Ligji nr. 29/2019 “PËR TRAJTIMIN FINANCIAR, SUPLEMENTAR TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË, TË PUNONJËSVE TË INDUSTRISË SË NAFTËS E TË GAZIT DHE TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË METALURGJI”

 Llojet e përfitimeve

  1. pension për  shkak  të  profesionit  (llojit  të punës);
  2. shtesë mbi pensionin e pleqërisë;
  3. shtesë mbi pensionin e invaliditetit.
  4. Kush janë përfitues:Pensionin për  shkak  të  profesionit  (llojit  të punës) e përfitojnë:
    a.Ish-punonjësit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;

    b) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 1, “Punë, që hyjnë në kategorinë e parë”, krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”, të ndryshuar,

    c) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuara në pasqyrën nr. 2, “Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë”, kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave,

    ç) Ish-punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktimeve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni”

     Shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invaliditetit, e përfitojnë:

    a) ish-punonjësit, sipas përcaktimeve në këtë ligj, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    b) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesionet dhe punët e përcaktuara në këtë ligj;
    c) shtesën mbi pension, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

Lista emërore e përfituesve nga Ligji nr. 29/2019