Për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, shërbimi cilësor ndaj qytetarëve është objektivi më i rëndësishëm, prandaj çdo ditë stafi ynë në të gjithë Shqipërinë punon që të eleminojë burokracitë dhe rradhët e panevojshme.

Një nga këto shërbime është edhe pagesa e pensioneve në banka, e cila e ndërthurur edhe me sistemet informatike i mundëson qytetarëve që të marrin përfitime të drejta, në kohën e duhur.

Tashmë, listës së bankave që ofrojnë shërbimin e tërheqjes së pensioneve pa asnjë komision iu bashkua edhe Banka Societe Generale.

Kjo do të thotë më shumë mundësi dhe më shumë përkushtim, në respekt të atyre që kanë punuar gjithë jetën!

Bankat që ofrojnë këtë shërbim janë:

1. Banka Credins;

2. Banka Kombëtare Tregëtare;

3. Intesa Sanpaolo Bank Albania;

4. Union Bank;

5. ABI Bank;

6. First Investment Bank;

7. Banka Societe Generale.