Skip to content
blue color orange color green color

Instituti i Sigurimeve Shoqerore

telefono.jpg
njoftime.jpg
pyetje.jpg
Home arrow OBJEKTIVAT E PROJEKTIT
OBJEKTIVAT E PROJEKTIT
Objektivat specifike | Printoni |  E-mail
Objektivat e këtij projekti janë për të përmirësuar kapacitetin e ISSH-së në menaxhimin e të drejtave të sigurimit shoqëror, me qëllim që të arrihet një sistem i qëndrueshëm nëpërmjet përmirësimit të mbledhjes së kontributeve shoqërore, zgjerimit të mbulimit dhe i të drejtave të përcaktuara, përkufizimit të procedurave standarte dhe i mekanizmave të kontrollit për pagesat e përfituesve, përdorimit më efikas dhe transparent të shpenzimeve publike dhe të përputhshmërisë strategjike me planin financiar afat-mesëm.
 
Objektiva të përgjithshëm | Printoni |  E-mail
  • Të japë asistencë teknike për të zhvilluar më tej sistemin e sigurimeve shoqërore, në përputhje me nevojat e një shoqërie demokratike me orientim drejt tregut, të sigurojë një unifikim të metodave të sigurimit me normat e BE-së në fushën e mbrojtjes sociale.
  • Të mbështesë reformat administrative të Qeverisë mbi strategjinë aktuale të sigurimeve shoqërore, të konsolidojë funksionet kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të krijojë themelin për përmirësime të sistemit të pensioneve në Shqipëri në të ardhmen.