-         Në zbatim të nenit 92, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar me Ligjin nr. 104/2014, datë 31.07.2014, mosha e daljes në pension pleqërie në harkun kohor 01.01.2016 – 31.12.2016, për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 4 muaj.

-         Gjatë vitit 2016 plotësojnë moshën për pension pleqërie gratë e lindura në periudhën kohore 01.11.1955 – 31.08.1956.

-         Përsa i përket vjetërsisë në punë, ajo rritet me 4 muaj në vit, si për burrat dhe për gratë. Pra 35 vite 8 muaj për të gjithë ata që dalin në pension në vitin 2016.

-         Periudha minimale e sigurimit, apo viteve të punës nuk ndryshon, mbetet 15 vite.

-          “Pensioni i reduktuar” përfitohet deri në tre vite përpara plotësimit të moshës për pension pleqërie, me kusht që, kërkuesi, qoftë burrë apo grua, nëse kërkon të përfitojë pension të reduktuar në vitin 2016, duhet të këtë plotësuar 35 vite e 8 muaj periudhë sigurimi si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, pra kur plotëson moshën për pension pleqërie ai nuk ndryshon.