Faqja e internetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore përmban informacion përmbledhës dhe lidhje të faqeve zyrtare të internetit të institucioneve të tjera.

Gjatë navigimit në portal, në skedarët log të server-it ruhen të dhëna si adresa IP, data, koha dhe faqet e vizituara nga përdoruesi. Të dhënat e ruajtura në server përdoren vetëm për qëllime statistikore.

Të dhënat tuaja personale dhe informacioni i dhënë në rubrikën “Pyesni online” dhe “Denonco online”, ruhen në server në mënyrë anonime.

Informacionet që ruhen në server janë konfidenciale, nuk ju ofrohen palëve të treta dhe përdoren në përputhje të plotë me ligjin nr. 9887, date 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. (www.idp.al)