Baza ligjore:

  • Ligji nr. 8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar.
  • Ligji nr. 9650, date 27.11.2006.

Lloji i përfitimit:

  • Shpërblim mujor për familje.

Përfituesit:

  • Ky shpërblim iu jepet familjarëve të Dëshmorit të Atdheut. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat nën kujdestari, sipas çertifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut.

Kushtet dhe masa e përfitimit:

  • Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë: bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas çertifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut;
  • Masa e shpërblimit mujor për familjen e “Dëshmorit të Atdheut” është 7 000 lekë.

Dokumentacioni, bashkëngjitur kërkesës:

  • Çertifikatë familjare në çastin e vdekjes së dëshmorit;
  • Çertifikatë e vdekjes së dëshmorit;
  • Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose çertifikatë personale e përfituesit;
  • Çertifikatë familjare e kohëve të fundit (kur familjari ushtron të drejtën);
  • Prokurë e posaçme për autorizimin e familjarit që do të tërheqë shpërblimin;
  • Vërtetimin e vazhdimit të shkollës për jetimët, që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar;
  • Çertifikatë e vdekjes së familjarit të mëparshëm, kur duhet zëvendësuar.