Baza ligjore:

  • Ligji nr. 9128, datë 29.07.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, i ndryshuar.

Ndryshimet:

  • Ligji nr. 10135, datë 11.05.2009;
  • Ligj nr. 10353, datë 18.11.2010.

Personat përfitues:

  • Sipas këtij Ligji, përfitojnë pilotët ushtarakë që kanë fluturuar me avionë reaktivë dhe me helikë dhe bordi avion-drejtues i tyre, si dhe pilotët dhe teknikët fluturues të Njësisë të Transportit Mjekësor me helikopter.
  • pilotët/teknikët e Forcave të Armatosura, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
  • pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
  • pilotët/teknikët e repartit të helikopterëve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;
  • pilotët/teknikët e Gardës së Republikës, të cilët kanë fluturuar me helikopterë.”.

Lloji i përfitimit:

  • Trajtim i veçantë financiar në shtesë të pensionit të pleqërisë.

Kushtet dhe masa e përfitimit:
Pilotët, të cilët kanë fluturuar me avionë reaktivë, avionë me helikë dhe helikopterë dhe që kanë plotësuar ose plotësojnë kushtet për pension pleqërie, përfitojnë, përveç pensionit të pleqërisë, një trajtim të veçantë financiar, në shtesë të pensionit, në masën:
1. 50 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie:
a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;
b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 16,5 (gjashtëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.
2. 35 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie:
a) kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 (tetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike;
b) kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë dhe me helikopterë jo më pak se 12,5 (dymbëdhjetë vjet e gjashtë muaj) vite kalendarike.
3. 25 për qind të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet avion drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 vite vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension.”.

Dokumentacioni:

Drejtohuni në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin, dhe pajisuni me dy format- kërkese:

  • Një format-kërkesë e plotësuar paraqitet në strukturat, nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie. Mbi bazë të kësaj kërkese, këto struktura, dërgojnë në rrugë postare vërtetimin e viteve të shërbimit dhe të pagës referuese në strukturën rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin;
  • Formatit tjetër të kërkesës, plotësuar në të gjitha rubrikat, i bashkëlidhet dokumentacioni i renditur më poshtë për çdo përfitim, dhe paraqitet pranë DRSSH-së, ku keni vendbanimin.
  • Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose çertifikatë personale.