Skip to content
blue color orange color green color

Instituti i Sigurimeve Shoqerore

telefono.jpg
njoftime.jpg
pyetje.jpg
Home arrow Kontributet arrow Rregullore mbi Kontributet arrow Rregullore mbi Kontributet
Rregullore mbi Kontributet | Printoni |  E-mail
REPUBLIKA E SHQIPERISE
INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQERORE
KESHILLI ADMINISTRATIV

RREGULLORE
Nr.38, Datë 07.09.2005
“PER KONTRIBUTET E SIGURIMEVE SHOQERORE”

zip Shkarko Rregulloren ne word format (e zipuar) 05/01/2007,10:24 14.23 Kb
pdf Shkarko Rregulloren ne .PDF format 05/01/2007,10:25 52.98 Kb

Ne mbeshtetje te nenit 74, te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, Keshilli Administrativ, miratoi kete rregullore:

I. PERKUFIZIME

  • Termat:
  • “Shtetas” perfshin gjithe shtetasit e Republikes se Shqiperise.
  • “Persona ekonomikisht aktive” perfshin gjithe personat e punesuar, te vetepunesuarit, punedhenesit dhe personat me te ardhura te rregullta nga pronat, pasuria e patundshme ose burime te tjera te krahasueshme.
  • “Persona te tjere ekonomikisht aktive” perfshin gjithe personat e vetepunesuar dhe punedhenesit.
  • ”Persona te punesuar” perfshin gjithe personat e punesuar me ose pa kontrate prane nje punedhenesi.
  • “Persona te vetepunesuar” jane personat e vetepunesuar dhe personat me te ardhura te rregullta nga veprimtaria ekonomike.
  • ”Punedhenes” perfshin gjithe personat fizike e juridike qe marrin ne pune persona te tjere me ose pa kontrate.
  • “Punonjes i papaguar i familjes” perfshin anetaret e familjes mbi 16 vjeç qe punojne e bashkejetojne me te vetepunesuarin dhe nuk kane ndonje punesim tjeter.
  • “Punonjes te huaj dhe personat pa shtetesi” perfshijne gjithe shtetasit e huaj dhe personat pa shtetesi qe punojne si punedhenes, te vetepunesuar dhe te punesuar, ne Shqiperi.
  • “Kontribut” perfshin te gjithe te ardhurat qe paguhen per efekt te perfitimit dhe ne zbatim te ligjit te sigurimeve shoqerore.
  • “Paga bruto” per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore eshte paga e caktuar sipas legjislacionit ne fuqi ose ne kontraten e punes, sipas rastit, me kohe ose vellim pune, dhe shtesat e tjera me karakter te perhershem, qe lindin ne marredheniet e punes.
  • “Page minimale”, kuptohet paga minimale bruto e detyrueshme per llogaritjen dhe pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore. Per efekt te llogaritjes dhe pageses se kontributit te sigurimit shoqeror, shendetesor, çdo punedhenes eshte i detyruar te zbatoje kete page edhe ne rast se paga bruto e te punesuarit te tij mund te jete me e vogel.
  • “Subjekte punedhenese”, kuptohen te gjithe subjektet juridike e fizike, pavaresisht nga kufiri i regjistrimit ne Tatimin mbi Vleren e Shtuar, te cilat per ushtrimin e veprimtarise ekonomike punesojne persona te trete sipas kushteve te percaktuara ne Kodin e Punes, Statusin e Nenpunesit Civil apo sipas marreveshjeve te veçanta.
  • “Subjekte te vetepunesuar”, kuptohen subjektet juridike e fizike private te cilet e ushtrojne vete aktivitetin ekonomik. Per efekt te regjistrimit ne organet e sigurimeve shoqerore, ne subjektet e vetepunesuar regjistrohen edhe ortaket e bashkepronaret qe ushtrojne veprimtari ekonomike (punojne) me subjektin ne bashkepronesi.
  • “Detyrime ndaj sigurimeve shoqerore”, kuptohet shuma e kontributeve dhe kamatvonesave, te llogaritura nga administrata e sigurimeve shoqerore, por te papaguara nga subjekti brenda afateve te percaktuara me ligj.

II. PROCEDURAT E KONTRIBUTEVE

Me Ligjin nr.9136, date 11.9.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar dhe ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.771, date 13.11.2003, te ndryshuar, sherbimin e mbledhjes se kontributeve e kryejne organet tatimore. Mbeshtetur ne nenin 3 “Pergjegjesia per mbledhjen e kontributeve”, te ligjit te mesiperm, kontributet mblidhen nga organet tatimore per llogari te Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Ne keto kushte punonjesve te kontributeve ju ka mbetur funksioni i evidentimit dhe i raportimit te realizimit te te ardhurave, kontrolli i listepagesave dhe nxjerrja e te dhenave.

Me ligjin nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar dhe me vendimin e Keshillit te Ministrave nr.402, date 11.6.2001 “Per disa çeshtje ne zbatim te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”dhe te ligjit nr.7870, date 13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise””, te ndryshuar, kontributet e te vetepunesuarve ne bujqesi dhe te personave te siguruar vullnetarisht mblidhen nga organet e sigurimeve shoqerore.

  • A.Regjistrimi per here te pare
    Subjektet punedhenese, qe fillojne aktivitet per here te pare duhet te pajisin personat per te cilet paguajne kontribute me Numrin e Sigurimit Shoqeror (NSSH), te cilin e terheqin nga organet e sigurimeve shoqerore. Per kete punedhenesit duhet te paraqesin KERKESE ne Agjensine e Sigurimeve Shoqerore “Per paisjen e punonjesve me NSSH” me listen emerore te punonjesve, sipas formularit tip, bashkelidhur.
    Subjektet e vetepunesuar, qe fillojne aktivitet per here te pare duhet te paisen me Numrin e Sigurimit Shoqeror (NSSH), te cilin e terheqin nga organet e sigurimeve shoqerore.
    Te vetepunesuarit ne bujqesi regjistohen ne regjistrat e sigurimeve shoqerore pas verifikimit, nga inspektori i sigurimeve shoqerore, te;
    - Vertetimit te zyres se Regjistrimit te Pasurive te Palujtshme per pronesine mbi token,
    - Çertifikaten e gjendjes civile.
    Regjistrimi ne regjistrin e kontributeve per personat e vetepunesuar ne bujqesi shoqerohet me nje kopje te formularit tip, “Njoftim per pagesen e kontributeve te sigurimeve , per te vetepunesuarin ne bujqesi ”, sipas formularit tip, bashkelidhur.

  • B.Ndryshimet e deklarimit te meparshem.
    Punedhenesi, ne çdo rast te punesimit te ri, duhet te paraqesë KERKESE “Per paisjen e punonjesve me NSSH” dhe do te sjelle liste shtese per paisjen e tyre me numer sigurimi. Lista paraqitet ne Agjensine e Sigurimeve Shoqerore te rrethit, sipas formularit tip, bashkelidhur dhe shoqerohet me:
    -Dokumentin e Inspektoriatit te Punes
    -Çertifikaten familjare, per rastet e punesimit te anetareve te papaguar te familjes se perfaqesuesit te personit juridik ose ortakeve.

III. DETYRIME TE ADMINISTRATES SE SIGURIMEVE SHOQERORE

  1. Publikimi i legjislacionit.
    Administrata qendrore, rajonale dhe lokale e sigurimeve shoqerore eshte e detyruar te publikoje e qartesoje te gjithe personat juridike e fizike qe ushtrojne aktivitet ekonomik mbi detyrimin ligjor, per te paguar kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore dhe per çdo ndryshim te legjislacionit. Publikimet dhe qartesimi i legjislacionit, realizohen nepermjet organeve te medias, flete palosjeve, njoftimeve te pergjitheshme dhe njoftimeve te veçanta.

  2. Paisja me Numrin e Regjistrimit ne organet e sigurimeve shoqerore.
    Ne momentin e regjistrimit per here te pare administrata e sigurimeve shoqerore ne Drejtorite Rajonale dhe ne agjencite e sigurimeve shoqerore (per ato agjensi qe kane autorizim nga ISSH-ja), i pajis subjektet me numrin e regjistrimit ne organet e sigurimeve shoqerore dhe nje kopje te akt-marreveshjes.

IV. DETYRIMI PER TE PAGUAR KONTRIBUTE

  1. Per institucionet buxhetore, deri me date 1 Qershor 2005, ishin proçedurat mbeshtetur ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.402, date 11.6.2001 “Per disa çeshtje ne zbatim te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise” dhe te ligjit nr.7870, date 13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar. Nga data 1 Qershor 2005 edhe per keto subjekte veprohet sipas udhezimit te pervitshem te Ministrit te Financave “Per mbledhjen e Kontributeve te Detyrueshme te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore”.
  2. Per subjektet tatimpagues dhe ato me qender ne Tirane, te rregjistruar ne degen e tatimpaguesve te medhenj; tatimpagues te regjistruar ne mbeshtetje te ligjit nr.7928, date 27.4.1995, “Per tatimin mbi vleren e shtuar” dhe per nje pjese te tatimpaguesve te rregjistruar ne mbeshtetje te ligjit nr.8438, date 28.12.1998 “Per tatimin e thjeshtuar mbi fitimin”, ne marredheniet punedhenes-punemarres, do te veprohet sipas udhezimit te pervitshem te Ministrit te Financave “Per mbledhjen e Kontributeve te Detyrueshme te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore”.
  3. Per te vetepunesuarit ne bujqesi do te ndiqen dhe zbatohen te gjitha proçedurat mbeshtetur ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.402, date 11.6.2001 “Per disa çeshtje ne zbatim te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”dhe te ligjit nr.7870, date 13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise””, i ndryshuar.
    A. Personat qe detyrohen te paguajne kontribute.
    Mbeshtetur ne aktet e mesiperme ligjore dhe nenligjore detyrohen te paguajne kontribute per sigurimin e detyrueshem shoqeror dhe shendetesor:
    1. Te gjithe personat juridike e fizike dhe te punesuarit ne keto subjekte
    2. Personat e vetepunesuar ne bujqesi te cilet e zhvillojne vete aktivitetin bujqesor ose blegtoral.
    B.Nuk jane te detyruar te paguajne kontributet e sigurimit te detyrueshem;
    Personat e vetepunesuar ne bujqesi per kohen qe trajtohen me ndihme te plote ose te pjeseshme ekonomike.

C.Llojet e kontributeve.

  1. Per personat e punesuar. Personat e punesuar dhe punedhenesit e tyre, jane te detyruar te paguajne kontribute per semundje, barrelindje pensione dhe sigurime shendetesore, ne nje shume e cila varet nga paga e tyre bruto. Veç ketyre punedhenesi eshte i detyruar te paguaje kontribute te sigurimeve shoqerore, per punemaresit e tij edhe per aksidente ne pune e semundje profesionale dhe per papunesi.
  2. Personat e tjere ekonomikisht aktive paguajne kontribute per barrelindje, per pensione dhe per sigurimet shendetesore.
  3. Personat e vetepunesuar ne bujqesi paguajne kontribute per barrelindje, per pensione dhe per sigurimet shendetesore. Perqindjen e kontributit percaktohen sipas ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar dhe te ligjit 7870 date 13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetsore ne Republiken e Shqiperise” te ndryshuar.

V. PROCEDURAT E LLOGARITJES DHE PAGESES SE KONTRIBUTEVE

Kontributet mblidhen nga organet tatimore per llogari te Institutit te Sigurimeve Shoqeror

Detyrimi per llogaritjen dhe pagimin e kontributeve.

  1. Kontributet per personat e punesuar me kontrate pune, vendim emerimi, mareveshje etj, llogariten dhe paguhen nga punedhenesi. Punedhenesi eshte i detyruar te mbaje nga paga e te punesuarit shumen e kontributit te sigurimeve shoqerore , qe ligjerisht perballohet nga punemaresi sipas perqindjeve te percaktuara ne ligjin e sigurimeve shoqerore , mbi pagen bruto dhe bashke me pjesen e tij sipas perqindjeve te caktuara ne ligj, mbi pagen bruto sipas liste pagesave, ta paguaje ne llogarite e organeve tatimore per fondin e Sigurimeve Shoqerore.
  2. Te vetepunesuarit, ortaket e vetepunesuar, bashkepronaret e vetepunesuar, per vehten e tyre, jane te detyruar te llogaritin dhe paguajne kontributete, ne llogarite e organeve tatimore per fondin e sigurimeve shoqerore.
  3. Kontributet e sigurimeve shoqerore shendetesore per personat e papaguar te familjes llogariten dhe paguhen ne llogarite e organeve tatimore per fondin e sigurimeve shoqerore nga punedhenesit, te vetepunesuarit, ortaket apo bashkepronaret, si perqindje (e percaktuar me ligj) mbi pagen minimale (te percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave).
  4. Personat e vetepunesuar ne bujqesi i paguajne vete kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore ne masen e percaktuar me Vendim te Keshillit te Ministrave, ne llogarite e sigurimeve shoqerore.

VI. AFATET E PAGESAVE TE KONTRIBUTEVE

Mbeshtetur ne ligjin nr.9136, date 11.9.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, pagesat e kontributeve, me deklarata, behen ne afatet e meposhtme:

  • nga personat juridike, perjashtuar personat juridike te regjistruar si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel, brenda dates 20 te muajit pasardhes. Kur pronaret e personave juridike ushtrojne funksione drejtuese ne shoqeri si administratore ose çdo funksion tjeter trajtohen si çdo punemarres tjeter;
  • nga personat fizike te regjistruar si tatimpagues te TVSH-se, brenda dates 20 te muajit pasardhes. Deklarata ne kete rast do te perfshije personat e vetepunesuar, punonjesit e papaguar te familjes, si dhe te punesuarit;
  • nga personat juridike te regjistruar si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel, brenda dates 10 te muajit te pare pas perfundimit te çdo tremujori te vitit kalendarik. Kur pronaret e personave juridike ushtrojne funksione drejtuese ne shoqeri si administratore ose çdo funksion tjeter trajtohen si çdo punemarres tjeter;
  • nga personat fizike te regjistruar si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel, brenda dates 10 te muajit te pare pas perfundimit te çdo tremujori te vitit kalendarik. pasardhes. Deklarata ne kete rast do te perfshije personat e vetepunesuar, punonjesit e papaguar te familjes, si dhe te punesuarit;

VII. TE ARDHURAT MBI TE CILAT LLOGARITEN DHE PAGUHEN KONTRIBUTET

Paga bruto.
Mbeshtetur ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.771, date 13.11.2003 “Per mbledhjen e Kontributeve te Detyrueshme te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore, ne Republiken e Shqiperise”, paga bruto, per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore eshte paga e caktuar sipas legjislacionit ne fuqi ose ne kontraten e punes, sipas rastit, me kohe ose vellim pune, dhe shtesat e tjera me karakter te perhershem, qe lindin ne marredheniet e punes.
Ne pagen bruto, per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore, nuk perfshihen:

  1. perfitimet qe punemarresi merr, ne menyre te perhershme, nga fondet e sigurimeve shoqerore;
  2. kompensimet nga rritja e çmimeve;
  3. dhuratat ne te holla, qe nuk kane karakter te perhershem dhe te pergjithshem;
  4. te ardhurat nga detyrimi ushqimor, te caktuar me vendim gjykate;
  5. vlera e antidodeve, qe punedhenesi jep ne natyre per personat e punesuar sipas legjislacionit ne fuqi;
  6. shperblimet me karakter te jo te perhershem, te lejuara ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi, shperblimet nga fondi i veçante, per rastet e fatkeqesive, per semundjet e gjata, per deme ne raste fatkeqesish te medha natyrore e per verpimtari te shquara;
  7. vlera e shpenzimeve per te punesuarit, qe kryejne veprimtari jashte qendres se banimit;
  8. honoraret apo shperblimet e tjera te kesaj natyre, qe nuk kane lidhje me marredheniet e punes.

Paga bruto per efekt te llogaritjes e pagimit te kontributeve, nuk mund te jete me e vogel se paga minimale e percaktuar nga Keshilli i Ministrave. Kontributet llogariten deri ne nje page maksimale e cila eshte sa 5 fishi i pages minimale.

Kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore llogariten e paguhen edhe per te ardhurat nga paga dhe shtesat mbi pagat nga nje pune e dyte.
Mbeshtetur ne Udhezimin e Ministrit te Financave nr.4, date 18.1.2005 “Per mbledhjen e Kontributeve te Detyrueshme te Sigurimeve Shoqerore” neqoftese nje nga punemarresit punon ne dy pune atehere per kete punemarres, secili prej punedhenesve te tij (personi juridik ose personi fizik) llogarit dhe paguan kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore njesoj sikur personi te mos ishte i punesuar ne punedhes tjeter. Pra, secili prej punedhenesve, ne menyre te pavarur, llogarit dhe paguan kontributet, mbi bazen e pages reale te punemarresit, brenda kufirit maksimal te miratuar.

Edhe ne rastet e te vetepunesuarve kur i vetepunesuari eshte njekohesisht edhe punemarres ne nje punedhenes, atehere ai duhet te regjistrohet ne degen e tatimeve dhe te paguaje kontributet dhe detyrimet e tjera, si i vetepunesuar, sipas gjithe regullave, njesoj sikur te mos ishte edhe punemarres. Nderkohe ai duhet gjithashtu te paguaje kontributet edhe si punemarres te nje punedhenes tjeter. Punedhenesi ku i vetepunesuari eshte punemarres ben gjithe veprimet njesoj se per gjithe punemarresit, sikur personi te mos ishte edhe i vetepunesuar Kontributi total i paguar nga i njenjti person (si i vetepunesuar dhe edhe si punemarres) nuk mund te jete me i madh se kontributi i llogaritur mbi pagen maksimale te miratuar.

Rimbursimi
Sipas udhezimit te mesiperm, kur rezulton qe kontributi total i paguar per te njejtin person nga te dy punedhesit eshte me i madh se kontributi i llogaritur mbi pagen maksimale te miratuar, punemarresit i rimbursohet diferenca ne menyre proporcionale nga te dy punedhenesit, brenda 30 diteve nga zbulimi i mbipageses apo njoftimi per kete te fundit.

Edhe ne rastet e te vetepunesuarve kur i vetepunesuari eshte njekohesisht edhe punemarres ne nje punedhenes kur rezulton qe kontributi total eshte me i madh se kontributi i llogaritur mbi pagen maksimale te miratuar, te vetepunesuarit dhe punemarresit i rimbursohet diferenca ne menyre proporcionale, brenda 30 diteve nga zbulimi i mbipageses apo njoftimi per kete te fundit.

Ne keto raste jane organet tatimore qe do te bejne njoftimet perkatese.
Perveç kesaj Agjensite e Sigurimeve Shoqerore do te bejne verifikimet perkatese dhe kundrejt kerkeses te punedhenesit apo personit perfitues, sipas formatit tip, behet rimbursimi.

Per personat e vetepunesuar ne bujqesi
Masa e kontributit per sigurimin shoqeror te te vepunesuarve ne bujqesi percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave.
Per masen ne vlere te kontributet per te vetepunesuarit ne bujqesi do te behet referimi tek VKM-ja perkatese. Dallimet ne masen e kontributit sipas zonave percaktuar ne kete vendim.

Llogaritja e pages per efekt te pagimit te kontributeve, kur rezultojne nderprerje ne pune;
Mbeshtetur ne piken 3, te nenit 9 te ligjit nr.9136, date 11.9.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar ne rast se veprimtaria ekonomike e subjektit, me ane te nje deklarate, nderpritet per nje periudhe, vlera e kontributit per t’u paguar zvogelohet perpjestimisht, ne perputhje me formulen e percaktuar me udhezimin e Ministrit te Financave, si me poshte:
Ne rastet kur kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore per personat e vetepunesuar fizike dhe punonjesit e papaguar te familjes llogariten si perqindje e pages mujore minimale dhe veprimtaria ekonomike fillon, perfundon apo nderpritet per nje periudhe prej se paku nje muaj te plote kalendarik gjate nje periudhe deklarimi, dhe fillimi, mbyllja apo nderprerja e veprimtarise ekonomike i eshte njoftuar deges se tatimeve me shkrim, shuma e kontributeve per t’u paguar do te llogaritet sipas formules:

A ( numri i muajve te plote apo te pjesshem brenda periudhes se deklarimit gjate se ciles eshte kryer vep.ekonomike)
B ( numri i muajve te plote gjate periudhes se deklarimit)

Mbeshtetur ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.402, date 11.6.2001 “Per disa çeshtje ne zbatim te ligjit nr.7703, date 11.5.1993 “Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise” dhe te ligjit nr.7870, date 13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar llogaritja e kontributeve te sigurimeve shoqerore e shendetesore per efekt te kontrollit te zbatimit te kufijve minimale e maksimale te pagave, behet proporcionalisht me kohen e punuar. Keshtu:

  • Llogaritja e pages mujore per efekt te pagimit te kontributeve kur rezultojne nderprerje apo mungesa ne pune, ne rast se mungesat jane te vertetuara me raport mjekesor apo çdo dokumentacion tjeter te parashikuar nga Kodi i Punes apo ligji per Statusin e Nepunesit Civil, behet mbi pagen ditore faktike shumezuar me ditet e punuara ne fakt. Subjektet punedhenese jane te detyruar te bejne shenimet perkatese ne regjistrin e pagave te punonjesve punonjesve per kohen dhe arsyet e nderprerjes se punes.
  • Llogaritja e pages mujore per efekt te pagimit te kontributeve kur rezultojne nderprerje te perkoheshme (orare) ne pune te parashikuar nga Kodi i Punes dhe te dokumentuara per çdo rast nga punedhenesi, behet mbi pagen orare faktike shumezuar me oret e punuara ne fakt shumezuar me ditet e punuara ne fakt. Subjektet punedhenese jane te detyruar te bejne shenimet perkatese ne regjistrin e pagave te punonjesve per kohen dhe arsyet e nderprerjes se punes.
  • Llogaritja e pages mujore per efekt te pagimit te kontributeve, ne kufijte e pages minimale e maksimale, kur rezultojne nderprerje apo mungesa ne pune, por mungesat nuk jane te vertetuara me raport mjeksor apo çdo dokumentacion tjeter te parashikuar nga Kodi i Punes apo ligji per Statusin e Nepunesit Civil, behet mbi pagen ditore baze te parashikuar ne kontrate, e cila nuk mund te jete me e vogel se paga minimale e percaktuar, shumezuar ditet e punes per muajin te parashikuara ne kontraten e punes.

Nuk quhen te ardhura nga veprimtaria ekonomike dhe nuk u nenshtrohen llogaritjes se kontributeve perfitimet qe punemarresi merr, ne menyre te perhershme, nga fondet e sigurimeve shoqerore; kompensimet nga rritja e çmimeve; dhuratat ne te holla, qe nuk kane karakter te perhershem dhe te pergjithshem; te ardhurat nga detyrimi ushqimor, te caktuar me vendim gjykate; vlera e antidodeve, qe punedhenesi jep ne natyre per personat e punesuar sipas legjislacionit ne fuqi; shperblimet me karakter jo te perhershem, te lejuara ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi, shperblimet nga fondi i veçante, per rastet e fatkeqesive, per semundjet e gjata, per deme ne raste fatkeqesish te medha natyrore e per veprimtari te shquara; vlera e shpenzimeve per te punesuarit, qe kryejne veprimtari jashte qendres se banimit; honoraret apo shperblimet e tjera te kesaj natyre, qe nuk kane lidhje me marredheniet e punes.

VIII. DEBITORET

  1. Detyrimi ndaj Sigurimeve Shoqerore perfaqeson shumen e llogaritur per kontributet e papaguara brenda afateve ligjore. Keshtu detyrimi ndaj sigurimeve shoqerore perfaqeson shumen e kontributeve te papaguara, brenda afateve ligjore dhe shumen e kamatvonesave te arrira te llogaritura mbi kontributet e paderdhura.
    Detyrimi ndaj Sigurimeve Shoqerore llogaritet ne baze te deklarimit te subjektit te bere ne organet tatimore ose ne baze te listepagesave te dorezuara.
  2. Detyrimet e prapambetura para kalimit te subjektit ne organet tatimore
    Gjate vitit 2003, 2004 dhe deri me 31.05.2005 jane realizuar kater faza te transferimit te subjekteve ne organet tatimore per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore.
    a. Faza e pare e tranferimit per Tatimpaguesit me qender ne Tirane, te regjistruar ne degen e tatimpaguesve te medhenj eshte realizuar me 1 nentor 2003. Per keto subjekte jane fiksuar detyrimet kontributive te prapambetura dhe te papaguara deri ne fund te muajit tetor te vitit 2003. Shuma e detyrimeve kontributive te prapambetura nuk ndryshon me, perveç rasteve kur ato likuidohen pjeserisht ose plotesisht.Ndersa kamatvonesat vazhdojne te llogariten mbi shumen e fiksuar te detyrimit kontributiv, pra jane ne rritje.
    b. Faza e dyte e tranferimit per Tatimpaguesit e regjistruar ne mbeshtetje te ligjit nr.7928, date 27.4.1995 “Per tatimin mbi vleren e shtuar” eshte realizuar me 1 maj 2004. Per keto subjekte jane fiksuar detyrimet kontributive te prapambetura dhe te papaguara deri ne fund te muajit prill te vitit 2004. Shuma e detyrimeve kontributive te prapambetura nuk ndryshon me, perveç rasteve kur ato likuidohen pjeserisht ose plotesisht. Ndersa kamatvonesat vazhdojne te llogariten mbi shumen e fiksuar te detyrimit kontributiv, pra jane ne rritje.
    c. Faza e trete e tranferimit per Tatimpaguesit e regjistruar ne mbeshtetje te ligjit nr.8438, date 28.12.1998 “Per tatimin e thjeshtuar mbi fitimin” eshte realizuar me 1 janar 2005. Per keto subjekte jane fiksuar detyrimet kontributive te prapambetura dhe te papaguara deri ne fund te vitit 2004. Shuma e detyrimeve kontributive te prapambetura nuk ndryshon me, perveç rasteve kur ato likuidohen pjeserisht ose plotesisht. Ndersa kamatvonesat vazhdojne te llogariten mbi shumen e fiksuar te detyrimit kontributiv, pra jane ne rritje.
    d. Faza e katert e tranferimit per Institucionet buxhetore eshte realizuar me 1 qershor 2005. Edhe per keto subjekte jane fiksuar detyrimet kontributive te prapambetura dhe te papaguara deri ne fund te muajit maj te vitit 2005. Shuma e detyrimeve kontributive te prapambetura te rezultuara nuk ndryshon me, perveç rasteve kur ato likuidohen pjeserisht ose plotesisht. Ndersa kamatvonesat vazhdojne te llogariten mbi shumen e fiksuar te detyrimit kontributiv, pra jane ne rritje.
  3. Detyrimet te prapambetura te krijuara pas kalimit te subjektit ne organet tatimore
    Mbledhja e detyrimeve te prapambetura te subjekteve debitore, pas kalimit te tyre ne organet tatimore do te behet nga deget e tatimeve si per detyrimet e rezultuara para transferimit te sherbimit te mbledhjes se kontributeve nga organet tatimore, ashtu dhe per detyrimet e krijuara pas transferimit te tyre.
    Evidentimi i detyrimeve te prapambetura te krijuara do te behet sipas evidences se subjekteve debitore, formati tip.
    Per subjektet debitore shkembimi i te dhenave ndermjet agjensise se sigurimeve shoqerore dhe degeve te tatimeve do te behet sipas proçedurave te percaktuara ne Akt-Marreveshjen e perbashket te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe Drejtorise te Pergjithshme te Tatimeve “Per shkembimin e te dhenave pas transferimit te funksionit te mbledhjes se detyrimeve te prapambetura te kontributeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, si dhe proçedura per indentifikimin e ritransferimin e gjobave”.

Ne baze te nenit 19, te ligjit nr.9136, date 11.9.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, masa e interesit per pagese te vonuar te kontributeve per sigurimet shoqerore e shendetesore eshte 2 perqind per muajin e pare te voneses ose pjese te tij dhe 1 perqind per çdo muaj apo pjese te tij qe vijon.

IX. BASHKEPUNIMI ME ORGANET TATIMORE

Ne agjensite ne nenqark, ku ka dege tatimore, nje punonjes kontributesh do te jete per koordinimin dhe bashkepunimin e punes me organet tatimore.
Bashkepunimi konsiston :

  • ne ndjekjen dhe realizimin e te ardhurave te programuara nga subjektet qe kane kaluar ne organet tatimore.
  • rakordimin e pagesave te kryera nga subjektet ne organet e sigurimeve shoqerore nderkohe qe keto pagesa duhej te kryheshin ne organet tatimore,
  • evidentimin e subjekteve debitore,
  • ndjekja e ardhjes se listpagesave nga organet tatimore.
  • ndjekjen e listave te subjekteve qe kane paguar kontribute te sigurimeve shoqerore me numrin dhe pagen mesatare.

X. PROÇEDURAT PER TRAJTIMIN E DOKUMENTAVE TE ARDHURA

  1. Listepagesat, inventarizimi, kontrolli dhe arkivimi
    a. Mbeshtetur ne shkronjen “g”, pika 8 e Udhezimit te Ministrit te Financave nr.4, date 18.1.2005 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore” deget e tatimeve do te dergojne zyrtarisht listepagesat origjinale te sigurimeve shoqerore dhe tatimit mbi te ardhurat nga punesimi, sipas formatit te miratuar ( E-SIG 025/a), brenda afatit te percaktuar ne kete udhezim.
    Dorzimi i listepagesave nga deget e tatimeve do te behet, çdo muaj, me shkrese zyrtare ku te jene te listuara te gjitha subjektet qe kane dorzuar listepagesat e punonjesve, te jete percaktuar numri i fleteve te listepageses dhe numri i te siguruarve. Listepagesat do te jene te firmosura dhe te vulosura per çdo flete.
    b. Me ardhjen e listepagesave do te behet inventarizimi fizik i tyre nga punonjesi i kontributeve. Pas inventarizimit fzik te tyre, ne çdo rast, behet konfirmimi zyrtar i marrjes ne dorzim te listepagesave dhe nenshkruhet akti i marrjes ne dorezim.
    c. Pas perfundimit te inventarit fizik, behet kontrolli i tyre, per ruajtjen e nivelit minimal dhe maksimal te pagave mbi te cilen jane paguar kontributet, per llogaritjen e kontributit te sigurimit shoqeror, kontributit kundrejt diteve te punuara, etj.
    d. Ne se ka mangesi ne listepagesat e inventarizuara dhe te kontrolluara, se bashku me konfirmimin e marrjes se tyre ne dorezim, behen edhe reklamimet perkatese duke evidentuar mangesite e listepagesave, per çdo subjekt.

  2. Regjistrimi i subjekteve juridike dhe fizike me punemarres
    a. Pas inventarizimit dhe kontrollit te listepagesave fillon proçesi i regjistrimit ne “Regjistrin vjetor te subjekteve juridike dhe fizike me punemarres”, sipas formatit tip, bashkelidhur. Per plotesimin e tij do te sherbejne listepagesat deri ne pjesen e kontributit te llogaritur, ndersa per kontributin e paguar do te behet rakordimi i shumes te derguar, me format elektronik nga deget e tatimeve, me te dhenat e pageses se tyre ne finance. Keto te fundit do te hidhen ne regjister.
    b. Ne rastet kur kontributet nuk jane xhiruar ne llogarine e sigurimeve shoqerore ose nga llogaritjet e bera ka diferenca te papaguara, njoftohet zyrtarisht dega e tatimeve per xhirimin e kontributeve ose diferencave te rezultuara.

  3. Arkivimi i dokumentacionit te kontributeve dhe afatet
    a. Liste pagesave te subjekteve juridike dhe fizike me punemarres do t’u shenohet numri i punonjesve ne fund te çdo faqe, do te nenshkruhen nga inspektori i kontributeve dhe do te vulosen me vulen e agjensise, ne çdo faqe. Keto listepagesa duhet te arkivohen brenda 45 diteve nga ardhja e tyre. Dorzimi i listepagesave do te behet me proçes verbal, sipas formularit tip, bashkelidhur. Punonjesit e arkivit, pas marrjes se tyre ne dorezim, fillojne vendosjen e tyre ne dosjen e çdo subjekti.
    b. Regjistri vjetor i subjekteve juridike dhe fizike me punemarres dhe regjistri i subjekteve juridike dhe fizike pa punemarres dorezohet çdo vit ne arkive, mbasi perfundon regjistrimi dhe evidentimi i te dhenave kontributive, per çdo subjekt. Ato sekretohen dhe pas kesaj dorezohen ne arkiv me proçes verbal dorezimi, ku nenshkruan punonjesi i kontributeve si dorezues dhe arkivisti si marres ne dorezim.
    c. Se bashku me regjistrat vjetor dorzohen edhe te dhenat e perpunuara per kontributet te cilat i kane derguar deget e tatimeve, ne format elektronik. Keto te dhena i bashkelidhen regjistrave perkates.

  4. Subjektet debitore dhe kreditore per rimbursim
    a. Subjektet debitore qe kane rezultuar deri ne momentin e transferimit te tyre ne organet tatimore, sipas fazave te percaktuara ne vendimet e Keshillit te Ministrave, do te vazhdojne te mbahen si te tille deri ne momentin e likuidimit te plote te detyrimeve te prapambetura. Per keto detyrime do te vazhdoje te llogaritet kamatvonese dhe do te kete proçedure te veçante ndjekjeje, sipas aktmarreveshjes te perbashket te ISSH, ISKSH dhe DPT “Per shkembimin e te dhenave pas transferimit te funksionit te mbledhjes se detyrimeve te prapambetura te kontributeve nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, si dhe proçedura per indentifikimin e ritransferimin e gjobave”.
    b. Per subjektet debitore qe kane rezultuar pas kalimit te tyre ne organet tatimore do te kete evidentim te tyre ne evidencen e debitoreve.
    c. Ne zbatim te pikes 7 te Udhezimit te Ministrit te Financave nr.4, date 18.1.2005 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore”, per subjektet qe duhet te rimbursohen do te kete njoftim nga dega e tatimeve. Pas ketij njoftimi dhe ne prani te perfaqesuesit te subjektit, qe kerkon rimbursim, do te mbahet nje proçes verbal ne tre kopje. Fleta e pare e proçes verbalit i jepet finances per te bere xhirimin e shumes qe rezulton per rimbursim, nje kopje i jepet perfaqesuesit te subjektit dhe nje e mban punonjesi i kontributeve, sipas proçes verbalit tip, bashkelidhur.

  5. Te dhenat dhe raportimet statistikore
    a. Mbeshtetur ne piken 3.1 te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.771, date 13.11.2003 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve, shoqerore dhe shendetesore, ne Republiken e Shqiperise” te dhenat baze do te na dergohen nga organet tatimore, sipas percaktimeve te bera ne kete vendim. Mbeshtetur ne keto te dhena ju do te beni raportimet statistikore, brenda afateve te percaktuara.
    b. Pas ketij raportimi, ne nje afat kohor prej 15 ditesh, nga drejtorite rajonale do te perpunohen te dhenat e grumbulluara dhe do te raportohen ato te ndara sipas subjekteve. Pra per subjektet buxhetore, jobuxhetore, firma, te vetepunesuar private, te vetepunesuar ne bujqesi dhe sigurim vullnetar.

  6. Dhenia e vertetimeve
    a. Mbeshtetur ne shkronjen “g”, pika 8 e Udhezimit te Ministrit te Financave nr.4, date 18.1.2005 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore” per kohen qe listepagesa e sigurimeve shoqerore ( E-SIG 025/a), per personin juridik e fizik perkates, eshte likuiduar plotesisht, por nga dega e tatimeve nuk eshte derguar akoma ne organet e sigurimeve shoqerore, vertetimet per kontributet e paguara, qe kerkojne tatimpaguesit dhe individet kontribues, leshohen zyrtarisht nga organi tatimor perkates.
    b. Per periudhen kur dega e tatimeve i ka derguar listepagesat atehere vertetimet do te leshohen nga ana juaj, sipas modeleve te vertetimeve, bashkelidhur udhezimit.

  7. Pajisja e personave me numrin e sigurimit shoqeror; regjistrimi
    a. Mbeshtetur ne piken 1 te Udhezimit te Ministrit te Financave nr.4, date 18.1.2005 “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore” punedhenesit dhe personat e vetepunesuar duhet te pajisin personat per te cilet paguajne kontribute me Numrin e Sigurimit Shoqeror(NSSH), te cilin e terheqin nga organet e sigurimeve shoqerore. Per kete punedhenesit duhet te paraqesin listen emerore te punemarresve sipas formularit tip, bashkelidhur. Ne çdo rast te punesimit te ri punedhenesi do te sjelle liste shtese, per paisjen e tyre me numer sigurimi.
    Per subjektet qe hapin aktivitet per here te pare dhe qe do te paraqiten per marrjen e numrit te sigurimit shoqeror do t’u kerkohet:
    - Kopje e vendimit te gjykates
    - Çertifikate personale e punedhenesit
    - Lista emerore e punonjesve, sipas formatit tip.
    Pas kesaj subjektit te ri do ti vendoset numri ne regjistrin e subjekteve dhe me kete numer do ti hapet dosja perkatese ne arkive.
    b. Me transferimin e funksionit te mbledhjes te kontributeve ne organet tatimore nuk behen me regjistrime apo riregjistrime subjektesh, perveç regjistrimeve te subjekteve te rinj.

XI. DOKUMENTACIONI

A. Dokumentacioni i kontributeve.

  1. Regjistri i subjekteve juridike dhe fizike me punemarres per vitin
  2. Regjistri i subjekteve fizike pa punemarres per vitin
  3. Proçes verbale
    a. Proçes verbal “Mbi dorzimin e listepagesave te subjekteve ne arshive”
    b. Proçes verbal “Per rimbursimin e kontributeve te paguara teper”
  4. Kerkese “Per paisjen e punonjesve me NSSH”
  5. Vertetime
    a. Vertetim per personat Juridik/Fizik “Per kontributet e sigurimeve shoqerore”
    b.
    Vertetim per personat Fizik “Per kontributet e sigurimeve shoqerore”
  6. Evidenca e debitoreve
  7. Dokumentacioni i te vetepunesuarve ne bujqesi
    a. Regjistri themeltar i te vetepunesuarve ne bujqesi
    b. Vertetim per te vetepunesuarit ne bujqesi ( per efekt perfitimi nga ligji i sigurimeve shoqerore)
    c. Vertetim per te vetepunesuarat ne bujqesi per barrelindje
    d. Vertetim per te vetepunesuarit ne bujqesi per pagesat e kontributeve
  8. Dukumentacioni per skemen e sigurimit vullnetar eshte miratuar me rregulloren e sigurimit vullnetar.

B. Afatet e plotesimit te dokumentacionit dhe levizja e tyre
Dokumentat e kontributeve dhe rregullat baze per plotesimin e tyre jane te detyrueshme per t`u zbatuar ne menyre unike nga te gjithe organet dhe punonjesit perkates te sigurimeve shoqerore. Keto dokumenta tip jane pjese dhe aneks i kesaj rregulloreje.
Te gjitha dokumentat e kontributeve, plotesohen me pergjegjesi nga punonjesit perkates, ato ruhen dhe administrohen sipas afateve e rregullave te administrimit dhe arkivimit.

Pergjegjes per administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit jane punonjesit qe i kane ne perdorim sipas perkatesise.
Detyra per inventarizimin dhe administrimin e dokumentacionit te perfundoje brenda muajit prill te çdo viti per dokumentat e vitit te meparshem.
Per ndryshime ne dokumentat tip, qe jane pjese dhe aneks i kesaj rregulloreje, autorizohet Drejtori i Pergjithshem i ISSH.

XII. Rregullorja e kontributeve , nr. 36, date 24.10.2002 shfuqizohet.

XIII. Kjo rregullore hyn ne fuqi menjehere.

 

KRYETAR
Engjell BEJTJA

zip Shkarko Rregulloren ne word format (e zipuar) 05/01/2007,10:24 14.23 Kb
pdf Shkarko Rregulloren ne .PDF format 05/01/2007,10:25 52.98 Kb

Azhornuar së fundi ( Friday, 05 January 2007 )
 

Vizitorë në Linjë

Momentalisht janë 1 vizitor online