Kontributet e Detyrueshme
( 2 artikuj )
Sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyrë të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, për shkak të humbjes së aftësisë në punë, kjo për arsye moshe , sëmundje ose aksidente në punë, në një shumë që mbulon të paktën një standart minimal jetese.
Përfitimet nga ky ligj paguhen në bazë të ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), neni 2.
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.167, datë 29.03.2006, “Për disa çështje në zbatim të ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” te ndryshuar, dhe të ligjit Nr. 7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar, i cili përcakton masën dhe kriteret e pagesës së kontributeve.
Udhezim i Keshillit Administrativ te ISSH-se, nr. 1, date 11.5.2006 "Per zbatimin e Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr.167, datë 29.03.2006, “Për disa çështje në zbatim të ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” te ndryshuar, dhe të ligjit Nr. 7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar".
Rregullorja Nr.38, datë 07.09.2005, e Këshillit Administrativ, “Për kontributet e sigurimeve shoqërore” e cila përshkruan procedurat, personat përgjegjës, afatet, dokumentacionin etj.