DOKUMENTET E HAPURA
Bazuar në nenin 7, të Ligjit nr. 33/2022, “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e
informacionit të sektorit publik”, çdo person gëzon të drejtën të ripërdorë dokumente
ekzistuese të organit të sektorit publik për qëllime fitimi ose jo, në përputhje me dispozitat e
këtij Ligji.
Organi i sektorit publik përcakton listën e dokumenteve ekzistuese, që mund të ofrohen në
formatin e të dhënave të hapura, të cilën e bën publike.
Për qëllime të ripërdorimit të dokumenteve, organi i sektorit publik nuk është i detyruar të
krijojë, të përshtatë dokumente ose të ofrojë ekstrakte në ato raste kur kjo kërkon përpjekje të
konsiderueshme shtesë dhe jo proporcionale, që shkojnë përtej funksionit të zakonshëm.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të nenit 10, të Ligjit nr. 33/2022, nuk ofron tarifa
kundrejt dokumenteve të hapura.
Ligji nr. 33/2022 “Per te dhenat hapura dhe riperdorimin e informacionit te sektorit publik”