Shpërblimi i lindjes

Baza ligjore:

  • Neni 29, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“,  i ndryshuar.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e lindjes së fëmijës;
  • Libreza e periudhës kontributive;
  • Vërtetimi i vjetërsisë në punë dhe derdhjet kontributive.

Kushtet e përfitimit:

  • Shpërblimi për lindje fëmije i paguhet një personi të siguruar, i cili është nëna ose babai i fëmijës që lind, me kusht që njëri prej tyre të ketë kontribuar për një vit para lindjes së fëmijës;
  • Shpërblimi bëhet i pagueshëm vetëm një herë dhe nëna do të ketë parësi në përfitimin e pagesës, në rast se ajo është e siguruar.

Masa e përfitimit:

  • Shpërblimi për çdo fëmijë të lindur do të jetë një shumë e barabartë me 50 % të pagës minimale mujore, të miratuar me VKM, në momentin e lindjes të së drejtës.

 

Pagesat për vdekje (Shpërblim vdekjeje)

Baza ligjore:

  • Neni 42, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar.

Kushtet e përfitimit:

  • Pagesa për vdekje i jepet:
  • Një personi të siguruar ose një pensionisti në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai ka në ngarkim;
  • Personit që u kujdes për personin e siguruar të vdekur, dhe që pagoi shpenzimet e varrimit.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e vdekjes;
  • Akti i varrimit;
  • Libreza e pensionit.

Masa e përfitimit:

  • Pagesa për rast vdekjeje është e barabartë me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi.

Shpenzime Varrimi

Baza ligjore:

  • Neni 42, i Ligjit nr.  7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë“,  i ndryshuar.

Dokumentacioni:

  • Çertifikata e vdekjes;
  • Akti i varrimit;
  • Librezë pensioni, nëqoftëse përfiton pension.

Kushtet e përfitimit:
Pagesa për  shpenzime varrimi i jepet:

  •  Një personi të siguruar ose një pensionisti, në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai ka në ngarkim;
  • Atij që u kujdes për personin e siguruar të vdekur dhe pagoi shpenzimet e varrimit.

Masa e përfitimit:

  • Për pensionistët që përfitojnë pension shteti kryhet një pagesë prej një pensioni bazë minimal të shtetit, në momentin e lindjes të së drejtës, miratuar me VKM;
  • Për pensionistët që përfitojnë pension fshati kryhet një pagesë në masën e një pensioni bazë  fshati, në momentin e lindjes të së drejtës, miratuar me VKM.