Baza ligjore:

  • Ligji nr. 9361, datë 24.03.2005 “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të forcave detare në pension”.

Personat përfitues:

  • Sipas këtij Ligji përfitojnë efektivat oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e të polumbarëve të forcave detare.

Lloji i përfitimit:

  • Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë.

Kushtet e përfitimit:

  • Efektivat lundrues oficerë dhe nënoficerë lundrues të nëndetëseve e të polumbarëve të forcave detare, të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike.

Masa e përfitimit:

  • 50% e pagës referuese, kur keni shërbyer jo më pak se 12,5 vite kalendarike; 30% e pagës referuese, kur keni shërbyer jo më pak se 10 vite kalendarike; 20% e pagës referuese, kur keni shërbyer jo më pak se 7 vite kalendarike; Shuma e pensionit të plotë të pleqërisë plus masën e trajtimit të veçantë financiar, nuk mund të jetë më e madhe se 50% e pagës referuese të oficerit dhe nënoficerit të nëndetëses dhe të polumbarit, në çastin që i ka lindur e drejta për këtë përfitim.

Dokumentacioni:

  • Paraqituni në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin, dhe pajisuni me format- kërkesën; Mbi bazë të kësaj kërkese, struktura nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie dërgon në rrugë postare vërtetimin e viteve të shërbimit dhe të pagës referuese në ISSH, nga ku përcillet në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore; Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose çertifikatë personale.