Znj Braho, së pari ju uroj për detyrën. Keni marrë drejtimin e një institucioni me një peshë të madhe në buxhetin e shtetit dhe një peshë të madhe sociale. Cilat mendoni se janë sfidat e tua në këtë detyrë?

Faleminderit që më jepni mundësinë që përmes jush të komunikoj me publikun për projektet e një institucioni kaq të rëndësishëm në jetën e shumë shqiptarëve. Unë erdha në këtë detyrë si kandidaturë e PDIU-t dhe dëshiroj të falenderoj për besimin ndaj meje si të drejtuesve të partisë sime ashtu edhe të Ministrit të Financave për një detyrë kaq të rëndësishme, si në aspektin social, ashtu edhe për peshën e madhe që ka në buxhetin e shtetit. E kam ndjekur dinamikën e këtij institucioni dhe besoj se, përvoja ime në fushën e menaxhimit financiar, por edhe përvoja e rëndësishme e stafit që kam gjetur në ISSH, do të më shërbejë për të arritur objektivat lidhur me nje shërbim sa me të shpejtë dhe për një menaxhim të mire të parave të kontribuesve shqiptarë, me qëllimin që gjithkush të marrë atë që i takon dhe në kohën më të shpejtë.

-Është folur për disa reforma, ku parashikohet deri në verifikimin online të llogarive personale nga kontribuesit dhe pensionistët. A mund të na thoni, se në cilën fazë është ky projekt ambicioz?

Sistemet e sigurimeve shoqërore janë sisteme financiare që ndjekin trendin e zhvillimeve të shoqërisë dhe për rrjedhojë janë gjithnjë në reformim për tju përshtatur ndryshimeve. Përsa i përket pyetjes tuaj për verifikimin on line të llogarive personale, kjo ështe një reformë administrative që do të bëjë të mundur lehtësimin e punës, uljen e kohës së shërbimit ndaj qytetarit, rritjen e saktësisë së llogaritjev si dhe rritjen e transparencës ndaj klientëve tanë. Ky projekt është në zhvillim e sipër dhe po vazhdon puna për implementimin me sukses të tij. Në përfundim të këtij procesi, qytetarët shqiptarë kudo që të ndodhen do të kenë mundësinë për të kontrolluar llogarinë e tyre personale përsa i përket periudhave kontributive që kanë, kontributet e paguara ose përfitimet që ju takon.

-Cilat kanë qenë efektet e deritanishme të sfidës së dixhitalizimit të të dhënave. Domethënë, çfarë ka përfituar më shpejt qytetari në këtë proces?

Dixhitalizimi i të dhënave ka qënë dhe është një sfidë e vërtetë për sigurimet shoqërore për disa arsye. Së pari sfidë është ngritja e një sistemi informatik modern që të mund të ofrojë shërbimin e përmendur më sipër si dhe për të garantuar sigurine e të dhënave kontributive. Ky sistem është një sistem kompleks nga pikpamja e konceptimit dhe e ndërtimit të tij për vetë veccoritë e sigurimeve shoqërore shqiptare. Së dyti sasia e dokumentacionit që do të dixhitalizohet është e madhe, me cilësi të ndryshme të letrës për shkak të kohës kur është krijuar si dokumentacion por edhe të kushteve të ruajtjes se tij, me formate dhe shkrime dore të ndryshme gjë që nuk lejon përdorimin e mjeteve moderne të leximit të të dhënave por na detyron që të përdorim hedhjen manuale të tyre në sistem, dokumentacioni që dixhitalizohet në të njëjtën kohë përdoret si burim për lidhjen e përfitimeve të reja të përditshme. Përsa i përket përfitimit të qytetarit, ky përfitim është i dukshëm në kohën në të cilin jepen përfitimet dhe me kënaqësi konstatoj që koha e lidhjes së pensioneve është ulur ndjeshëm në një afat prej rreth 21 ditësh nga 60 ditë që parashikohet në ligj. Dhënia e vërtetimeve të ndryshme për qytetarët për atë pjësë të të dhënave të dixhitalizuar realizohet në një kohë rekord duke shmangur vonesat dhe abuzimet në këtë drejtim

-Viti 2012 ka qenë viti i parashikuar për përfundimin e reformës së rritjes së moshës. A pritet që përfundimi i kësaj reforme për atë pjesë që njihet si Kategori III, të rrisë brenda këtij vitit numrin e pensionistëve?

Viti 2012 është realisht viti kur përfundon rritja graduale e moshës së daljes në pension dhe në fakt pritet një rritje e numrit të personave që do të dalin në pension. Por nga ana jonë janë marrë të gjitha masat që pensionistët të marrin në kohë pensionin që ju takon si rezultat i kontributeve të paguara.

-Një grup pune i Bankës Botërore po konsulton së fundmi qeverinë për ndryshimet në skemën e pensioneve. Vetë Shefi i qeverisë është shprehur se ndan të njëjtin qëndrim me opozitën për nevojen e reformimit të skemës së pensioneve, duke përmendur domosdoshmërinë e vullnetit të përbashkët politik për të bërë të mundur diçka të tillë. Cili është opinioni juaj? Përse është i nevojshëm vullneti politik për të ndërmarrë një reformë të tillë?

Edhe unë si gjithë stafi teknik i ISSH-së ndajmë të njëjtin opinion përsa i përket reformës në sigurime shoqërore. Është domosdoshmëri konsensusi politik por edhe publik për suksesin e reformës së parashikuar në skemën e penioneve. Kjo domosdoshmëri vjen për faktin qe skema e pensioneve është afatgjatë, pra që kalon mandatin e disa qeverive, prek gjithë popullsinë e vendit dhe skema e pensionit i takon publikut shqiptar dhe nuk është pronë e asnjë force politike në vend. Gjithashtu, është e rëndësishme të arrihet ndërgjegjësimi i publikut për domosdoshmërinë për reformë dhe të mund të arrihet edhe konsensusi publik për llojin e reformës që planifikohet të merret.

-Çështja e ushtarakëve mbetet gjithnjë një çështje e hapur. A mund të na thoni me se si po shkon çështja e lidhjes për pensionet e parakohshme apo për rillogaritjen?

Nga pikpamja administrative, për ISSH, si organ i ngarkuar me ligj për menaxhimin dhe administrimin e skemës së trajtimit të ushtarakëve, me miratimin e pastaj me fillimin e zbatimit të ligjit nr. 10 142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, çështja e trajtimit të ushtarakëve tashmë është e zgjidhur.

Pra, ne si institucion vetëm zbatojmë ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi për këto lloj përfitimesh dhe trajtimesh të veçanta. Në këtë kontekst ne vazhdojmë të lidhim, rillogarisim dhe të paguajmë pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi për të gjithë ish ushtarakët që ju plotësohet dosja nga organet përkatëse si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme etj. Shpejtësia apo ngadalësimi i këtij procesi varet nga institucionet e linjës për dërgimin pranë nesh të dokumentacionit të parashikuar në ligj dhe aktet nënligjore. Unë mund të garantoj të gjithë këtë shtresë të qytetarëve që llogaritja e përfitimeve të tyre nga ana jonë do të bëhet në një kohë shumë të shkurtër.

Në këto kushte, si organ i ngarkuar me ligj ISSH dhe organet e tij vartëse në të 12 DRSSH-të ka organizuar punën për llogaritjen e dhënien e përfitimeve për të gjithë ata kategori ushtarakësh që janë subjekt i ligjit. I veçantë është fakti se me këtë ligj janë vënë në kushte përfitimi jo vetëm ushtarakët apo familjaret e tyre, kur ushtarakët ndërpresin karierën, por janë vënë në përfitim të pensionit suplementar të ushtarakut dhe ata ushtarakë të cilët për efekt të moshës janë në pension pleqërie. Në këtë këndvështrim dhe ngarkesa e punonjësve të sistemit ka qenë relativisht e lartë. Kështu nga data e fillimit të zbatimit të ligjit deri më tani janë llogaritur, rillogaritur e janë vënë nën pagesë:

1. 4100 pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi;

2. 4000 pensione suplementare.

Theksojmë se nga ana jonë janë marrë masa të plota duke monitoruar të gjithë procesin e llogaritjes apo të rillogaritjes së përfitimeve. Gjithashtu ju informojmë se ISSH vazhdon të botojë në faqen zyrtare të internetit listën emërore për pensionet e llogaritura sipas DRSSH-ve ku ushtarakët kanë qendrën e tyre të banimit.

Ç’përfaqëson sigurimi vullnetar?
Sigurimi vullnetar është një e drejtë që vepron për të gjithë personat e interesuar, shtetas shqiptarë ose të huaj në Shqipëri, dhe jo vetëm për shtetasit shqiptarë kur jetojnë jashtë shtetit. Në kushtet kur për të përfituar një pension pleqërie duhen 15-35 vjet sigurim, është e rëndësishme që të mos krijohen ndërprerje në karrierën e punës dhe në periudhat e sigurimit. Në çdo moment të jetës së tij çdo individ duhet të jetë i siguruar. Personat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, duhet të jenë klientë të skemës së sigurimit vullnetar për të qënë të siguruar në vazhdimësi. Kjo skemë njeh të drejtën për vazhdimin vullnetar të sigurimit në kushtet e ndërprerjes së sigurimit të detyrueshëm. Është në interes të qytetarëve që nëse ndërpresin sigurimin e detyrueshëm, të vazhdojnë sigurimin në mënyrë vullnetare. Në këtë rast ata sigurohen për të gjitha degët e sigurimit që kanë pasur në sigurimin e detyrueshëm si: në rast sëmundjeje, invaliditeti nga aksidenti në punë e sëmundjet profesionale, barrëlindje, si dhe për të gjitha llojet e pensioneve. Kjo skemë njeh të drejtën për mbulim vullnetar të periudhave të kaluara. Si rrjedhojë personat e interesuar mund të sigurohen vullnetarisht për periudha të kaluara, që nuk janë mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm, duke filluar nga 01.10.1993. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familiar.

Cila është procedura që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë për konfirmimin e periudhave kontributive në Shqipëri?
Cdo qytetar duhet të paraqitet pranë DRSSH të rajonit ku ka punuar me librezën e punës ose në rast se i mungon libreza do të plotësojë një formular me rubrikat përkatëse siç janë gjeneralitetet, rubrikat e punës, periudhat dhe institucioni ku ka punuar dhe pas këtij momenti verifikohen të dhënat në arkiv dhe plotësohet formulary, në të cilin çdo person mund të shikojë sa vite ka të siguruara dhe sa do t’i duhen atij për të përfituar pension të pjesshëm apo të plotë.

Si mund të veprojë një qytetar i interesuar për kompletimin e viteve të punës për të përfituar pension të pjesshëm apo të plotë?
Për të përfituar një pension të plotë, duhen plotësuar dy kushte kryesore: mosha (e cila është 65 vjeç për meshkujt dhe 60 për femrat), si dhe vjetërsia në punë (35 vite), ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për meshkujt dhe koha e studimeve universitare për femrat. Shumë persona të larguar nga Shqipëria kanë një vjetërsi pune në qëndra të ndryshme prodhuese dhe joprodhuese, për periudhën e jetuar në vend. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm kërkohen 15 vite sigurimi në punë. Aktualisht ka shumë shtetas që janë në prag përfitimi, por që ju mungojnë 1 ose disa vite sigurimi. Në këto kushte, edhe periudhat e mbuluara humbasin. Mjafton që personat t’i mbulojnë me sigurim vullnetar këto vite të munguara e të plotësojnë deri në 15 vjet sigurime për të përfituar një pension të pjesshëm.

Sa është masa e kontributit të sigurimit vullnetar ?
Masa e kontributit të sigurimit vullnetar për të përfituar nga kjo skemë duke filluar nga 01.07.2012 është 3 952 lekë në muaj, masë kjo që ndryshon çdo vit, si rrjedhojë e indeksimit vjetor të pensioneve.

Cilat janë kushtet për të qenë në skemën e sigurimit vullnetar ?
Kushtet që duhet të plotësojë çdo shtetas që të sigurohet vullnetarisht janë: të ketë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension. Gjithashtu, i interesuari duhet të bëjë sigurimin para lindjes të së drejtës për përfitim nga ligji për sigurimet shoqërore. Këta individë që do të përfshihen në këtë skemë nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetpunësuarve në bujqësi, si dhe nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm.

Si realizohet përfshirja në skemën e sigurimit vullnetar dhe a ka ndryshime mes procedurës që duhet të ndjekë një qytetar që jeton në Shqipëri dhe një emigranti?
Procedura është e njëjtë si për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Shqipëri dhe për ata që jetojnë jashtë. Por ndryshe nga ata që jetojnë në Shqipëri, emigrantët në rast se nuk kanë mundësi të paraqiten personalisht, mund të autorizojnë të afërmit e tyre për të lidhur marrëveshjen pranë Agjencive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në rrethin ku kanë banuar, sepse atje është arkivuar dhe vjetërsia në punë e tij. Personi i autorizuar, së bashku me një fotokopje të kartës së identitetit dhe librezën e punës, paraqitet në ALSSH, ku do të marrë informacionin e duhur për masën e pagesës dhe periudhës që duhet të kompletojë për të përfituar një pension të plotë ose të pjesshëm. Pas kësaj hartohet urdhër veprimi me të cilin i interesuari paraqitet në bankë dhe bën pagesën dhe mbi këtë bazë personi i autorizuar lidh një marrëveshje me sigurimet shoqërore. Në këtë moment emigranti konsiderohet i siguruar. Këtu më duhet të theksoj faktin se kur kontributet paguhen për vitin korent mund të përfitohen ulje në varësi të pagesës që kryen qytetari. Në fillim të tremujorit zbritet 1.5% nga shuma e kontributeve, për pagesa gjashtëmujore zbritet 3% e kontributeve dhe vjetore zbritet 6% e shumës së derdhur për kontribut.

Duke pasur parasysh faktin se përfshirja në skemën e sigurimit vullnetar ka në qendër të saj shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë, si bëhet i mundur informimi i tyre për historikun e vjetërsisë në punë që kanë në Shqipëri si dhe mënyrën dhe pagesat që duhet të kryejnë?
Meqënëse rreth 1/3 e popullsisë shqiptare është në emigracion, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka detyrimin moral dhe institucional për informimin e emigrantëve në lidhje me skemën e sigurimeve shoqërore. Informimi i emigrantëve në lidhje me legjislacionin e sigurimeve shoqërore merr një rëndësi të veçantë, pasi mjaft emigrantë jetojnë larg vendit të tyre dhe kjo e bën të vështirë marrjen e informacionit në lidhje me legjislacionin e sigurimeve shoqërore. Në këtë kuadër, ISSH, ka përdorur të gjitha mundësitë dhe mjetet e informacionit, për të informuar dhe për të mbajtur gjithnjë në dijeni të zhvillimeve më të fundit, përsa i përket ndryshimeve në legjislacionin e sigurimeve shoqërore. Kjo është bërë nëpërmjet organeve të medias së shkruar dhe vizive, nëpërmjet shtypit, fletëpalosjeve, posterave, suplementeve posaçërisht për emigrantët, dhe një pjesë e tyre janë dërguar në shtetet fqinje nëpërmjet shtypit.
Një rëndësi të konsiderueshme ka nënshkrimi i protokolleve të marrëveshjeve me disa patronate në Itali si Patronato INAS CISL, i cili ka zyrë përfaqësimi dhe në Tiranë, si dhe Patronato ACLI (Patronat ACLI, ka zyra përfaqësimi në Tiranë dhe Shkodër). Patronato INAS CISL, operon me 800 degë në të gjithë Italinë dhe në shumë vende të tjera, ndërsa Patronatet ACAI dhe ACLI, operojnë në 400 degë në të gjithë Italinë dhe në vende të tjera të Europës.
Për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve që ndodhen në Itali është vendosur një numër telefoni në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Drejtorinë e Kontributeve,0035542233400. Ky numër i shërben çdo emigranti që jeton në Itali për të telefonuar direkt nga zyra e Patronatit Acli në Romë për çdo informacion dhe paqartësi që ata kanë në lidhje me historitë e tyre kontributive, në lidhje me ndryshimin e normës së kontributit apo diçka tjetër që ka të bëjë me ligjin e sigurimeve shoqërore.
Gjatë periudhës që emigrantët kthehen me pushime në Shqipëri, në të gjitha pikat doganore shpërndahen fletepalosje, vendosen postera dhe materiale të tjera publicistike, që kanë si qëllim informimin e emigrantëve për legjislacionin e sigurimeve shoqërore, sidomos për probleme që lidhen me emigrantët.

Si mund të veprojnë emigrantët për të konfirmuar periudhat kontributive që kanë në Shqipëri?
Krahas rolit të madh që luajnë Patronatet INAS CISL dhe ACLI, në konfirmimin e periudhave kontributive, konfirmimi i periudhave kontributive, për emigrantët bëhet edhe kur ata vijnë vetë fizikisht dhe e kërkojnë këtë nga organet e sigurimeve shoqërore, por edhe kur ndodhen jashtë vendit sipas kërkesës individuale, që bëhet ose nga vetë emigranti, ose nëpërmjet patronateve të mësipërm, në Itali. Nëpërmjet patronateve, emigrantët bëjnë kërkesa në ISSH, duke plotësuar formulare 2 gjuhësh. Një nga formularët shërben për sqarime që kërkohen për legjislacionin e sigurimeve shoqërore, duke e lidhur dhe me problemet që kanë. Patronatet në formë elektronike e dërgojnë kërkesën në ISSH, ku për këto raste përgjigja jepet brenda ditës. Formulari tjetër shërben për konfirmimin e periudhave kontributive. Ky formular dy gjuhësh përmban gjeneralitetet e personit kërkues dhe rubrikat e punës dhe periudhat dhe institucionet ku ka punuar emigranti. Ai dërgohet në formë elektronike në adresat e publikuara të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Menjëherë ISSH i dërgon kërkesën në formë elektronike dhe zyrtare DRSSh-së ku emigranti ka punuar dhe ka dokumentacionin e punës. DRSSH-ja brenda muajit bën konfirmimin e periudhës kontributive dhe ja dërgon ISSH-së në formë elektronike dhe zyrtare. ISSH, sapo merr konfirmimin në formë elektronike, e nis menjëherë në adresën e Patronatit përkatës për ta marrë emigranti kërkues. Me mbërritjen në rrugë zyrtare në ISSH, dokumentacioni që konfirmon vjetërsinë në punë, i dërgohet zyrtarisht Patronatit për ta përcjellë në adresën e emigrantit. Ky dokument zëvendëson librezën e punës dhe është i vlefshëm për të gjitha përfitimet që ofrohen nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore.

Cilat janë kategoritë që përfitojnë nga sigurimi vullnetar?

Një kategori relativisht e madhe personash janë në kushtet e emigracionit illegal, si dhe të regjistrimit me identitet të rremë, duke u përjashtuar nga skemat e mbrojtjes shoqërore të vendeve respective, si dhe nga përfitimi në rast të nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale me këto vende. Kjo kategori është e interesuar të përfshihet në skemë;
Kategoria e punonjësve sezonalë ose dhe part-time, në emigracion, është jashtë skemës së sigurimeve shoqërore;
Kategoria e grave shtëpiake, në emigracion, është jashtë skemës së sigurimeve shoqërore, si dhe e grave qe punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpive;
Në rast fatkeqësie, kur personi pëson aksident apo sëmuret, në kushtet e të qënit i siguruar dhe që plotëson kriteret, ai mund të marrë pension invaliditeti gjatë gjithë jetës së tij;
Në rast fatkeqësie ekstreme, vdekja e personit të siguruar, shoqëron dhënien e pensionit familjar për bashkëshorten dhe fëmijët.

E njëjta procedurë vlen edhe për qytetarët shqiptarë që punojnë në Shqipëri në të tilla kushte.

Intervistë e nëndrejtorit të Përgjithshëm i ISSH-së, Ali Emini, mbi procesin e krijimit të një database dhe përfitimin që do të kenë qytetarët, duke gjetur të gjitha periudhat e sigurimit për të përfituar pension pleqërie
Publikuar në Gazetën “Shekulli”, datë 02.04.2013

Çdo person që ka një numër identifikimi në ISSH dhe aksesin e futjes në faqen zyrtare të hedhjes së të dhënave të këtij institucioni, do të mund të gjejë të detajuar dokumentacionin e tij për vitet e punës. Instituti i Sigurimeve Shoqërore po përgatit arkivimin dhe hedhjen në një database të veçantë, të të dhënave për të gjithë ata që kanë histori pensioni që nga viti 1945 e deri më sot. Duke pasur parasysh ndërrimin e sistemeve në Shqipëri dhe shpeshherë shkatërrimin e dokumenteve në disa rrethe apo ish-ndërmarrje shtetërore, tanimë kushdo do të ketë mundësinë të njihet me të dhënat që janë dokumentuar. Por kushdo mund të ankimojë pranë ISSH atë pjesë të viteve që pretendojnë se u kanë humbur, duke bërë verifikimet e mundshme. Nëndrejtori i ISSH, Ali Emini, spjegon përfitimet e pensionistëve nga krijimi i një database.

Kur ka nisur procesi për hedhjen e të dhënave online për pensionin e pleqërisë?
Modernizimi i sistemit të sigurimeve shoqërore, në të gjithë elementet, ka qënë një ndër objektivat e programit të qeverisë. Me kontributin edhe të Bankës Botërore dhe në bazë te studimeve të ecurisë të sistemit të sigurimeve shoqërore, që janë bërë nga Këshilli i Ministrave gjatë në viteve 2006 -2007, është përcaktuar nevoja e përgatitjes së një reforme të përgjithshme në sistemin e sigurimeve shoqërore. Vëmendja u fokusua në dy drejtime:

E para, të ketë një reformë që të plotësojë sistemin e përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri me të gjithë skemat (pra një sistem shumëkolonësh) të përcaktohen saktë dhe në mënyrë të harmonizuar disa nga parametrat e sistemit të pensioneve publike si; masa e përfitimit, norma e kontributit, shkalla e zëvendësimit, etj dhe

Së dyti të arrihet të realizohet modernizimi i sistemit pra një reformizëm dhe përsosje të administrimit të tij. Kjo reformë përfshin një organizim me efikas dhe te fokusuar të ISSH, krijimin e një rrjeti te informatizuar qendrash sherbimi që të mbulojë gjithë vendin, informatizimin e te dhenave dhe krijimin e regjistrave qendrore te informatizuar, informatizimin e të gjithë procesit të punës pra, një modernizim tërësor të sistemit të sigurimeve shoqërore. Reforma thelbësore e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe synimi per krijimin e nje sistemi shumeshtyllesh nuk arriti që të plotesohej sepse kjo reformë kërkon një pjesëmarrje të gjerë të të gjithë aktorëve; të shoqërisë civile, të aktorëve të politikës etj. Sistemi i sigurimeve shoqërore shpenzon buxhete mjaft te fuqishme dhe ndërhyrjet në të, kanë efekte financiare që janë shuma afatgjata, pra që ë kalojnë mandatet qeverisëse. Edhe analizat dhe parashikimet për zhvillimin e sistemeve zakonisht perfshijne nje hark kohor prej rreth 60 vjet kohë dhe per kete arsye nga Qeveria u percaktua se hartimi i një reforme që prek organizimin dhe parametrat e sistemit kërkonte një pjesëmarrje dhe konsensus të gjërë.

Por, ndërsa nuk u arrit në plotësimin e objektivit të parë, në harkun kohor 2007- 2012 u ndërmorën një sërë masash që kanë qënë te fokusuara dhe i kanë shërbyer një reforme të përgjithshme si: reduktimi i normës së kontributit nga 38.5 në 24.5%, me qëllim uljen e kostos së punës, formalizimin e tregut të punës, uljen e evazionit dhe rritjen e numrit të personave që trajtohen nga skemat e sigurimeve shoqërore, rritja me ritme të shpejta e masës së përfitimeve në fshat, në funksion të barazimit të pensionit fshat-qytet, vendosja e një kompensimi shtetëror për pensionistët me pension minimal, për rritjen e standartit minimal të të ardhurave dhe kompensimin e efekteve të rritjes së çmimeve dhe përmirësimin e raportit pagë- pension, mbeshtetjen financiare te ISSH per kryerjen e nje reforme administrative, permiresimit te performances se sherbimeve, rritjen e forces se kontrollit ne lufte kunder informalitetit ne fushen e perfitimeve dhe sidomos te informatisimit te proceseve te punes dhe te dhenave te sistemit te Sigurimeve Shoqerore.

Si keni proceduar për realizimin e hedhjes së të dhënave?
Ky proces përfshin katër komponentë . Komponenti i parë është informatizimi I procedurave te caktimit dhe krijimi i database për pensionet. Komponenti i dytë është krijimi i database për kontributet si per për atë pjesë të kontributeve që administrohen në lidhje online me tatimet ashtu edhe per kontributet e fermereve dhe Sigurimet vullnetare. Komponenti i tretë është krijimi i database për vjetërsi në punë pra, se pari grumbullimi i gjithë dokumentacionit arkivor që nga viti 1945 e më pas ne nje arkive modern te perqenduar dhe krijimi i një sistemi të informatizuar të te dhenave te dokumentacionit te arkivuar. Së fundmi, gjithë këto sisteme do të mbështeten nga një sistem i informatizuar I administrimit financiar te te ardhurave, shpenzimeve, pagesave kontrollit te pagesave etj. Tashme eshte ndërtuar një arkiv të përgjithshme për të gjithë dokumentacionin në Lundër Tirane. Ky dokumentacion, aktualisht është ne Drejtorite Rajonale dhe ne arkivat vendore. Tani jemi në fazën ku arkivi po plotësohet me të gjithë pajisjet dhe do të grumbullohet dokumentacioni që do të vijë nga gjithë rrethet e vendit.

Cilat rrethe të vendit kanë përfunduar procesin e dorëzimit të të dhënave pranë ISSH?

Proceset e perqendrimit te dokumentacionit ne qender fillimisht kanë filluar perqendrimin e te gjithe dokumentacionit te ish kooperativave bujqesore I cili tashme eshte grumbulluar, I certifikuar dhe i dixhitalizuar. Po vazhdohet me grumbullimin dhe dixhitalizimin e regjistrave te vjetersise ne pune ne ish ndermarjet shteterore. Gradualisht dhe ne vijim puna do te vazhdoje paralelishte duke grumbulluar dokumentacionin ne arkivin e pergjithshem, kalimin ne process certifikimi, skanimi dhe dixhitalizimi.
Krahas këtij procesi vemendja eshte perqenruar ne informatizimin e te dhenave te dosjeve te pensioneve dhe krijimin e zbatimin e programit për pagesat onlinë. Jemi në përfundim të ketij procesit, ku janë hedhur të dhënat për pjesën më të madhe të rajoneve të vendit, si në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Berat, Fier, Kukës, Korçë, Elbasan dhe në Tiranë. Jane hedhur ne sistemin e pagesave online te gjitha perfitimet qe paguhen ne qytete. Ndërkohë, që po punohet me ritme të shpejta që të përfundojë dhe krijimi bazës së të dhënave dhe informatizimi i sistemit për të gjitha pagesat e pensionit në fshat.
Tashmë kemi folur për dokumentimin e të dhënave për qytetin, po për fshatin si do të procedohet?
Faza e dytë është hedhja dhe dixhitalizimi i të gjitha të dhënave për kontributet e paguara nga viti 1994 dhe deri më sot. Siç e cilesova edhe me lart, kjo punë është përfunduar për fermerët: si per per kontributet e paguara nga viti 1994 deri në 2012 edhe për të gjithë regjistrat e ish kooperativave bujqësore. Tashme jemi ne fszen kur po meren ne dorezim, certifikohen dhe po bëhet hedhja e të gjithë regjistrave të ish-ndërmarrjeve shtetërore. Lidhur me kontributet është krijuar edhe programimi për informacionin e pagesave, nga punëdhënësi te tatimet dhe më pas te sigurimet. Kjo është ajo pjesë e sistemit dhe informatizimit të vjetërsisë.
Çfarë përfitimesh kanë qytetarët nga grumbullimi i këtyre të dhënave për çdo person?
Ne kemi sot një pjesë të mirë të pagesave qe kryhen dhe kontrollit online, sepse ka një lidhje të plotë midis ISSH dhe Postës Shqiptare. Përveç kësaj të mire, ajo që duhet të vlerësohet është rritja e transparencës dhe rritje e shpejtësisë së shërbimit për qytetarët. Qytetarët kanë mundësi të kenë të te evodentuar dokumentat e dosjes se pensionit, rritjet e pensionit, llogaritjen e fillestare të pensionit, etj. Kur merr pensionin në postë apo në bankë pensionisti merr me vete edhe një mandat-pagesë që ka të gjithë elementët e perfitimit, që përfshihen në pagesë dhe është shumë i qartë për çdo pagesë që ka marrë dhe afatet apo mënyrën se si i është llogaritur pensioni.
A mund t’i shohë kushdo të hedhurat online për veten e tij?
Padiskutim që eshte parashikuar, programuar dhe sistemi do të ketë edhe pjesën e komunikimit me publikun. Të gjitha programet do të jenë në një sistem webaplication, që çdo njeri të shohë se çfarë vjetërsie pune ka, kontributet e derdhura, datën kur del në pension dhe se si i është bërë përllogaritja e pensionit. Funksionimi I ketyre nderfaqeve, hedhja e të dhënave te vjetërsisë e punës dhe çfaqja e tyre, lidhet me faktin se sa të shpejtë do të jemi dhe sa fonde e mundesi financiare do të kemi për dixhitalizimin dhe informatizimin e të dhënave arkivore. Ne kemi mbledhur të dhënat deri më tani dhe parallel e ne vzhdim po bëhet dixhitalizimi I tyre.
ISSH verifikon 67 raste abuzimesh me pensionet
Aplikimi i sistemit informatik hedhja e te dhenave në bazat informatike te krijuara, certifikimi I dokumentacionit arkivor etj kane krijuar nje baze te rendesishme te te dhenash per zbulimin e informalitetit ne fushem e pensioneve, evidentimin e fallcifikimeve dhe natyrisht per marrjen e masave per kthimin e demeve. Nepermjet krijimit te bazes se te dhenave te pensioneve te nderfaqesuar me regjistrin e gjendjeve civile Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka zbuluar 67 raste abuzimesh me pages ate dubluara ne rajone te ndryshme. Për të tilla raste, nëndrejtori i ISSH, Ali Emini, shprehet se janë marrë masat për hetimit e çdo rasti që pretendohet se është përfitim abuziv.
“Në 460 mijë pensione të hedhura janë konstatuar 67 raste te dublimeve te pagesave, për të cilat është bërë bllokimi i pensionit. Në shkallë vendi kemi 554 mijë pensionistë dhe 460 pensione janë hedhur në bazën e të dhënave. Ne kemi akoma për të hedhur edhe rreth 10 mijë pensione pleqërie dhe ne vijim i do të vazhdojmë të hedhim pensionet e invaliditetit dhe ato familjare. Tani në muajin mars po presim të hedhim rreth 35 mijë pensione në procesin e pagesave online dhe në fund të qershorit te ketij viti ky proces të përfundojë totalisht. Më pas do përqendrojmë forcat për dixhitalizimin e informacionit arkivor dhe dixhitalizimin e informacionit të listë-pagesave nga viti 1994 e deri më sot”, shprehet Ali Emini.

Intervista e plotë e Zv/Drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z. Ali Emini, botuar në gazetën “Shekulli”, datë 31 janar 2013, faqe 12-13.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të marrin pension pleqërie, minimal apo maksimal, duke iu njohur si vjetërsi pune vitet brenda dhe jashtë vendit. Për të përfituar pension pleqërie minimal, duhet që të kenë të plota 15 vjet punë. Nga ana tjetër, emigrantët mund të përfitojnë dy pensione pleqërie. Në bazë të nismave të ISSH dhe marrëveshjeve apo bashkëpunimeve me vendet e Europës, emigrantët do të kenë mundësinë e aplikimit për të marrë pension pleqërie. Nëndrejtori i Përgjithshëm i ISSH, Ali Emini, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shpjegon mënyrën e përfitimit, vendin e aplikimit dhe vitet që duhet të plotësojë aplikanti për të përfituar pension pleqërie, me vitet e punës brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave, deri më tani rezulton se jashtë vendit kanë emigruar rreth 1 milion shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre kanë qenë në marrëdhënie pune para emigrimit dhe tashmë punojnë jashtë vendit, por të gjithë duan që këto vite të mos u humbasin pa i përfituar. Vetëm në Itali përllogaritet që 300 mijë emigrantë janë të siguruar dhe mund të aplikojnë për pension.

Cilat janë kushtet e përfitimit të pensionit për emigrantët?
Në radhë të parë duhet të shpjegoj domosdoshmërinë e këtij procesi. Fillimi i viteve ’90 solli që shumë shqiptarë të largoheshin për të punuar në vendet e tjera në vendet fqinje apo dhe në vende të tjera. Këta njerëz u integruan në tregun e punës së atyre vende, pavarësisht se një pjesë e tyre në fillim punuan në të zezë, ata mundën që të sistemoheshin dhe të kenë punë të rregullt në bazë të dokumenteve. Disa prej tyre kanë hapur biznese të vogla apo biznese të mëdha. Një pjesë e këtyre njerëzve kanë një histori kontributesh me sistemin shqiptar të sigurimeve shoqërore, i cili mund të jetë që e plotëson minimumin e domosdoshëm të viteve për të marrë një pension ose nuk e plotëson. Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore, në Shqipëri duhen 15 vite pune të plota për të marrë pension minimal. Pra që të mund të kualifikohesh për përfitimin e një pensioni duhet që kushdo të ketë jo më pak se 15 vjet pagesë kontributesh (qoftë me vite të paguara në punë apo nëpërmjet pagesës së sigurimeve vullnetare).

Çfarë ndodh me një person që ka më pak vite pune?
Ky person në qoftë se nuk plotëson 15 vite atëherë mund t’i humbasë dhe vitet e tjera që ka kryer nën sistemin e vjetër të sigurimeve shoqërore. Për këto raste, domethënë për plotësim të periudhave të sigurimit, ligji parashikon një skemë, që quhet skema e kontributeve vullnetare. Këto kontribute mund t’i paguajë çdo njeri që ka një histori me kontributet me sistemin e sigurimeve shoqërore, pavarësisht nga vendi se ku punon dhe jeton.

Si mund të aplikojë çdo person nga jashtë vendit për përfitimin e kontributeve në Shqipëri?
Ai mund të aplikojë duke ardhur në të gjitha agjencitë e sigurimeve shoqërore, që janë të shpërndara në të gjithë vendin, ose duke autorizuar ndonjë pjesëtar të familjes për të bërë aplikimin. Ndërsa në Itali mund të aplikojë që andej nëpërmjet zyrave të patronateve. Sigurimi për këto raste është 40 mijë lekë në vit dhe përfitohet një vit pune. Tjetër pikë është, duke bashkuar periudhat e punës së ish-ndërmarrjeve shtetërore dhe këto periudha që i ble nëpërmjet këtij lloj sigurimi, atëherë mund të sigurohesh deri në 15 vjet që mund të përfitohen kur burrat të arrijnë moshën 65 vjeç dhe gratë 60 vjeç. Në këtë mënyrë nuk mund t’u humbasë asnjë vit. Problemi i dytë që dua të shtroj lidhur me këtë çështje është që ISSH me bashkëpunimin e patronateve italiane që kanë zyra në Shqipëri (INAS dhe AKLI, AKAI etj) dhe që janë të shpërndara në të gjithë Italinë mund të aplikojnë që andej. Ata mund të shkojnë në këto zyra dhe të marrin informacionin e duhur sepse të gjithë personat që punojnë aty e njohin legjislacionin shqiptar. Informacioni që jepet dhe kërkesa që bëjnë në patronatet italiane regjistrohet nga punonjësit dhe dërgohet në ISSH. Në këto momente instituti shqiptar i konfirmon, pastaj nëpërmjet një shërbimi që ofron Banka Intesa San Paolo mund të paguajnë kontributet dhe ato vijnë dhe regjistrohen në llogaritë e ISSH.

Si mund të bëhet lidhja e kontributeve për një person që është i siguruar brenda dhe jashtë vendit?
Ju po flisni për marrëveshjet bilaterale në fushën e sigurimeve shoqërore. ISSH ka një marrëveshje të plotë bilaterale me Turqinë. Pra, në rast se një shqiptar ka një vjetërsi të caktuar X dhe shkon punon me sigurime edhe në Turqi dhe sigurohet edhe atje, vitet mblidhen bashkë dhe këta merren të mirëqena për pension. Për shembull, nëse një shqiptar ka punuar 8 vjet në Shqipëri dhe 7 vjet në Turqi do të marrë një pension që përbëhet nga pjesa shqiptare dhe ajo Turke. Së fundmi, është lidhur marrëveshja me Belgjikën. Ne kemi marrëveshje teknike këmbim informacioni e legjislacioni, marrëveshje për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve. Sot për sot janë ndërtuar draftet, por janë në shqyrtim nga shtetet përkatëse, sepse kanë edhe kosto financiare. Prandaj është në dobi të shqiptarëve integrimi në Bashkimin Europian sa më shpjet që të jetë e mundur që krahas gjithë çështjeve të tjera të zgjidhet edhe çështja a bashkëpunimeve bilaterale dhe multibilaterale, sepse edhe vetë BE-ja ka interesa dhe kushte për të gjithë vendet që anëtarësohen.

Nga data 14 deri në 16 maj 2019 u zhvillua në Baku, Azerbajxhan, Forumi Europian për Sigurimet Shoqërore, ku në qendër të diskutimeve ishin praktikat më të mira të realizuara nga çdo shtet pjesëmarrës, për përmirësimin e shërbimit në fushën e sigurimeve shoqërore.

Duke patur në fokus përmirësimin  e shërbimit ndaj përdoruesve të skemës së sigurimeve shoqërore, Shoqata Ndërkombëtare e Sigurimeve Shoqërore (ISSA), jo vetëm që vlerësoi vendet që kishin arritur të krijonin aplikacione dhe shërbime që lehtësojnë përdoruesit e skemave kudo nëpër Europë, por organizoi dhe panele për diskutimin e tyre.

Moderator i njërit prej paneleve u përzgjodh z. Astrit Hado, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në këtë panel, përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Finlandës dhe Letonisë prezantuan para pjesëmarrësve qasjet e reja në fushën e komunikimit me qytetarët e vendeve të tyre, lidhur me skemat e sigurimeve shoqërore.

Gjatë fjalës së tij, Z. Hado theksoi se ndryshimi i mënyrës së komunikimit me qytetarët për skemën e sigurimeve shoqërore është hapi i parë për t’i afruar ata sa më shumë me këtë skemë, në mënyrë që edhe përfitimi që ata do të kenë prej saj të jetë maksimal dhe në përputhje me atë ç’ka ju ofron legjislacioni përkatës.

  1. Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar  me Ligjin nr.9066, datë 15.05.2003– vijon zbatimi i saj nga viti 2005;
  2. Marrëveshja për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar  me Ligjin 35/2014,datë 03.04.2014 – ka filluar zbatimi nga janar 2016;
  3. Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr.151/2015, datë 21.12.2015 – ka filluar zbatimi nga korrik 2016;
  4. Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar  me Ligjin Nr. 42/2015, datë 16.04.2015 – hyrë në fuqi në 01.07.2016;
  5. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, e ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar  me Ligjin Nr.123/2015, datë 12.11.2015 – ka filluar zbatimi nga 01.06.2016;
  6. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke, ratifikuar me Ligjin 34/2016 datë 24.03.2016 – vijon procesi i implementimit të saj prej datës 01.02.2017;
  7. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e ratifikuar me Ligjin 23/2016 datë 10.03.2016 – hyrë në fuqi nga 01.12.2017;
  8. Marrëveshja dypalëshe në fushën e mbrojtjes shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, ratifikuar nga Parlamenti me Ligjin 14/2018, date 29.03.2018 – hyri në fuqi më 01.12.2018.
  9. Marrëveshja për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, ratifikuar ne 28.03.2022 dhe hyri në fuqi në 01.07.2022.
  10. Marrëveshja për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, ratifikuar me Ligjin nr. 58/2019 dhe hyri në fuqi në 01.08.2022.