Deklaratë për shtyp

Nisur nga denoncimi i bërë më datë 17 shkurt 2020, në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizion), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i ALSSH Krujë, si dhe Inspektorit të Bujkut në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Z. Astrit Hado, vendosi menjëherë shkarkimin nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të të dy zyrtarëve.

Z. Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë qytetarët, se në zbatim të Vendimeve të Këshillit të Ministrave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID 19, aplikimet për shërbimet që ofron ISSH-ja do të jenë vetëm online.

Në zyrat e pritjes pranë agjencive tona nuk do të ofrohet shërbim në sportele, për të shmangur kontaktet fizike. Në çdo agjenci janë afishuar numrat e telefonave të punonjësve për të asistuar këdo që kërkon ndihmë për aplikim apo shërbim. Dokumentet origjinale duhet të dorëzohen përmes Postës shqiptare sha, në adresë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku aplikohet për shërbim.

Aplikimet për pagesat e barrëlindjes do të bëhen online dhe raportet e barrëlindjes, si dhe raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme do të skanohen dhe do të ngarkohen në portal. Pagesat për barrëlindje do të paguhen normalisht nëse aplikimi është bërë online dhe kanë bashkangjitur kopje të skanuara të raportit mjekësor, pavarësisht mungesës së raportit origjinal. Raportet origjinale duhet të dërgohen me postë në adresë të DRSSH.

Personat që janë invalidë dhe kanë datën e rikomisionimit do t’iu shtyhet rikomisionimi për më vonë, ndërkohë që pagesa do të vijojë për ta edhe për këtë muaj.

Personat që tërheqin në bankë pensionin dhe që duhet të bënin deklaratat pranë bankave për vazhdimin e pagesës do ta përfitojnë pagesën, ndërkohë që deklarimi do t’iu shtyhet.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve që për të aplikuar për shërbim nga ISSH të mos paraqiten në sportelet e agjencive të ISSH-së, por të aplikojnë online.

Për përballimin me sukses të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ve në dispozicion të qytetarëve numrat e telefonit, sipas DRSSH-ve, Degëve të Sigurimeve Shoqërore dhe ALSSH-ve.

Kjo për të qenë sa më pranë jush për çdo problem dhe shqetësim që ju do të keni.

Edhe njëherë ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që duan të aplikojnë për shërbime të ofruara nga ISSH, të mos paraqiten pranë sporteleve të ALSSH-ve, por të aplikojnë online.

Shkarko në PDF

Një zjarr ka përfshirë sot, në datën 05 shtator 2020, në 07 e 20 minuta, godinën e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier.

Godina, e cila ndodhet në lagjen “15 Tetori”, u përfshi papritur nga zjarri, por përdorimi i materialeve antizjarr dhe mbërritja në pak minuta e zjarrfikësve ka bërë të mundur që flakët të shuhen shpejt.

Drejtuesi rajonal i sigurimeve shoqërore, Andius Olldashi, konfirmoi se nuk ka asnjë dëm në njerëz, por vetëm pak dëme në disa materiale administrative dhe në disa dosje të mbyllura të përfitimeve të pensioneve. Ndërkaq, Instituti i Sigurimeve Shoqërore deklaron se nga dëmtimi i materialeve në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier nuk preket asnjë përfitues, pasi të gjitha dosjet e pensionistëve janë të dixhitalizuara dhe ndodhen në arkivën online të këtij institucioni.

ISSH falenderon punonjësit e zjarrfikëseve të Fierit për reagimin e shpejtë, duke bërë të mundur minimizimin e dëmeve.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së u shpreh se do të ketë edhe një hetim administrativ mbi shkaqet e rënies së zjarrit në godinë.