

Mbështetur në VKM nr. 885, datë 16.12.2016 “Për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2016”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sha, nënshkruan sot marrëveshjen, ku Posta Shqiptare merr përsipër të kryejë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit pensionistëve, në qendrat e saj paguese, duke organizuar punën sipas një grafiku të veçantë, të miratuar për këtë qëllim, me orar veprimi nga ora 07.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 21.12.2016.
Pagesat e shpërblimit evidentohen me listëpagesë të veçantë. Listëpagesat do jenë ato që përdoren për pagesat e pensioneve. Në rastet e pagesave për persona të autorizuar, dokumentet e identifikimit do të shërbejnë edhe për pagesën e pensionit.
GRAFIKU I PAGESAVE
Pagesa e shpërblimit do të kryhet në qendrat paguese të pensioneve në të gjithë vendin, duke filluar nga data 21 – 30.12.2016, si më poshtë:
DATA E PAGESËS SË SHPËRBLIMIT |
PENSIONISTËT E DATËS/DATAVE |
21.12.2016 |
21.12.2016 dhe 1, 2 dhjetor 2016 |
22.12.2016 |
22.12.2016 dhe 5, 6 dhjetor 2016 |
23.12.2016 |
23.12.2016 dhe 7, 8 dhjetor2016 |
24.12.2016 |
24.12.2016 dhe 9, 12 dhjetor 2016 |
26.12.2016 |
26.12.2016 dhe 13, 14 dhjetor 2016 |
27.12.2016 |
27.12.2016 dhe 15, 16 dhejtor 2016 |
28.12.2016 |
28.12.2016 dhe 19, 20 dhjetor 2016 |
29 – 30.12.2016 |
29.12.2016 dhe ata që kanë mbetur pa tërhequr më parë |
Grafiku i shpërndarjes së pagesave është pjesë e marrëveshjes midis ISSH dhe POSTËS SHQIPTARE sha.
Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në vazhdim.