|
Pakti i Stabilitetit dhe projekte për sigurimet sociale. |
| Printoni |
|
E-mail
|
Filloi projekti “Koordinimi i skemave rajonale të sigurimeve sociale”, në kuadrin e Paktit të Stabilitetit, mbledhja e fundit e të cilit u bë në Shqipëri në Tetor 2004. Në përfundim u hartua një raport me ekspertë të Këshillit të Europës dhe ekspertët rajonalë, sipas të cilit u caktuan nevojat për koordinimin e skemave të vëndeve të rajonit dhe filloi një projekt tre vjeçar ne këtë fushë.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore mori pjesë me specialistë në grupin e punës në Ministri të Punës dhe Çështjeve Sociale për realizimin e Projektit të Përafrimit të Legjislacionit në kuadër të reformave për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përfaqësues të ISSH morën pjesë në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Migracionit dhe Planit të Veprimit për implementimin e kësaj Strategjie.
|
|
|
Antarësimi në organizmat ndërkombëtarë |
| Printoni |
|
E-mail
|
|
Kanë vazhduar marrëdhëniet me organizmat ndërkombëtare. Në vijim të bashkëpunimit me ILO-n dhe me mbështetjen e saj u organizua aktiviteti 3-ditor (25 shkurt - 27 shkurt) që përfshiu konferencën me temë "Sfidat e sistemit të pensioneve në shqipëri dhe rajon" dhe seminarin "Trainimi teknik për plotësimin e kushteve të Konventës 102 të ILO-s).
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Raktifikimi i Konventës 102 rë ILO-s "Mbi Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë" |
| Printoni |
|
E-mail
|
|
Me ligj Nr. 9442, datë 16.11.2005 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë u ratifikua Konventa 102 e Organizatës Botërore të Punës (ILO) mbi “Sigurimet Shoqërore”, (Standartet minimale). Ky ligj hyri në fuqi më 01 Janar 2006.
Me ndryshimet në Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, që hynë në fuqi në Qershor 2005, u realizua përqasja e legjislacionit shqiptar me standartet e Konventës 102 të ILO-s për sigurimet shoqërore. Këto ndryshime janë si më poshtë vijon:
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Marrëdhëniet bilaterale me Mbretërinë e Hollandës |
| Printoni |
|
E-mail
|
Më 27 janar 2004 u dërgua nga Ambasada e Mbretërisë Hollandeze në Tiranë draft-Marrëveshja mbi “Eksportimin dhe dhënien e Përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore” midis Mbretërisë së Bashkuar të Hollandës dhe Republikës së Shqipërisë. Draft-Marrëveshja u diskutua nga specialistët e ISSH dhe në të u reflektuan propozimet e ngritura.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore është i përgatitur në pritje të një takimi dy palësh për vazhdimin e negociatave në nivel specialistësh.
|
|
|
Marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë |
| Printoni |
|
E-mail
|
|
Për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Institucionet Homologe u intesifikuan përpjekjet për negocimin e një Protokolli teknik Bashkëpunimi me Institucionin respektiv Gjerman. Më 26 Shkurt 2005 u nënshkrua Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis Institutit Gjerman të Sigurimeve për të Punësuarit (BfA) dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
Marrëdhëniet bilaterale me Francën |
| Printoni |
|
E-mail
|
Më 23 maj 2005 u nënshkrua nga Drejtorët e Përgjithshëm Protokolli Teknik i Bashkëpunimit midis Fondit Kombëtar të Pensioioneve të Francës (CNAV) dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) të Shqipërisë. Në kuadër të këtij Protokolli Palët Kontraktuese do të shkëmbejnë njohuritë dhe eksperiencën e tyre në fushën e organizimit dhe administrimit të sistemeve të sigurimeve shoqërore, marrëveshjeve ndërkombëtare e menaxhimit të deklaratës sociale të karrierës.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar tre vizita pune të stafit drejtues të ISSH ne CNAV.
|
|
|
Marrëdhëniet bilaterale me Italinë |
| Printoni |
|
E-mail
|
|
ISSH-ja në mënyrë indirekte është angazhuar në realizimin e Protokolleve të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministrisë së Solidaritetit Social të Italisë të nënshkruar në Maj 1997, Janar 1998 si dhe të Marrëveshjes për punësimin sezonal midis dy qeverive.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
<< Fillim < E mërparshme 1 2 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 7 nga 9 |