimin mes institucioneve të mbrojtjes shoqërore. Aktualisht ISSA ka 354 Institucione anëtare nga 153 vënde.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) bën pjesë në këtë Organizatë nga viti 1992 dhe paguan rregullisht kontributin vjetor të anëtarësisë. Si anëtare e ISSA-s, ISSH ka plotësuar të gjithë detyrimet; si shkëmbimi dhe dhënia e informacionit, botimi i zhvillimeve të fushës të sigurimeve shoqërore shqiptare në revistat e ISSA-s dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e saj.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në prill të vitit 2010, u nderua me çmimin “Çertifikatë e Meritës për Praktikat e Mira”, nga Organizata Ndërkombëtare e Mbrojtjes Sociale (ISSA), me projektin “Mbulimi me sigurim shoqëror i emigrantëve, përmes skemës së sigurimit vullnetar”.  Në këtë konkurim morën pjesë 19 institucione të sigurimeve shoqërore, nga 16 vende të Europës, me 32 projekte. Juria e çmimeve, e konsideroi praktikën e mbulimit me sigurim shoqëror nga skema e sigurimit vullnetar, si një praktikë e re për të gjitha vendet që kanë emigracion dhe nuk kanë realizuar marrëveshje bilaterale mes tyre. Vlerësimi ndërkombëtar lidhet me ndërtimin dhe menaxhimin e skemës së re të sigurimit vullnetar për asistimin e emigrantëve shqiptarë dhe rritjen e hapësirës së mbulimit me sigurim shoqëror. Rritja e nivelit dhe cilësise së shërbimit proklient nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, duke bashkëpunuar me patronatet kryesore në Itali, ishte dhe një arritje tjetër e këtij projekti.

Në konkursin e organizuar nga ISSA “Çmimi për Praktikat më të Mira të Europës 2013” ISSH mori pjesë dhe prezantoi Projektin e realizuar mbi “Modernizimin e sistemit informatik të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, të financuar nga Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore. Kjo Reformë e realizuar nga ISSH për modernizimin e Institucionit në përgatitje për tu bërë pjesë e sistemit EESI (sistemit informatik të Evropës të Bashkuar), për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, rritur performancën, dhe luftuar korrupsionin u vlerësua nga ISSA. Sekretari i Përgjithshëm i ISSA-s, në vijim të aplikimit, në Letrën drejtuar Zj. Vjollca BRAHO, Drejtoreshë e Përgjithshme e ISSH, vlerësonte reformat e ndërmarra për modernizimin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe rezultatet e arritura.

  •  test
  •  

ILO (Organizata Botërore e Punës)
ILO është organizatë e specializuar e Kombeve të Bashkuara, e themeluar në vitin 1919 për të promovuar drejtësinë sociale dhe të drejtat e punëtorëve. ILO formulon standartet ndërkombëtare në formën e konventave dhe rekomandimeve që duhet të ratifikohen nga shtetet anëtare.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Ligjin nr. 9442, datë 16.11.2005 ratifikoi Konventën 102 të Organizatës Botërore të Punës (ILO) mbi “Sigurimet Shoqërore”, (Standartet minimale). Ky ligj hyri në fuqi në Shqipëri në 1 Janar 2006.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton në mënyrë periodike për zbatimin dhe arritjet e standarteve në kuadër të Konventës 102. ILO, si donator, ka mundësuar për ISSH-në, realizimin e projekteve në asistencën dhe modernizimin e skemës të sigurimeve shoqërore.

KOMISIONI EUROPIAN
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, si të gjitha institucionet shqiptare, përmbush detyrimet që lindin në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Raportimi periodik në Komisionin Evropian, në kuadër të Marrëveshjes të Stabilizim-Asociimit dhe “Zbatimit të Planit Kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”, për realizimin dhe arritjen e objektivave të përcaktuara, është një nga detyrat e realizuara në vazhdimësi nga ISSH. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) hyri në fuqi me 1 prill 2009. Në Raportimet periodike është theksuar se fokusi kryesor i Qeverisë Shqiptare në fushën e sigurimeve shoqërore është realizimi i reformës parametrike dhe sistemike për arritjen e standarteve të Bashkimit Evropian në përputhje me Nenin 99, të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe neni 48, të MSA-së, mbi koordinimin e sistemeve të mbrojtjes shoqërore për shtetasit komunitarë, punonjës në territorin shqiptar dhe për shtetasit shqiptarë, punonjës në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë këtyre viteve, ISSH, ka aplikuar me disa projekte për përballimin e sfidave të integrimit të skemës të sigurimeve shoqërore në skemat Evropiane, në kuadër të Programit “Instrumenti për Asistencën e Paraaderimit (IPA)” të Komisionit Evropian. Ky Instrument asiston dhe jep donacione për zhvillimin dhe modernizimin e vendeve që janë në procesin e integrimit në BE.

Në Instrumentin TAIEX (Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit), që menaxhohet nga Drejtoria e Zgjerimit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian dhe mbështet vendet partnere në lidhje me aplikimin, përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE, ISSH ka aplikuar në vazhdimësi.  Në këto vite është aplikuar me projekte për asistencë dhe ekspertizë në fushat e përafrimit të legjislacionit të fushës, reformës parametrike të skemës së detyrueshme të sigurimeve shoqërore, menaxhimit efikas të përfitimeve në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, administrimit dhe menaxhimit të sistemit on-line të informacionit, si pjesë e Sistemit EESSI (shkëmbimi elektronik i informacionit të sigurimeve shoqërore në BE), të ardhmes të skemës të vetëpunësuarve në bujqësi, etj.

  •  test
  •  

BANKA BOTËRORE
ISSH ka aplikuar dhe ka fituar 2 projekte me donator Bankën Botërore. Projekti i parë ka si qëllim “Ndërtimin e Arkivës së centralizuar të Sistemit të Sigurimeve Shoqërore”. Vendimi i Qeverisë Shqiptare nr. 723, datë 30.10.2007, “Për ndryshimin e përgjegjësisë të administrimit të dy ndërtesave të agjensisë Lundër, nga Drejtoria e Rezervave të Shtetit në varësi të Ministrisë së Brendshme, te Instituti i Sigurimeve Shoqërore në varësi të Ministrisë të Financave”, realizoi mundësinë  e ndërtesës, ku do të ngrihet arkiva e centralizuar të ISSH. Në vazhdim është realizuar dhe projekti shtesë nga Banka Boterore për krijimin e arkivës digitale.

Projekti i dytë, i cili është në përfundim me donator BB është për “Modernizimin e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore” me komponent: Reforma Administrative dhe ngritja e sistemit modern të IT të sigurimeve shoqërore.

Instrumentat ligjorë ndërkombëtarë në fushën e sigurimeve shoqërore, prioritet i implementimit në kuadër të strategjisë afatgjatë:

-Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 10 Dhjetor 1948);
-Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (4 Nëntor 1950, Romë);
-Konventa mbi Statusin e Refugjatëve (28 Korrik 1951, Gjenevë);
-Konventa e OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Migrantë (1 Korrik 2003);
-Marrëveshjet e Përkohshme Europiane (Interim Agreement), 11 Dhjetor 1953, Paris;
-Konventa mbi Statusin e Personave pa shtetësi (28 Shtator 1954, UN, KE);
-Karta Sociale Europiane, neni 12, pika 4 a) b) (18 Tetor 1961, Torino);
-Kodi Europian i Mbrojtjes Sociale, neni 73 (16 Prill 1964);
-Konventa e ILO-s, nr.102, “Për standardet minimale të mbrojtjes shoqërore”;
-Rregullorja e Mbrojtjen Sociale 883/2004, qe ka zevendesuar Regulloren 1408/71 dhe Rregulloren e BE 574/72 (14 Dhjetor 1972, Strasburg);
-Statusi Ligjor i Punëtorëve Migrantë (24 Nëntor 1977).

  •  test
  •