Skip to content
blue color orange color green color

Instituti i Sigurimeve Shoqerore

telefono.jpg
njoftime.jpg
pyetje.jpg
Home arrow Drejtoria Juridike arrow LIGJI PER SIGURIMET SHOQERORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
LIGJI PER SIGURIMET SHOQERORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE | Printoni |  E-mail

pdfShkarko "Ligji per Sigurimet Shoqerore"

 

L I G J

NR.7703 DATE 11.5.1993

Ndryshuar me ligjet

Nr. 7932, DATE 17.05.1995,

Nr. 8286, DATE 16.02.1998,

Nr. 8392, DATE 02.09.1998,

Nr. 8575, DATE 03.02.2000,

Nr. 8776, DATE 26.04.2001,

Nr. 8852, DATE 27.12.2001,

Nr. 8889, DATE 25.04.2002,

Nr. 9058, DATE 20.03.2003,

Nr. 9114 , DATE 24.07.2003,

Nr. 9377, DATE 21.04.2005

Nr. 9498, DATE 03.04.2006

Nr. 9600, DATE 27.07.2006

Nr. 9708, DATE 05.04.2007

Nr. 9768, DATE 09.07.2007

Nr. 10070, DATE 05.02.2009

 

PER SIGURIMET SHOQERORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491, date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Keshillit te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I :

PJESA I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

SISTEMI I PERGJITHSHEM I SIGURIMEVE SHOQERORE

Ligji per sigurimet shoqerore te Republikes se Shqiperise rregullon marredheniet ne fushen e sigurimeve shoqerore. Sistemi i pergjithshem i sigurimeve shoqerore perbehet nga: sigurimi i detyrueshem, vullnetar, suplementar dhe nga pensionet shteterore te posacme.

Neni 2

Sigurimet shoqerore te detyrueshme

Sigurimi shoqeror i detyrueshem eshte jofitimprures, qe mbron me te ardhura:

a) Personat e punesuar ne lidhje me:

- paaftesine e perkohshme ne pune per shkak te semundjes;

- barrelindjen;

- pleqerine, invaliditetin dhe humbjen e mbajtesit te familjes;

- aksidentin ne pune dhe semundjet profesionale;

- papunesine;

b) personat e tjere ekonomikisht aktive (punedhenesit dhe te vetepunesuarit) ne lidhje me:

- barrelindjen;

- pleqerine, invaliditetin dhe humbjen e mbajtesit te familjes.

Me kontributet e derdhura garantohet pagesa ne para per te kompensuar pakesimin e te ardhurave ne nje shume qe mbulon te pakten nje standard minimal jetese, i cili percaktohet nga Keshilli i Ministrave. Kur shihet e pershtatshme, mund te jepen perfitime ne natyre, ne vend ose si shtese e te ardhurave, ne perputhje me rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni bazë, Këshilli i Ministrave ka të drejtë të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi.

Neni 3

Sigurimi shoqeror vullnetar

Personi i siguruar ne menyre te detyrueshme, kur per nje kohe dhe shkaqe te arsyeshme nuk mund te sigurohet detyrimisht, ka te drejten e vazhdimit te sigurimit sipas sistemit vullnetar.

Sigurimi vullnetar eshte i mundur edhe per periudhen e studimeve universitare, me kusht qe personi i siguruar te paguaje kontribut per kete periudhe perpara dates se fillimit te se drejtes per te ardhura.

Sigurimi vullnetar mund te shtrihet edhe te personat qe nuk percaktohen ne nenin 2. Sigurimi vullnetar qe parashikohet nga kjo dispozite, behet ne kushtet e percaktuara nga rregullorja e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 4

Sigurimi shoqëror suplementar

Sigurimi shoqëror suplementar për personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese, për punonjësit e shtetit, për ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Shërbimit Informativ të Shtetit bëhet sipas kritereve të përcaktuara me ligje të veçanta. Organi i ngarkuar nga Këshilli i Ministrave ka të drejtë të autorizojë çdo person juridik për të dhënë pension suplementar në kushtet e përcaktuara me ligj të veçantë.

Neni 5

Pensionet shteterore te posacme

Kane te drejte per pensione te posacme qe jepen nga shteti personat qe:

a) Kane marre pjese ne levizjen e Rilindjes Kombetare, ne levizjet popullore, ne luften kunder pushtuesve nazifashiste brenda dhe jashte Shqiperise, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe ne levizjen demokratike dhe qe kane merita te vecanta;

b) kane arritur rezultate te dallueshme ne fushen e shkences, kultures, arteve, ekonomise dhe politikes;

c) kane vuajtur nga persekutimi politik ne rregjimin komunist;

Personat e permendur ne shkronjat a,b,c, te ketij neni perfitojne:

a) pension te posacem shteteror, ne rast se nuk perfitojne pension nga sigurimet shoqerore, ose

b) shtese pensioni te posacem shteteror mbi pensionin qe u takon nga sigurimet shoqerore.

Kushtet e perfitimit, shuma dhe procedura per dhenien e pensioneve te posacme shteterore dhe te shtesave te pensioneve te posacme shteterore percaktohen nga Keshilli i Ministrave.

Keshilli i Ministrave ka te drejte te vendose qe administrimi i pensioneve te posacme shteterore te behet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe shpenzimet te mbulohen nga buxheti i shtetit.

PJESA E II

Personat qe perfitojne nga sigurimet shoqerore

Neni 6

Mbrojtja e detyrueshme

Sigurimet shoqerore mbrojne ne menyre te detyrueshme gjithe shtetasit ekonomikisht aktive ne Shqiperi, ne rastin e pakesimit te te ardhurave si pasoje e barrelindjes, pleqerise, invaliditetit dhe humbjes se mbajtesit te familjes.

Sigurimet shoqerore, gjithashtu i japin mbrojtje te detyrueshme gjithe personave te punesuar ne rastin e pakesimit te te ardhurave si pasoje e paaftesise se perkohshme te shkaktuar nga semundja, aksidenti ne pune, semundja profesionale dhe papunesia.

Keshilli i Ministrave mund te vendose per fusha te tjera mbrojtjeje, si dhe per perjashtime per:

a) punetoret sezonale dhe te perkohshem;

b) te vetepunesuarit ne bujqesi;

c) punetoret e papaguar te familjes se personave te vetepunesuar;

ç) kursantet dhe studentet per kohen e praktikes mesimore, te cilet sigurohen vetem per aksidentin ne pune nga punedhenesit.

Neni 7

Mbrojtja për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit dhe shtetasit e huaj

Sigurimet shoqërore u japin mbrojtje edhe:

a) shtetasve shqiptarë dhe personave pa shtetësi, ish-shtetas shqiptarë, që janë jashtë shtetit, në përputhje me konventat, marrëveshjet dypalëshe dhe Rregulloren e Institutit të

Sigurimeve Shoqërore; b) shtetasve të huaj dhe personave pa shtetësi, që punojnë në Shqipëri.

Neni 8

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore nis diten kur personi e ka filluar ligjerisht veprimtarine ekonomike dhe mbaron diten kur perfundon ligjerisht kjo veprimtari.

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore vullnetare nis nga data e percaktuar ne kontraten e sigurimit dhe mbaron diten e skadimit te kesaj kontrate.

Periudha e mbrojtjes nga sigurimet shoqerore per efekt te pensionit te pleqerise, pensionit te invaliditetit dhe te pensionit familjar eshte edhe periudha kur personi perfiton te ardhura nga sigurimet shoqerore per shkak semundjeje, barrelindjeje, aksdenti ne pune ose semundjeje profesionale dhe per papunesine. Kontributet ne favor te tyre do te transferohen nga llogarite e degeve perkatese. Detajet percaktohen nga rregullorja e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

PJESA E III

KONTRIBUTET

Neni 9

Llojet e kontributeve per tu paguar

Personat e punesuar dhe punedhenesit e tyre jane te detyruar te paguajne kontribut per semundje,barrelindje dhe pensione ne nje shume qe varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk mund te caktohet nen nje page minimale dhe mbi nje page maksimale mujore.

Punedhenesit detyrohen te paguajne kontribut per aksident ne pune e semundje profesionale dhe per papunesine.

Personat ekonomikisht aktive jane te detyruar te paguajne kontribut mujor per barrelindje dhe per pensione ne masen e nivelit baze.

Personat e vetepunesuar ne bujqesi jane te detyruar te paguajne kontribut per barrelindje dhe per pensione. Masat dhe kriteret caktohen nga Keshilli i Ministrave.

Shteti paguan kontribute ne varesi te veprimtarise ekonomike te zhvilluar me pare per kohen qe shtetasi kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak, si dhe per te gjithe kategorite e personave te percaktuar me ligje dhe me vendime te Keshillit te Ministrave.

Neni 10

Masa e kontributeve

Kontributi qe paguhet per sigurimet shoqerore ne fondet e sigurimeve per semundje, barrelindje dhe pensione do te jete:

a) per punedhenesit 13,8 per qind e shumes bruto te listepagesave;

b) per personin e punesuar 9,5 per qind e pageses se tij totale (bruto).

Kontributi minimal per personin e punesuar, punedhenesin dhe te vetepunesuarin eshte i barabarte, kurse kontributi maksimal eshte sa 5 here kontributi minimal. Masa konkrete e

kontributit minimal caktohet nga Keshilli i Ministrave.

Personat e vetepunesuar ne bujqesi paguajne ne nivelin baze te kontributit qe paguajne te vetepunesuarit ne jo me pak se dy data ne vit, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave.

Neni 11

Kontributi vullnetar

Kontributi vullnetar paguhet nga personi i siguruar ne shumen dhe afatin e percaktuar ne kontraten e sigurimit vullnetar. Kontributi vullnetar ka te njejtin rregull me kontributin e detyrueshem.

Neni 12

Personat e vetepunesuar dhe te punesuarit kane te drejte ne kushtet e caktuara ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore te perfundojne nje kontrate te sigurimit shoqeror vullnetar per te perfituar:

a) nje shume me te madhe te ardhurash;

b) te ardhura, te cilat nuk u jepen atyre nga sigurimi i detyrueshëm.

Punëdhënësit privatë mund të sigurohen vullnetarisht duke paguar kontribute deri në nivelin maksimal, për të përfituar deri në dyfishin e pensionit minimal të pleqërisë, pensionit të invaliditetit dhe atij familjar.

MBLEDHJA E KONTRIBUTEVE

Neni 13

Detyrimi per te paguar kontributet

1. Kontributet do te paguhen nga personat e siguruar.

2. Kontributet e personave te punesuar nen nje kontrate pune do te ndahen ndermjet personit te siguruar dhe punedhenesit te tij, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji dhe do te derdhen nga punedhenesi.

3. Personat e detyruar per derdhjen e kontributeve jane pergjegjes per llogaritjen dhe pagesen e tyre. Punedhenesi eshte i detyruar te mbaje nga paga e te punesuarve kontributet dhe t’i derdhe ato ne llogarite e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ose Drejtorisë se Përgjithshme te Tatimeve, sipas fazave, qe përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

Inspektorët e kontributeve të sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të kontrollojnë në ndërmarrje, firma, institucione e subjekte të tjera ekonomike masat e kontributeve të derdhura, fondin e pagave dhe listëpagesat.

4. Çdo diference ne shumen e kontributeve do te kthehen gjate 5 vjeteve te pageses se bashku me kamatevonesen.

Neni 14

Shperndarja e kontributeve

1. Kontributet e paguara nga personat e punesuar shperndahen ne tri dege qe administrojne fondet e sigurimeve shoqerore:

a) dega e sigurimit te semundjeve 0,3 per qind e shumes se listepagesave;

b) dega e sigurimit te barrelindjes 1,4 per qind e shumes se listepagesave

c) dega e sigurimit te pensioneve 21,6 per qind te shumes se listepagesave

2. Punedhenesi, pervec kesaj paguan:

a) te dega e sigurimit te aksidenteve dhe e semundjeve profesionale 0,3 per qind te shumes se listepagesave;

b) te dega e sigurimit te papunesise 0,9 per qind te shumes se listepagesave.

3. Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te diferencoje pagesen e kontributit per aksidente lidhur me rrezikshmerine e jetes qe paraqet puna ne deget e ekonomise.

Neni 15

Pagesa e kontributeve

Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, përjashtuar personat e vetëpunësuar në bujqësi, i paguajnë kontributet në fondin e sigurimeve shoqërore, sipas afatit dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Të vetëpunësuarit në bujqësi i paguajnë kontributet gjatë vitit kalendarik, një herë në tre muaj. Afati i fundit i pagesës së tyre është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik.

Këshilli i Ministrave përcakton mënyrën dhe procedurat e derdhjes së kontributeve. Akti, që përmban detyrimin për pagesën e kontributeve, përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit.

Neni 16

Sanksionet

Ndaj punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve, përjashtuar personat e vetëpunësuar në bujqësi, që nuk zbatojnë afatet dhe procedurat e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, zbatohen sanksionet e përcaktuara në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Nëse personat e vetëpunësuar në bujqësi nuk i paguajnë kontributet në afatet e përcaktuara në këtë ligj, ata detyrohen të paguajnë kamatëvonesa, të cilat llogariten mbi shumën e kontributeve të papaguara, nga data në të cilën pagesa ka qenë e detyrueshme deri në datën në të cilën kryhet pagesa.

Kamatëvonesa për kontributet e paguara jashtë afateve është 2 për qind për muajin e parë ose pjesë të tij dhe 1 për qind për çdo muaj që vijon. Kamatëvonesa zbatohet e plotë, si në rastin kur vonesa është për 1 muaj të plotë, ashtu edhe kur periudha e vonesës është më e vogël se një muaj.

Kamatëvonesat llogariten nga inspektorët e agjencive të sigurimeve shoqërore.

Neni 17

Apelimet

Personi ka te drejten e apelit ne gjyq kunder vendimeve të gjobave, të inspektorëve te agjencive te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 18

Perparesia e kontributeve

Pagesat e kontributeve gezojne perparesi ne raport me detyrimet fiskale dhe borxhet.

Për kontributet e paderdhura, nga subjektet brenda afatit, organet e sigurimeve shoqërore kanë të drejtën të nxjerrin aktdetyrimi, i cili është titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e permbarimit.

PJESA IV

Neni 19

Te ardhurat ne para

Te ardhurat ne para u paguhen personave perfitues nga:

a) dega e sigurimit te semundjes;

b) dega e sigurimit te barrelindjes;

c) dega e sigurimeve te pensioneve;

ç) dega e sigurimit te aksidenteve dhe semundjeve profesionale;

d) dega e sigurimit te papunesise.

KREU I

E ARDHURA PER SEMUNDJE

Neni 20

Ne degen e sigurimit te semundjeve paguhen :

a) te ardhurat per semundje;

b) te ardhurat per kompensim per semundje, kur ndryshon vendi i punes.

Neni 21

Kushtet e perfitimit

1. Personi i siguruar perfiton te ardhurat per semundje, kur vertetohet me raport mjekesor se ai eshte perkohesisht i paafte per te punuar dhe kjo paaftesi nuk eshte pasoje e nje aksidenti ne pune ose e nje semundjeje profesionale.

2. Personi i siguruar ka te drejten e perfitimit te te ardhurave per semundje edhe brenda 30 diteve kalendarike pas mbarimit te sigurimit te tij te detyrueshem. Kjo nuk do te zbatohet nese i punesuari eshte pushuar nga puna per akt kriminal, sipas vendimit te gjykates.

Neni 22

Shuma e te ardhurave

1. Te ardhurat per semundje jane 70 per qind te mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri ne 10 vjet sigurim, dhe 80 per qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.

2. Per periudhen qe perfituesi eshte shtruar ne spital, kur nuk ka njeri ne ngarkim, te ardhurat per semundje jane 50 per qind te mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.

Neni 23

Periudha e perfitimit

1. Periudha e perfitimit per paaftesi te perkohshme fillon ne diten e 15 te raportit mjekesor dhe do te zgjate jo me shume se 6 muaj nga data e fillimit te pageses.

2. Periudha e perfitimit mund te zgjatet perjashtimisht deri ne 3 muaj te tjere, ne rast se komisioni i mjekeve eksperte (KMCAP) provon qe personi i siguruar do te sherohet ne kete

periudhe dhe nuk do te deklarohet invalid.

3. Periudha e perfitimit te paaftesise se perkohshme nga semundja, per ata qe marrin pension invaliditeti te pjesshem, eshte deri ne 3 muaj nga data e fillimit te pageses.

4. Periudha e perfitimit per punonjesit sezonale dhe te perkohshem, te cilet kane qene te punesuar te pakten 3 muaj ne 12 muajt e fundit, eshte deri ne 75 dite.

Neni 24

Te ardhurat per kompensim semundjeje, kur ndryshon vendi i

punes ose redukton orarin e punes

1. Personi i siguruar qe per arsye shendetesore, me vendim te komisionit mjekesor kompetent, ndryshon vendin e punes, ka te drejte te perfitoje nga sigurimet shoqerore kompensimin e te ardhurave.

2. Shuma e te ardhures qe do te perfitohet per kompensim, eshte e barabarte me diferencen ndermjet pages se vendit te punes se meparshme dhe pages se vendit te punes se re. Ky

kompensim nuk mund te jete me shume se 50 per qind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.

3. Periudha e perfitimit nuk duhet te kaloje 3 muaj gjate nje viti nga dita e fillimit te semundjes, per te cilen eshte ndryshuar vendi i punes.

Neni 25

Detyrimi i punedhenesit

Te ardhurat ne rastin e semundjes per periudhen deri ne 14 ditet e para ose te kujdesjes se femijes ne ngarkim paguhen nga punedhenesi, sipas percaktimit ne Kodin e Punes dhe ne kontraten e punesimit ose sipas marreveshjes qe do te kete me perfaqesuesit e punetoreve, por jo me pak se pagesat e percaktuara ne kete ligj.

KREU II

TE ARDHURAT PER BARRELINDJE

Neni 26

Ne degen e sigurimit per barrelindje paguhen:

a) te ardhurat per barrelindje;

b) te ardhurat per kompensimin per barrelindje, kur ndryshohet vendi i punes;

c) shperblimi per lindje femije.

Neni 27

E ardhura per barrelindje

1. E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur gjatë periudhës së përfitimit të barrëlindjes gruaja ka kushte për një përfitim të ri barrëlindjeje.

2. Periudha e perfitimit do te jete 365 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 42 ditesh pas lindjes se femijes. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se

nje femije, periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarike, duke perfshire nje minimum prej 60 dite para dhe 42 dite pas lindjes se femijeve.

3. E ardhura per barrelindje per gruan e siguruar eshte:

- 80 per qind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen e paralindjes dhe per 150 dite kalendarike pas lindjes;

- 50 per qind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen tjeter ne vazhdim.

4. E ardhura per barrelindje per grate ekonomikisht aktive eshte e barabarte me nivelin baze te pensionit te pleqerise.

5. Nena qe bireson femijen e moshes deri ne 1 vjeç dhe qe ka qene e siguruar jo me pak se 12 muaj, ka te drejte per leje pas lindjes, e cila fillon diten e biresimit, por jo me pare se mbas dites

se 42 te lindjes se femijes, dhe vazhdon jo me shume se 330 dite nga dita e lindes se femijes. Minimumi i lejes per biresuesen eshte 28 dite.

6. Kur nje femije eshte biresuar gjate lejes se lindjes, nena qe ka lindur, do te kete nje periudhe perfitimi deri ne diten e biresimit, por jo me pak se 42 dite pas lindjes.

Neni 28

E ardhura per kompensimin per shtatzenesi

1. Gruaja e siguruar, qe me vendim te komisionit mjekesor kompetent ndryshon vendin e punes per arsye shtatzenesie, ka te drejte te perfitoje kompensim te ardhurash per pakesimin qe peson nga ndryshimi i vendit te punes. Ky kompensim jepet ne rast se eshte derdhur kontribut per nje kohe jo me pak se 12 muaj.

2. Shuma e te ardhurave qe do te perfitohet per kompensim eshte e barabarte me diferencen ndermjet pageses se vendit te punes te meparshem dhe pages se vendit te punes se re. Ky kompensim nuk mund te jete me shume se 50 per qind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.

Neni 29

Shperblim per lindje femije

1. Shperblim per lindje femije i paguhet nje personi te siguruar, i cili eshte nena ose babai i nje femije qe lind, me kusht qe njeri prej tyre te kete kontribut per nje vit para lindjes se femijes. Shperblimi do te behet i pagueshem vetem nje here dhe nena do te kete perparesi ne perfitimin e pageses, ne rast se ajo eshte e siguruar.

2. Shperblimi per cdo femije te lindur do te jete nje shume e barabarte me 50 për qind të pagës minimale mujore.

KREU III

PENSIONET

Neni 30

Ne degen e sigurimit te pensioneve paguhet :

a) pension pleqerie;

b) pension pleqerie i pjesshem;

b/1) pension pleqërie i reduktuar;

c) pension invaliditeti;

ç) pension invaliditeti i pjesshem;

d) te ardhura shtese per kujdesje;

dh) te ardhura shtese per femijen ne ngarkim;

e) pensione familjare;

ë) pagese per vdekje.

PENSIONET E PLEQERISE

Neni 31

Pension pleqërie i plotë

1. Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të plotë në moshën 65 vjeç burrat dhe 60 vjeç gratë, pasi të kenë plotësuar 35 vjet sigurim. Për periudhën e tranzicionit bëhet përjashtim nga ky rregull dhe zbatohet neni 92 i dispozitave tranzitore të këtij ligji.

2. Nenat qe kane lindur 6 a me shume femije, te cilet jane rritur me shume se 8 vjeç, kane te drejte te dalin ne pension kur mbushin moshen 50 vjec dhe kane 30 vjet sigurim.

Neni 31/1

Pension pleqërie i reduktuar

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar kur:

a) kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet sigurim;

b) kanë mbushur moshën 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë, kur mosha e daljes në pension të plotë pleqërie sipas nenit 92 është më e madhe se këto mosha;

c) nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar.

Pensioni i reduktuar është pjese e pensionit te plote dhe mbetet i reduktuar gjate gjithë kohës se përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plote shumën qe del nga shumëzimi i numrit te muajve te përfitimit te pensionit, para mbushjes se moshës se përcaktuar ne nenin 92, me koeficientin mujor te reduktimit. Koeficienti i reduktimit te pensionit te plote te pleqërisë, për personat qe plotësojnë kushtet e parashikuara ne paragrafin e pare te këtij neni, është 0.6 për qind ne muaj.

Neni 32

Masa e pensionit

1. Pensioni mujor i pleqerise perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese.

2. Shuma baze e pensionit qe u jepet gjithe personave te siguruar, duhet te siguroje te pakten nje standard jetese minimal, i indeksuar cdo vit ne lidhje me indeksin e cmimeve te disa mallrave te zgjedhura, te percaktuara ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

3. Shtesa qe u jepet personave te punesuar, do te jete 1 per qind per vit sigurimi shumezuar me bazen mesatare te vleresueshme qe personat e siguruar kane arritur nepermjet kontributeve. Keshilli i Ministrave te indeksoje cdo vit bazen e vleresimit individual ne lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare te paguara ne kete vit.

4. Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me shume se dyfishi i shumes baze, ose 75 per qind e pages neto mesatare te 3 vjeteve rresht te 10 vjeteve te fundit te punes te personit te siguruar, cila te jete me e vogel.

Paga neto mesatare e 3 viteve të njëpasnjëshme të 10 viteve të fundit të punës së personit të siguruar indeksohet çdo vit, sipas rregullave të indeksimit të bazës së vlerësuar.

Neni 33

Shtese pensioni

I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie të plotë, sipas neneve 31 e 92 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,34 për qind të pensionit të plotë, për çdo muaj që vazhdon të punojë dhe që paguan kontribute.

Përfituesi i pensionit të plotë të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,34 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Neni 34

Pensioni i pjesshem i pleqerise

1. Personi i siguruar per nje kohe me pak se 35 vjet dhe me shume se 15 vjet sigurimi, ka te drejte te perfitoje pension te pjesshem, kur të arrijë burri moshën 65 vjeç dhe gruaja moshën 60 vjeç.

2. Pensioni i pjesshem caktohet si pjese e pensionit te plote. Ky pension llogaritet duke shumezuar pensionin e plote me vitet e sigurimit dhe duke bere pjesetimin me 35.

PENSIONET E INVALIDITETIT

Neni 35

Kushtet e perfitimit

1. Personi qe behet i paafte, merr pension invaliditeti, kur ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit dhe per cdo arsye, vec aksidentit ne pune ose semundjes profesionale. Ai e merr kete pension kur behet i paafte:

a) per cdo veprimtari ekonomike;

b) kur ka gjymtime te forta dhe demtime fizike (duke perfshire verbimin).

Invaliditeti caktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).

Në vendimin e tij shënohen shkaqet i invaliditetit, koha e fillimit të tij si dhe shkalla e humbjes së aftësisë për punë.

Kundër vendimit të KMCAP-it të rrethit personi mund të ankohet në KMCAP-in epror pranë Institutit te Sigurimeve Shoqërore, vendimi i të cilit përsa i përket caktimit të aftësisë për punë është i formës së prerë.

Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-ve caktohen me rregullore të ISSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

2. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa gjysma e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

3. Personi qe perfiton pension per invaliditet, kur ploteson moshen, ka te drejte te kerkoje pension pleqerie, nese ky do te jete me i favorshem per te.

Neni 36

Shuma e pensionit

1. Shuma e plote e pensionit te invaliditetit perbehet nga pensioni baze dhe nga nje shtese pensioni qe llogaritet si pensioni i pleqerise.

2. Pensioni baze siguron te pakten nje standard minimal jetese dhe indeksohet ne lidhje me zhvillimin e indeksit te cmimeve se bashku me indeksimin e pensioneve te pleqerise.

3. Shtesa qe i paguhet personit te punesuar, eshte 1 perqind per vit sigurimi here mesataren e bazes se vleresuar qe personi i siguruar ka arritur nepermjet kontributeve. Me propozimin e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Keshilli i Ministrave mund te indeksoje cdo vit bazen e vleresuar individuale, ne lidhje me zhvillimin e mesatares se kontributeve te paguara ne kete vit.

4. Shuma e pergjithshme e pensionit do te jete jo me e madhe sesa dy here pensioni baze ose 80 per qind e pages mesatare neto te vitit te fundit, cila te jete me e vogel.

Paga mesatare neto e vitit të fundit indeksohet çdo vit, sipas rregullave të indeksimit të bazës së vlerësuar.

Neni 37

Pensioni i invaliditetit te pjesshem

1. I siguruari merr pension per invaliditet te pjesshem, kur ka plotesuar periudhen minimale te sigurimit sipas nenit 35 dhe kur per cdo arsye, pervec aksidentit ne pune dhe semundjes profesionale, behet i paafte te kryeje punen e fundit, por mund te punoje ne kushte te vecanta pune. Shkalla e invaliditetit dhe puna qe do te kryeje i siguruari, percaktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).

2. Pensioni i invaliditetit te pjesshem eshte sa 50 per qind e pensionit te plote te invaliditetit. Ai llogaritet ne te njejten menyre si pensioni i plote i invaliditetit.

Neni 37/1

Pension invaliditeti i reduktuar

Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

Neni 38

E ardhura shtese per kujdesie

Kur perfituesi i nje pensioni invaliditeti behet fizikisht ose psikikisht i paafte dhe ka nevoje per nje perkujdesje te vazhdueshme te nje personi tjeter, atij i jepet nje pagese shtese prej 15 per qind

te bazes se vleresueshme. Nevoja per kujdesje te vazhdueshme e nje personi tjeter percaktohet nga komisioni mjekesor i caktimit te aftesise per pune (KMCAP).

Neni 39

E ardhura shtese per femije ne ngarkim

Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti sipas nenit 35 dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 për qind.

PENSIONET FAMILJARE

Neni 40

Kushtet e perfitimit

1. Personat, që janë në ngarkim të personit që vdes, i cili kishte kushte për përfitimin e njërit nga llojet e pensioneve ose merrte pension, kanë të drejtë të marrin pension familjar.

2. Pension familjar perfitojne:

a) E veja, kur provohet se ajo eshte:

- mbajtese e nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit, deri ne moshen 8 vjec;

- e paafte per pune ose

- ka mbushur moshen 50 vjec.

b) Burri i ve, kur provohet se ai eshte:

- mbajtes i nje femije qe ishte ne ngarkim te te vdekurit, deri ne 8 vjec;

- i paafte per pune ose

- ka mbushur moshen 60 vjec.

c) Jetimi, kur provohet qe ai ishte ne ngarkim te atij qe vdiq dhe ka nje moshe nen 18 vjec, ose deri ne 25 vjeç, nese studion ose eshte i paafte per pune, para se te arrije moshat e

mesiperme.

ç) Prinderit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t'i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë per punë.

d) Niperit e mbesat, kur jane ne ngarkim te atij qe vdiq dhe benin pjese ne te njejten familje me te. Ne nje rast te tille ata trajtohen si jetime.

3. E veja dhe personi i ve humbasin te drejten per pension familjar kur martohen.

Neni 41

Shuma e pensionit

1. Pensioni familjar eshte pjese e pensionit qe kishte ose i takonte te ndjerit, dhe jepet ne masen:

a) 50 per qind per personin e ve dhe

b) 25 per qind per cdo jetim ose persona te tjere qe perfitojne. Shuma e nje pensioni familjar nuk duhet te kaloje masen e pensionit qe merrte ose do te merrte personi qe vdes.

Kur nuk merret pensioni i parashikuar nga shkronja "a" e këtij neni, masa e pensionit për jetimin është 50 për qind, kur ai është ose mbetet vetëm pjesëtar në pension. Kur pjesëtarë në pension janë më shumë se një jetim, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25 për qind.

2. Jetimi ka te drejten e nje pensioni familjar edhe neqoftese prindi qe jeton eshte i punesuar, eshte ekonomikisht aktiv ose merr nje pension si te drejte te tij. Në këtë rast masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25 për qind e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50 për qind e tij.

3. Jetimi qe humbet te dy prinderit, do te marre nje pension jetimi per secilin prej tyre.

PAGESAT PER VDEKJE

Neni 42

1. Pagesa per vdekje i jepet:

a) nje personi te siguruar ose nje pensionisti ne rast vdekjeje te nje anetari te familjes qe ai e ka ne ngarkim;

b) personit qe u kujdes per personin e siguruar te vdekur, i cili pagoi shpenzimet e varrimit.

2. Pagesa per vdekje eshte e barabarte me nje muaj pension baze pleqerie.

KREU IV

PAGESAT PER SIGURIMIN NGA AKSIDENTET NE PUNE

DHE SEMUNDJET PROFESIONALE

Neni 43

1. Personat e siguruar qe vuajne nga aksidenti ne pune, semundje profesionale, perfitojne te drejten e se ardhures, pavaresisht nga vjetersia ne pune:

a) per kujdes mjekesor shtese dhe riaftesimi;

b) ne rast paaftesie;

c) kompensim per deme te arsyeshme;

ç) ne rast vdekjeje.

Neni 44

Aksidenti në punë dhe sëmundjet profesionale

Aksidenti në punë ose për shkak të punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sëmundjet profesionale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë.

Neni 45

Kujdesi mjekesor shtese dhe riaftesimi

Nje person i siguruar qe vuan nga nje aksident ne pune ose semundje profesionale, do te marre kompensim shtese ose ndonje kualifikim - rikualifikim te nevojshem per te rikthyer aftesine e humbur, sic percaktohet ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 46

Te ardhurat ne rast paaftesie

I siguruari qe per shkak te aksidentit ne pune ose semundjes profesionale humbet aftesine per pune, do te perfitoje :

a) te ardhura per paaftesi te perkohshme;

b) te ardhura per invaliditet te perhershem;

c) te ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem dhe

ç) te ardhura per paaftesi te perhershme ne mase te vogel.

Neni 47

E ardhura per paaftesi te perkohshme

E ardhura per paaftesi te perkohshme, si pasoje e nje aksidenti ne pune ose semundjeje profesionale, e provuar nga nje komision mjekesh eksperte kompetente (KML) do te jete e barabarte me 100 per qind te pages mesatare ditore te 3 vjeteve te fundit, paguar per nje periudhe perfitimi deri ne 12 muaj.

Neni 48

E ardhura per invaliditet te perhershem

E ardhura per invaliditet te perhershem ne pune qe ka shkaktuar te pakten humbjen e 67 per qind te aftesise per pune, e vertetuar nga nje komision mjekesor i caktimit te aftesise per

pune (KMCAP), eshte e barabarte me 80 per qind te pages mesatare te 3 vjeteve te fundit te punes, por jo me pak se niveli minimal i standardit te jeteses qe do te vendoset nga Keshilli i

Ministrave.

Personi që përfiton të ardhura, sipas paragrafit të parë të këtij neni dhe:

- ka nevojë për një kujdesie të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind të bazës së vlerësueshme;

- ka në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, përfitojnë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 për qind.

Neni 49

E ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem

E ardhura per invaliditet te pjesshem te perhershem ne pune qe ka shkaktuar te pakten humbjene 33 per qind te aftesise per pune, e vertetuar nga KMCAP, eshte e barabarte me nje pjese te 80 per qindshit te pages mesatare te 3 vjeteve te fundit ne varesi nga shkalla e humbjes se aftesise per pune, por jo me pak se 50 per qind dhe qe percaktohet ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 50

E ardhura per paaftesi te perhershem ne mase te vogel

E ardhura per paaftesi te perhershme ne mase te vogel ne me pak se 33 per qind, por me shume se 10 per qind, e vertetuar nga nje KMCAP, eshte nje shume te hollash qe jepet menjehere dhe caktohet ne perputhje me rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 51

Kompensimet per demtimet e arsyeshme

Demtimi material qe i ndodh personit te siguruar ne lidhje me aksidentin ne pune e semundje profesionale, do te kompensohet deri ne fund sipas rregullores se Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Neni 52

Te ardhurat ne rast vdekjeje dhe pensioni familjar

1. Personi qe paguan shpenzimet e vdekjes te nje personi te siguruar, qe vdes si rezultat i nje aksidenti ne pune ose semundjeje profesionale, do te ripaguhet plotesisht ne nivelet qe do te percaktohen nga rregullorja e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

2. Kur nje person i siguruar vdes, personat ne ngarkim te tij dhe qe kane lidhje ne nje familje me te, kane te drejte per pension familjar me nje shume qe varet nga numri i tyre.

3. Personat qe kane te drejte per pension familjar, jane ata qe percaktohen ne nenin 39 te ketij ligji.

4. Në rastet kur personi i siguruar vdes nga një aksident në punë ose sëmundje profesionale, masa e pensionit familjar për personat pasjetues, do të jetë ajo e përcaktuar në nenin 41 të këtij ligji.

KREU V

TE ARDHURAT E PAPUNESISE

Neni 53

Kushtet e perfitimit

1) Personat e siguruar perfitojne te ardhura papunesie, ne rast se:

a) Kane kontribuar ne sigurimin shoqeror jo me pak se 12 muaj për çdo rast përfitimi dhe

b) janë vërtetuar nga zyra përkatëse e punës se:

- janë punëkërkues të papunë, të gatshëm të punësohen, kur u ofrohet një punë e paguar, e përshtatshme; - pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen.

c) nuk marrin perfitime te tjera nga ky ligj, me perjashtim te pensionit te pjesshem te invaliditetit.

2) Sigurimi i papunesise mund te paguhet edhe ne rastet e pjesemarrjes ne programet speciale publike shteterore e lokale, me kusht qe ai te mos marre me shume se paga minimale mujore.

Neni 54

Shuma e se ardhures

1. E ardhura nga papunesia do te jete nje shume baze qe siguron te pakten nje nivel jetese minimale, çdo vit e indeksuar me vendim te Keshillit te Ministrave, lidhur me llogaritjen e

indeksit te cmimeve te mallrave te zgjedhura.

2. Niveli baze do te vendoset nga Keshilli i Ministrave.

3. Përfituesit që kanë në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë ose janë të paaftë për punë deri në 25 vjeç, përfitojnë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të të ardhurave nga papunësia, por jo më shumë se 30 për qind. Kur njëri nga prindërit është në marrëdhënie pune ose merr pension të plotë, shtesa reduktohet në masën 50 për qind.

Neni 55

Periudha e perfitimit

1. E ardhura e papunësisë paguhet deri në 12 muaj, sipas përcaktimit të vendimit të Këshillit të Ministrave.

2. Per personat qe punesohen me nderprerje gjate periudhes 1 vjecare te perfitimit te papunesise, afati i saj mund te shtyhet deri ne 2 vjet, por me kusht qe gjithsej te mos perfitojne me shume se 365 dite kalendarike.

3. Personat qe ndjekin kurset e kualifikimit dhe te rikualifikimit, perfitojne pagesen e papunesise gjate gjithe kohes se zhvillimit te kurseve ne rast se nuk paguhen per kete periudhe, por jo me shume se 6 muaj tej afatit 1 vjecar te perfitimit te papunesise. Kete te drejte e gezojne edhe te siguruarit gjate kohes se perfitimit te barrelindjes dhe te pensionit te plote te invaliditetit.

KREU VI

DISPOZITA TE PERBASHKETA PER TE GJITHA

TE ARDHURAT

Neni 56

KUSHTET E PERFITIMIT TE TE ARDHURAVE

1. Personi i siguruar qe e ka plotesuar periudhen e kerkuar te sigurimit, si dhe gjithe personat ne ngarkim te atij qe vdes, te cilet nuk kane plotesuar moshen ose nuk plotesojne kushtet e tjera per pension, kane te drejte te marrin pension kur te plotesojne moshen ose kushte te tjera.

2. Personat qe i kane permbushur te gjitha kushtet, por jo ate te paaftesise, marrin pension, pasi te provohet se jane te paafte per pune.

3. Bashkeshorti pasjetues qe behet i paafte per pune pas 10 vjeteve nga vdekja e bashkeshortit, nuk ka te drejte per pension familjar.

Neni 57

Terheqja e kesteve te perfitimit

1. Perfitimet duhet te zevendesojne pakesimin e te ardhurave nga punesimi ose nga nje veprimtari tjeter ekonomike.

2. Perfituesi nuk ka te drejte per keste perfitimi per cfaredo periudhe, kur merr page ose te ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punesuar ose i vetepunesuar.

3. Pagesat e te ardhurave ndalohen per cdo kohe qe perfituesi eshte punesuar ose ka qene ekonomikisht aktiv.

4. Pagesa nuk ndalohet vetem kur ligji parashikon qarte punesim dhe veprimtari ekonomike (psh, pension invaliditeti te pjesshem).

Neni 58

Periudha e sigurimit

1. Periudhat e sigurimit perfshijne te gjitha periudhat:

a) per te cilat jane paguar kontributet;

b) gjate te cilave eshte bere pagesa nga sigurimet shoqerore, përfshirë edhe periudhën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

2. Keshilli i Ministrave mund te deklaroje edhe periudha te tjera si periudha te sigurimit, duke u derdhur kontributi ne fondin e sigurimit shoqeror nga buxheti i shtetit.

Neni 59

Baza e vlerësuar për llogaritjen e përfitimeve

1. Baza e vlerësueshme për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit.

Për periudhën e sigurimit para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të të dyja periudhave.

2. Baza e vleresuar vjetore per kalkulimin e pagesave per semundje e barrelindje dhe per te ardhura te tjera afatshkurter do te jete totali i pages vjetore, ne baze te te cilave jane paguar kontribucionet.

3. Çdo vit, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar për çdo person të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Ky koeficient caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te tregoje rregullisht nivelin minimal te pensionit dhe pensionin baze, ne baze te nivelit minimal te jeteses dhe do te propozoje shtimin e pensionit baze per vitin e ardhshem financiar dhe indeksimin e pensioneve minimale te paguara.

5. Pensionet e invaliditetit nuk do të llogariten me një bazë të vlerësuar më të ulët se ajo e paguar më parë. Sapo të jetë përfituar një pension invaliditeti, shuma e pensionit do të merret si kufi minimal, kur llogaritet çdo pension tjetër sipas ligjit të sigurimeve shoqërore.

Neni 60

Per personat qe nuk kane page ose që nuk kanë dokumentin, i cili vërteton pagën, perfitimet llogariten mbi pagen minimale.

Neni 61

Indeksimi i pensioneve

Pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare indeksohen çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe datën e indeksimit.

Neni 62

E drejta per perfitim

1. Personat qe kane te drejte per me shume se 1 lloj pensioni, mund te zgjedhin vetem nje prej tyre. Kjo e drejtë mund të ushtrohet jo më shumë se tri herë.

2. E drejta e pensionit nuk parashkruhet. Personit, i cili kërkon pensionin jo më vonë se 1 vit nga data që i lind kjo e drejtë, ky pension i paguhet që nga kjo ditë. Në raste të tjera pensioni do të paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për pension.

E drejta për të ardhurat e tjera parashkruhet me kalimin e një viti nga data e fillimit të së drejtës për përfitimin e tyre.

3. Pensionet e njohura, por të patërhequra do të paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet.

Pensionet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për tre vjet. E drejta për të kërkuar shumat e marra tepër gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit dhe masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të pensionit.

Personi, që ka përfituar pension ose të ardhura të tjera nga sigurimet shoqërore, me mënyra e mjete në kundërshtim me ligjin, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur çdo muaj 50 për qind e këstit mujor të përfitimit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal.

4. Pensioni i invaliditetit do te nderpritet per periudhat qe pensionisti refuzon te vizitohet te komisioni i mjekeve eksperte kompetente. Gjithashtu, pensioni i invaliditetit nderpritet edhe per periudhat kur ai refuzon te marre pjese ne kurset e kualifikimit e te rikualifikimit, ne riperteritjen mjekesore dhe ne trajtimin kunder alkoolit e droges, qe synojne te reduktojne paaftesine e tij per pune.

Neni 62/1

E drejta për informim

Personi i siguruar ka të drejtë të informohet për kontributet dhe/ose përfitimet nga sigurimet shoqërore. Procedura dhe periudhat për informim caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

PJESA V

FONDI I SIGURIMIT SHOQEROR

Neni 63

Perfitimet nga ky ligj nuk taksohen.

Neni 64

Perfitimet qe parashikon ky ligj, financohen nga fondi i sigurimeve shoqerore, tek i cili do te kontribuojne rregullisht punedhenesit, te punesuarit dhe personat e tjere vullnetarisht te siguruar. Kontributet e personave te punesuar do te ndahen me punedhenesit e tyre.

Neni 65

1. Fondi i sigurimeve shoqerore eshte i ndare nga buxheti i shtetit. Ai administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore, ne perputhje me statusin e tij te miratuar nga Keshilli i

Ministrave.

2. Nje pjese e fondit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore te jete ne valute, e cila te perdoret per obligimet nderkombetare.

Neni 66

Te ardhurat

Te ardhurat e fondit te sigurimeve shoqerore perbehen nga:

a) kontributet e personave te siguruar dhe e punedhenesve te tyre;

b) kontributet nga buxheti i shtetit per personat qe nuk mund te paguajne kontribucione, vecanerisht per :

- shtetasit qe sherbejne ne sherbimin e detyrueshem ushtarak;

- punonjesit qe marrin nje pagese nga sigurimi i papunesise;

- shtetasit qe mbulohen nga skema e perfitimit me vendim te Keshillit te Ministrave;

c) subvencione te buxhetit te shtetit per te mbeshtetur shpenzimet shtese, si pasoje e:

- Indeksimit qe behet sipas ketij ligji, miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe qe percakton ky ligj dhe

- mbulimit te shpenzimeve kur te ardhurat nuk mjaftojne ;

ç) pagesa per veprimtari shtese, te percaktuara nga Keshilli i Ministrave;

d) subvencione te buxhetit te shtetit te miratuara nga Kuvendi Popullor;

dh) te ardhurat nga investimet e fondit te sigurimeve shoqerore;

e) te ardhura te tjera, duke perfshire gjobat, te ardhurat nga veprimtarite administrative te sigurimit shoqeror, dhurata, trashegimi etj.

Neni 67

Shpenzimet

1. Shpenzimet e fondit te sigurimeve shoqerore perfshijne:

a) pagesat ne para e ne natyre te perfitimeve per sigurime, ndihma dhe pensione;

b) shpenzime administrative.

2. Kur shpenzimet per sigurimet shoqerore nuk mbulohen me te ardhurat e parashikuara ne nenin 66, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit.

3. Për shpenzime administrative në buxhetin e sigurimeve shoqërore planifikohet një shumë deri në 5 për qind të shpenzimeve totale.

Neni 68

Perdorimi i fondeve per sigurimet shoqerore

1. Kontributet administrohen ne menyre te ndare ne 5 deget e sigurimit shoqeror;

a) dega e sigurimit te semundjes;

b) dega e sigurimit te barrelindjes;

c) dega e sigurimit te pensionit

ç) dega e sigurimit te aksidenteve ne pune dhe semundjeve profesionale;

d) dega e sigurimit te papunesise.

2. Transferimi i fondeve midis degeve te sigurimit shoqeror nuk eshte i lejueshem, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë miratohet në buxhetin vjetor të sigurimeve shoqërore.

Transferimi dhe përdorimi i fondeve bëhen vetëm sipas këtij ligji dhe rregullave të caktuara në Statutin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

3. Te ardhurat dhe shpenzimet e sigurimeve shoqerore pasqyrohen rregullisht dhe do te revizionohen cdo vit nga komisioni i revizionit, i ngritur ne perputhje me statutin e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

4. Te ardhurat, shpenzimet dhe gjendja financiare e fondit te sigurimeve shoqërore auditohen një here ne pese vjet nga subjekte te specializuara ne këtë fushe. Zgjedhja e subjekteve behet ne përputhje me ligjin nr.7971, date 26.7.1995 "Për prokurimin publik".(i ndryshuar)

Neni 69

Garantimi nga falimentimi i fondit per Sigurimet Shoqerore

Shteti garanton fondin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme në rast falimentimi. Këshilli i Ministrave ka të drejtën e mbikëqyrjes së financimit për sigurimet shoqërore, të revizionimit të llogarive vjetore dhe të miratimit të buxhetit.

Neni 70

Fondi Rezerve

1. Instituti i Sigurimeve Shoqerore krijon nje fond rezerve qe te mbuloje te pakten 3 muaj shpenzimet per pensione.

2. Rezerva do te krijohen gjate 5 vjeteve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Ne cdo rast kur fondi rezerve eshte nen nivelin percaktues, merren masat e nevojshme nga Instituti i

Sigurimeve Shoqerore per ta vendosur ne kuoten e caktuar.

3. Fondet e krijuara mbi nivelin percaktues rezerve, i cili do te perdoret ne perputhje me rregullat e pergjithshme financiare te percaktuara ne statutin e Institutit te Sigurimeve Shoqerore me nje rrezik minimal, qe mund te pesohet.

PJESA VI

DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI

Neni 71

1. Sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise do drejtohen e administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore (I S SH).

2. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është institucion publik i pavarur, organizimi dhe funksionimi i të cilit rregullohen me këtë ligji.

3. Instituti i Sigurimeve Shoqerore eshte person juridik shqiptar me qender ne Tirane. Ai mund te kooperoje dhe te perfundoje marreveshje e te marre kontakte me organizata joqeveritare nderkombetare ne fushen e sigurimeve shoqerore.

4. Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te drejtohet nga :

a) keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe

b) drejtori i pergjithshem i Institutit te Sigurimeve Shoqerore

Neni 72

Përbërja dhe emërimi i Këshillit Administrativ

1. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore përbëhet nga 12 anëtarë, nga të cilët: a) 6 anëtarë të ndarë si më poshtë:

i) një përfaqësues nga Ministria e Financave;

ii) një përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë;

iii) një përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale;

iv) një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;

v) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë;

vi) një përfaqësues nga Instituti i Statistikave.

Funksionet e këtyre përfaqësuesve caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

b) 3 anëtarë caktohen nga organizatat më të përfaqësuara të punëdhënësve, të cilat përzgjidhen me vendim të Këshillit të Ministrave;

c) 3 anëtarë caktohen nga sindikatat më të përfaqësuara, të cilat përzgjidhen me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Emërimi i anëtarëve të përcaktuar në shkronjat "b" dhe "c" është i vlefshëm për një periudhë jo më shumë se 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

3. Shkarkimi i anëtarëve mund të bëhet në çdo çast nga autoriteti që i cakton.

Neni 73

Kryesia e keshillit administrativ

Keshilli administrativ zgjedh me votim te fshehte kryetarin dhe dy zevendeskryetaret e tij. Kryetari zgjidhet nga 6 anetare qe jane perfaqesues te Keshillit te Ministrave dhe 2 zevendeskryetaret zgjidhen: njeri nga perfaqesuesit e punedhenesve dhe tjetri nga perfaqesuesit e punetoreve.

Neni 74

Kompetencat e keshillit administrativ

1. Keshilli administrativ ka keto kompetenca:

a) Zgjedh drejtorin e pergjithshem te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

b) Miraton cdo vit raportin vjetor, bilancin vjetor, buxhetin vjetor dhe perspektivat 3 vjecare financiare te skemes se sigurimeve shoqerore.

b/1) përcakton e miraton strukturën dhe numrin e punonjësve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

c) Vendos per te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me investimet e fondeve.

ç) Propozon te Ministri i Financave ndryshimet në statusin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe në ligjin e sigurimeve shoqërore;

d) Vendos per lidhjen e marreveshjeve dhe te kontratave te rendesishme.

dh) Miraton komisionin e kontrollit per veprimtarine e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

e) Miraton rregulloret e propozuara nga Drejtori i Përgjithshëm, sipas përgjegjësive që përcaktohen nga ligji e statuti dhe që kanë të bëjnë me çështje financiare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

ë) Me kërkesë të punëdhënësve vendos për ngrirjen e kamatëvonesave për një periudhë të caktuar kohe dhe për pagimin e tyre në një periudhë të mëvonshme, por jo më shumë se një vit financiar pa të drejtë përsëritjeje, në ato raste kur pagesa e menjëhershme e kamatëvonesave do të bënte të pamundur vazhdimin e veprimtarisë ekonomike që ndodhet në vështirësi financiare.

Neni 75 Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së ka këto detyra e përgjegjësi:

a) përfaqëson Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe drejton veprimtarinë e tij; b) miraton rregulloret e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për organizimin, administrimin dhe procedurat administrative, sipas ligjit;

c) mbledh bordin e drejtuesve, si një organ këshillues pranë tij, ku bëjnë pjesë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive rajonale;

ç) përcakton rregullat e brendshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore;

d) emëron punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, drejtorët e drejtorive rajonale, si dhe përcakton rregullat e rekrutimit të personelit për këto drejtori; dh) vendos për të gjitha çështjet e veprimtarisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore brenda kufijve të planit financiar dhe dispozitave ligjore në fuqi;

e) përgjigjet për të gjitha çështjet e administrimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe raporton para Këshillit Administrativ;

ë) propozon në Këshillin Administrativ buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, planin financiar, paraqet raportin vjetor, parashikimin financiar 3-vjeçar, si dhe Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për kontributet dhe problemet financiare."

Neni 76 (shfuqizuar me Ligjin Nr. 9377, datë 21.4.2005)

Neni 77

Marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore me Ministrinë e Financave

Raportimi:

1. Keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqerore do t'i paraqese cdo vit nepermjet nëpërmjet Ministrisë së Financave Keshillit te Ministrave:

a) raportin vjetor dhe bilancin e Institutit te Sigurimeve Shoqerore;

b) buxhetin vjetor te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe planin financiar;

c) zhvillimin financiar 3 vjecar dhe perspektiven e Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

2. Keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqerore nje here ne 5 vjet do t'i paraqesë Ministrit të Financave dhe nepermjet tij, Keshillit te Ministrave perspektiven per 5 vjet.

3. Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton te Ministri i Financave për realizimin e politikave të Qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore, për realizimin e programit vjetor të zhvillimit të skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe për probleme të tjera të ngarkuara nga Ministri. 4. Ministria e Financave mbikëqyr zbatimin e politikave të Qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Neni 78 Statuti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Këshilli i Ministrave miraton Statutin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili rregullon veprimtarinë e këtij institucioni dhe marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë së Financave, Këshillit Administrativ dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

PJESA VII

PROCEDURAT

Neni 79 Detyrimet e punëdhënësit dhe të të vetëpunësuarit

Punëdhënësi dhe i vetëpunësuari janë të detyruar:

a) të regjistrojnë në regjistrin vjetor të gjithë të punësuarit;

b) të njoftojnë në organet tatimore për ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, sipas procedurave të përcaktuara me ligj;

c) të bëjnë sigurimin nga dita e parë, kur i punësuari fillon punë;

ç) të dorëzojnë në organet tatimore dokumentacionin, ku evidentohen paga dhe kontributi për çdo të punësuar, sipas formatit dhe afateve të përcaktuara me ligj.

Rregullat e lëvizjes së informacionit dhe të dokumentacionit ndërmjet punëdhënësit, strukturave tatimore dhe strukturave të sigurimeve shoqërore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 80

Punedhenesi pergjigjet per punesimin dhe riaftesimin profesional te invalideve, qe jane te afte per pune ne kushte te vecanta, sipas rekomandimit te organit kompetent (KMCAP), dhe qe

caktohen nga zyrat e punes. Rregullat percaktohen me ligj te vecante.

Neni 81 Regjistrimi

Personat juridikë, publikë, privatë dhe personat fizikë, që fillojnë veprimtari ekonomike për herë të parë, janë të detyruar të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në strukturat tatimore, sipas rregullave të përcaktuara me ligj. Regjistrimi i subjekteve, në bazë të të dhënave të sigurimeve shoqërore dhe mbyllja e veprimtarisë bëhen sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Regjistrimi është akt administrativ, që nuk tregon detyrim për mbulimin me sigurime shoqërore.

Neni 82

Procedurat per derdhjen e kontributeve

1.Te gjitha te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe nga kamatëvonesat e tyre, te mbledhura nga organet tatimore, transferohen ne llogarite e Institutit te Sigurimeve Shoqërore dhe te organeve ne varësi te tij. Procedurat e transferimit përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave.

2. Instituti i Sigurimeve Shoqerore i shperndan kontributet e mbledhura ne te 5 deget e sigurimit shoqeror dhe i perdor veçmas.

Neni 83

Personeli mjekësor dhe anëtarët e komisionit mjekësor ose të KMCAP-it, që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre veprojnë në kundërshtim me normat e caktuara dhe cenojnë fondet e sigurimeve shoqërore, dënohen me gjobë në masën nga 3 deri në 5-fishin e pagës minimale, në shkallë vendi. Gjoba vendoset nga personeli i ISSH-së, përgjegjës për paaftësinë e përkohshme, barrëlindjen dhe ekspertizën mjekësore.

Kundër vendimit të gjobës bëhet ankim, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit, te Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, i cili vendos lënien në fuqi, shfuqizimin ose ndryshimin e masës së gjobës.

Neni 84

Kerkesa

1. Personi i siguruar ka te drejte te kerkoje perfitime sa here qe mendon se i ploteson kushtet per perfitimin e tyre.

2. Kerkesat behen ne agjencite lokale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore ku ndodhet:

a) vendi i punes per personat e punesuar;

b) vendi i banimit per gjithe personat e tjere

3. Kerkesat per perfitimin e papunesise behen ne zyrat e punes me procedure, sipas qendres se punes ose vendbanimit.

Neni 85

Perllogaritjet

1.Perfitimet afatshkurtera per deget e semundjes, barrelindjes dhe aksidenteve ne pune per personat e punesuar, do te llogariten nga qendrat e punes, kurse per personat e tjere ekonomikisht aktive, nga zyrat lokale te sigurimeve shoqerore.

2. Perfitimet afatshkurtra per papunesine caktohen nga zyrat e punesimit qe jane ne vartesi te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale.

Kjo e fundit nxjerr aktet nenligjore per plotesimin e dokumentacionit.

3. Pensionet do te caktohen nga zyrat rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, brenda ditës së fundit të muajit të ardhshëm nga data e pranimit të kërkesës dhe të dokumenteve të plota e të sakta për pension.

Neni 86

Ankimimi

1. Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në komisionin e ankimit pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore.

2. Ankimi kundër vendimeve të komisionit të ankimit pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore bëhet në komisionin e ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

3. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në gjykatë, vendimi i së cilës është përfundimtar. 4. Këshilli Administrativ përcakton përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të komisionit të ankimit pranë drejtorive rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Neni 87

Pagesat

Pagesa e perfitimeve nga sigurimet shoqerore i ngarkohet nje institucioni financiar profesional, qe do te caktohet nga keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Pagesa per perfitimin e papunesise mund te behet, gjithashtu, nga zyrat e punes. Rregullat caktohen nga Ministria e Punes, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe te perndjekurve Politike dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore.

PJESA VIII

DISPOZITA PER PERIUDHEN TRANZITORE

Neni 88

Te drejtat e perfituara

1. Pensionet e caktuara ne baze te ligjit nr.4171, date 13.4.1966 "Per sigurimet shoqerore te RPSH", te quhen te mireqena dhe nuk do te jene objekt i ndonje ndryshimi, me perjashtim te Indeksit. Këshilli i Ministrave bën indeksimin e pensioneve në atë masë dhe sa herë indeksohen pensionet e caktuara në bazë të ligjit dhe kompensimit, sipas paragrafit të dytë të nenit 2.

2. Pensionet e caktuara ne baze te ligjit nr.4976, date 29.6.1972 "Per pensionet e anetareve te kooperativave bujqesore te RPSH", me gjithe ndryshimet e tij te mevonshme, quhen te mireqena dhe nuk jane objekt i ndonje ndryshimi me perjashtim te indeksimit. Këshilli i Ministrave bën indeksimin e pensioneve në atë masë dhe sa herë indeksohen pensionet e caktuara në bazë të ligjit dhe kompensimit, sipas paragrafit të dytë të nenit 2.

3. Personat qe marrin sigurime afatshkurter si per paaftesi, barrelindje, sigurim papunesie etj, para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, do t"i perfitojne ne masen qe u kane qene caktuar me pare.

4. Personat, te cilet me pare se ky ligj te hynte ne fuqi, merrnin pension pleqerie, pension te parakohshem, pension familjar, pension per vjetersi sherbimi, pension per vjetersi sherbimi ne raste te vecanta, do te vazhdojne te terheqin pensionin e tyre. E njejta gje do te zbatohet edhe per shtesat e dhena per pjesemarrjen ne luften kunder pushtuesve nazifashiste.

5. (shfuqizohet)

6. Personat qe sipas ligjit te meparshem gezojne pension invaliditeti, do te vazhdojne ta marrin ate. Me rastin e rivleresimit te gjendjes shendetesore, personi qe merr pension

invaliditeti, ka te drejte te zgjedhe legjislacionin me te favorshem.

7. Personat qe marrin pension te parakohshem, pension për vjetërsi shërbimi kur plotesojne moshen per pension pleqerie sipas ligjit nr.4171, date 13.9.1966 "Per sigurimet shoqerore ne RPSH", e marrin pensionin ne masen 70 per qind te pages qe i eshte llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë të caktuar në ligjin nr.4171, datë 13.9.1966 "Për sigurimet shoqërore shtetërore në Republikën e Shqipërisë" (i ndryshuar me rritjet përkatëse).

Neni 89

Zbatimi i dispozitave te reja

1. Dispozitat e ketij ligji do te zbatohen vetem ne rastet kur e drejta lind mbas dates se hyrjes ne fuqi te tij.

Neni 90

Pagesat e kontributeve

1. Kontributet prej 10 per qind qe i takon te derdhin te punesuarit sipas nenit 10 te ketij ligji, do te derdhen ne kete menyre:

- Per vitin 1993, te punesuarit nuk do te derdhin, kurse buxheti i shtetit do te derdhe 10 per qind.

- Per vitin 1994, te punesuarit 3 per qind, kurse buxheti i shtetit 7 per qind.

- Per vitin 1995, te punesuarit 6 per qind, kurse buxheti i shtetit 4 per qind.

- Nga 1.1.1996 deri më 1.7.2002 të punësuarit 10 % në vazhdim 9,5 %

2. Kontributi i te vetepunesuarve ne bujqesi do te zbatohet gradualisht ne masen e vendosur nga Keshilli i Ministrave, me propozim te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Keshilli i

Ministrave ka te drejte te vendose, gjithashtu, te paguaje nga buxheti i shtetit kontributin qe u takon grupeve te popullsise ekonomikisht aktive me te ardhura te pakta.

Neni 91

Periudhat e quajtura si periudha sigurimi

1. Te gjitha periudhat e punesimit para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, te njohura si vjetersi pune, te vlefshme per sistemin e sigurimit shoqeror te kaluar, do te quhen si periudha

sigurimi edhe per kete ligj.

2. Periudhat, ne te cilat nuk eshte punuar, por te njohura si vjetersi pune per sigurimet shoqerore perpara hyrjes ne fuqi te ketij ligji, do te njihen si periudha te sigurimit edhe per

kete ligj.

3. Koha pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji njihet si periudhe e sigurimit shoqeror vetem kur eshte derdhur kontribut sipas ketij ligji.

4. Periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan, duke filluar nga data 1 shtator 2000 e në vazhdim, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi vetëm për efekt pensioni pleqërie. Në kuptim të këtij neni, viti shkollor është me 12 muaj.

Në këtë rast kontributet përballohen nga Buxheti i Shtetit, në kohën kur, merret vendim për caktimin e pensionit.

Neni 92

Zgjatja graduale e moshës dhe periudhës së sigurimit për pension

Mosha dhe periudha e sigurimit për pension të plotë pleqërie, deri në arritjen e moshës dhe plotësimin e periudhës së sigurimit, që përcaktohen në pikën 1 të nenit 31 të ligjit, rriten sipas tabelave që vijojnë:

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHEN NË VITE PËR SECILËN KATEGORI

BURRI Kategoria I

Kategoria II

Kategoria III

Vitet

Mosha

Vjetersia e punes

Mosha

Vjetersia e punes

Mosha

Vjetersia e punes

1993

50

20

55

25

60

25

1994

50

20

55

25

60

25

1995

51

21

56

26

60

26

1996

51

21

56

27

60

27

1997

52

22

57

28

60

28

1998

52

22

57

29

60

29

1999

53

23

58

30

60

30

2000

53

23

58

31

60

31

2001

54

24

59

32

60

32

01.07.2002 - 30.06.2003

54

24

59

33

60v 6m

33

01.07.2003 - 30.06.2004

55

25

60

34

61v

34

01.07.2004 - 30.06.2005

55

25

60v 6m

35

61v 6m

35

01.07.2005 - 30.06.2006

56

26

61v

35

62v

35

01.07.2006 - 30.06.2007

56

27

61v 6m

35

62v 6m

35

01.07.2007 - 30.06.2008

57

28

62v

35

63v

35

01.07.2008 - 30.06.2009

57

29

62v 6m

35

63v 6m

35

01.07.2009 - 30.06.2010

58

30

63v

35

64v

35

01.07.2010 - 30.06.2011

58

31

63v 6m

35

64v 6m

35

Azhornuar së fundi ( Monday, 12 July 2010 )
 

Vizitorë në Linjë

Momentalisht janë 18 vizitorë online