•  test
  •  

ITALI

– Më 27 mars 1999, u nënshkrua Protokolli i parë Teknik i Bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Shoqërore të Italisë (Istituto Nazionale della Previdenza Sociale, INPS) dhe Institutit tonë të Sigurimeve Shoqërore (ISSH);

– Në datën 26 prill 2005, në Romë u rinënshkrua Protokolli Teknik i  Bashkëpunimit midis Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë dhe Institutit të Mbrojtjes Shoqërore të Italisë (INPS);
– Në datën 30.11.2007, në Romë, u nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet ISSH dhe Institutit Kombëtar të Asistencës Sociale të Italisë, INAS CISL (Istituto Nazionale Assistenza Sociale – Patronato CISL), i sindikatës italiane CISL;
– Në datën 06.06.2008, në Torino, u nënshkruan dy Protokolle Bashkëpunimi ndërmjet ISSH dhe Entit Kombëtar të Asistencës Sociale të Italisë dhe Institutit të Mbrojtjes Sociale A.C.A.I. (Shoqata Kristiane e Artizanëve Italianë);
– Më 15.01.2010, u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis ISSH dhe Patronato ACLI-t, të Italisë;
– Në datat 14-16 janar 2010, u realizuan në Itali takimet me Zv/Presidentin e Komisionit të Punës të Dhomës së Deputetëve, me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Sigurimeve Shoqërore në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale dhe takimet në Toskana me përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunitetin e emigracionit shqiptar;
– Më 15.01.2010, u realizua takimi me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Institutit të Mbrojtjes Shoqërore të Italisë (INPS), z. Mauro Nori, ku u ra dakort të rinovohet Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis dy Institucioneve;
– Për zgjerimin e bashkëpunimit me Sindikatat Italiane më datat 3-4 mars 2011 u realizua në Romë takimi mes drejtuesve të ISSH-së dhe drejtuesve të INAS-it. Emigrantët shqiptarë në Itali mund të verifikojnë periudhat kontributive ose të paguajnë për plotësimin  e viteve të punës për efekt pensioni në Shqipëri, në vendet ku ata jetojnë. Ky hap u bë i mundur falë marrëveshjes ndërmjet ISSH-së, Bankës Intesa San Paolo dhe Patronatit më të madh Italian INAS. Ky patronat ofron informacion falas nga 800 zyrat të tij në gjithë Italinë;
– Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në vijim të këtij bashkëpunimi me Patronatet që operojnë në Itali, në fillim të vitit 2012, pranë ambienteve të ISSH-së realizoi trajnimin e operatorëve që punojnë në tre sportelet e para që Patronati ACLI ka hapur në Milano, Firence dhe Savona. Në këto tre sportele shërbimi, ku  punojnë shqiptarë që jetojnë në Itali, emigrantëve iu ofrohet informacion i detajuar për legjislacionin shqiptar për mbrojtjen sociale, dhe në veçanti në fushën e sigurimeve shoqërore. Këto informacione kanë të bëjnë me mundësinë e plotësimit të periudhave të sigurimeve sipas legjislacionit shqiptar, verifikimit të vjetërsisë në punë, si dhe llojet e ndryshme të përfitimeve sipas ligjit shqiptar;
– Në 2 mars 2012 në Tiranë, nën kujdesin e patronatit italian INAS-CISLI dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale u organizua takimi me Drejtues të Patronatit INAS-CISLI, anëtar të Senatit Italian, përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë, drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ministrisë së Punës si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme që merren me problemet emigracionit;
– Më 08.11.2012 u hap zyra e përfaqësimit të INAS-Albania në Tiranë, e cila në bashkëpunim të ngushtë me ISSH-në jep shërbime ndihmëse për të gjithë shtetasit që migrojnë për qëllime punësimi në të dy vendet tona. Me rastin e përurimit të kësaj Zyre, u zhvillua  Konferenca “Puna shqiptare në Itali, politika, përkujdesjet e përfaqësimi”. Në këtë Konferencë, në diskutimin e Drejtoreshës të Përgjithshme të ISSH, Znj. Braho, u nënvizua objektivi, puna dhe bashkëpunimi i Institucionit për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve dhe sidomos emigrantëve shqiptarë në Itali, për krijimin e mundësive dhe mbulimin e tyre me sigurim shoqëror, në tërësi dhe vullnetar, në veçanti.

  •  test
  •  

GREQI

ISSH, duke pasur parasysh se në Greqi, është numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, ka insistuar të thellojë bashkëpunimin dhe të realizojë Protokoll Teknik Bashkëpunimi me Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Greqisë, IKA.

Një hap të mëtejshëm në këto marrëdhënie, shënoi rinovimi i Protokollit të Bashkëpunimit midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Greke në gusht të vitit 2006, dhe ngritja e një grupi pune për t’i dhënë shtysë të mëtejshme bisedimeve. Në nëntor të vitit 2008, në një takim pune, u ra dakord për nisjen e procedurave për nënshkrimin e një Protokolli Teknik Bashkëpunimi midis ISSH-së dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Greqisë, IKA dhe fillimit të bisedimeve për realizimin e Marrëveshjes në fushën e mbrojtjes shoqërore. Në ndihmë të informimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, për njohjen dhe informimin e tyre mbi ligjin e sigurimeve shoqërore, sigurimin dhe procedurat për tu siguruar vullnetarisht janë realizuar artikuj dhe emisione në median e shkruar dhe vizive greke.

FRANCË

Ndërmjet ISSH-së dhe Institutit Kombëtar të Sigurimit për Pensione të Francës (CNAV), është nënshkruar në maj të vitit 2005 një Protokoll Teknik Bashkëpunimi, i cili është në fuqi. Në kuadër të këtij Protokolli, janë bërë disa vizita studimore nga punonjës të ISSH-së në Francë, për shkëmbimin e experiencës dhe ngritjen e cilësisë së menaxhimit të skemës, për t’u përballur me sfidat e procesit të integrimit të saj.