Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Astrit Hado, mblodhi sot Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të diskutuar rreth prioriteteve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2016. Z. Hado theksoi se përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve do të jenë prioriteti  i punës së stafit të ISSH-së.

Gjithashtu, ai vuri theksin në komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët, si dhe angazhimin e çdo punonjësi për realizimin e planit për të ardhurat nga të vetëpunësuarit në bujqësi dhe kontributi vullnetar. “Institucioni ynë është i lidhur me çdo familje, ndaj dhe përgjegjësia jonë është e madhe. Ju kërkoj që të drejtoni stafet tuaja në një komunikim të vazhdueshëm me çdo qytetar, për të bërë të mundur një shërbim më të mirë dhe një afrim të bashkëqytetarëve, si pjesë e bashkëudhëtimit tonë”, theksoi z. Hado.