Skema e trajtimit të veçantë financiar të punonjësve të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake.

Baza ligjore:

  • Ligji nr. 9179, datë 29.1.2004 “Për një trajtim të veçantë financiar të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake “, i ndryshuar.

Ndryshimet:

  • Ligji nr. 9687, datë 5.03.2007.

Personat përfitues:

  • Sipas këtij Ligji përfitojnë punonjësit që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.

Lloji i përfitimit:

  • Trajtimi i veçantë financiar.

Kushtet dhe  masa e përfitimit:

  • Në datën 31.12.2002 të kenë qenë në marrëdhënie pune në Kombinatin Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe Uzinën e Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparimit të Avioneve në Kuçovë, ose të jenë trajtuar në bazë të VKM-së nr. 389, datë 08.08.2002 dhe VKM-së nr. 695, datë 27.12.2002;
  • Të kenë periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 15 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 18 vjet për gratë dhe periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 18 vjet dhe periudhë sigurimi jo më pak se 23 vjet për burra;
  • Të kenë ndërprerë aktivitetin ekonomik;
  • Masa e përfitimit për këta punonjës është e barabarte me 70 për qind te bazës së vlerësuar por jo më shumë se pensioni maximal;
  • Në rastet kur për llogaritjen e bazës se vlerësuar mungojnë dokumentet përkatëse, masa e përfitimit minimal përcaktohet me VKM.

Lidhur me këtë përfitim, nuk procedohet në vijim, pasi në Ligj është parashikuar një datë kufi e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit deri më 30.09.2004.