•  test
  •  

Qytetarja H. S., me dosje pensioni nr. 115215, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2351, datë 29.06.1999, për punë të kategorisë së III-të, me 26 vjet e 7 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar bashkëlidhur kërkesës së lidhjes së pensionit të “lëshuar” nga Gjëndja Civile e Njësisë Bashkiake nr. 7, Tiranë, Y.B. 8/74 (Nr 0441507), datë 10.06.1999, rezultoi se H.S. të mos ketë qenë e regjistruar ndonjëherë në rregjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjëndjes Civile të Njësisë Bashkiake nr. 7, Tiranë. Në këto kushte, certifikata e dorëzuar nga qytetarja H.S. rezultoi e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i saj për moshën (datëlindja 13.03.1944) të mos jetë i vërtetë.

  •  test
  •  

Qytetari Y. S., me dosje pensioni nr. 115543, lindur në Tiranë, i është lidhur pension me vendim nr. 2564, datë 16.07.99, për punë të kategorisë së III-të, me 32 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar me kërkesën e lidhjes së pensionit të “lëshuar’ nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr. 4, Tiranë, 6/34 (Nr 0441251) datë 14.04.99, rezultoi të mos ketë qenë i regjistruar ndonjëherë në regjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjëndjes Civile të Njësisë Nr 4, Tiranë. Në këto kushte certifikata e dorëzuar nga Y. S. rezulton e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i tij për moshën (datëlindja 21.08.38) të mos jetë i vërtetë. Datëlindja reale e tij rezulton 04.01.1958.

ABUZIMI: 20 vjet falsifikim moshe.

  •  test
  •  

Qytetarja H.I., me dosje pensioni nr. 116427, lindur në Kavajë, i është lidhur pension me vendim nr. 2942, datë 10.08.99, për punë të kategorisë e III-të, me 30 vjet e 6 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4400 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar në kërkesën e lidhjes së pensionit të “lëshuar’ nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake Nr. 8, Tiranë, 25/69 (Nr 0460653) datë 25.06.99, rezultoi të mos ketë qenë e regjistruar ndonjëherë në regjistrat elektronikë dhe themeltarë të Gjendjes Civile të Njësisë Nr 8, Tiranë. Në këto, kushte certifikata personale e dorëzuar nga H. I. është e parregullt, dhe si pasojë deklarimi i saj për moshën (datëlindja 25.01.44) të mos jetë i vërtetë. Datëlindja reale rezultoi 07.02.55, Dajt / Dardhë, Tiranë, nr. regjistri 1/76.

ABUZIMI: 11 vjet falsifikim moshe.

  •  test
  •  

Qytetari B.C.,me dosje pensioni nr. 116078, lindur në Tiranë. I është lidhur pension me vendim nr. 550, datë 29.07.99, për punë të kategorisë së III-të, me 25 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë. Masa fillestare e pensionit: 4 000 lekë/muaj.

Nga verifikimi i certifikatës së lindjes, të dorëzuar së bashku me kërkesën e lidhjes së pensionit, “lëshuar”nga Gjendja Civile e Njësisë Bashkiake nr. 4, Tiranë, më datë 20.06.99, rezultoi se qytetari B.C. nuk figuronte i regjistruar ndonjëherë në regjistrat elektronikë dhe themeltarë të kësaj Njësie. Nga verifikimet e kryera rezultoi se qytetari B.C. ishte nga Kallmet, Lezhë, datëlindja 27.09.54. Në këto kushte, certifikata e dorëzuar nga B.C. rezulton e parregullt, dhe si pasojë  deklarimi i tij për moshën (datëlindja 15.07.43) nuk ishte i vërtetë.

ABUZIMI: 11 vjet falsifikim moshe.

  •  test
  •  

Halit G., përfitues i dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan, ku merr pension kooperative bujqësore, në kushte të kategorisë së tretë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension në kushte të kategorisë së tretë shteti. Theksojmë se pensioni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë i është pezulluar nga Auditi, ISSH, pasi ka rezultuar i parregullt.

  •  test
  •  

Liljana K., përfituese e katër përfitimeve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension suplementar pleqerie, si ushtarake dhe pension pleqërie shteti, dhe në Drejtorinë Rajonale të Siguirmeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension suplementar pleqërie, si ushtarake dhe pension pleqërie shteti.

  •  test
  •  

Sherife Th., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension pleqërie shteti, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension pleqërie shteti.

  •  test
  •  

Tereze A., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, ku ka marrë pension kooperative bujqësore, si nënë me shumë fëmijë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës, ku ka marrë pension pleqërie shteti.

  •  test
  •  

Xhemile L., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Dibër, ku ka marrë pension shteti, si nënë me shumë femijë, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension familjar shteti.

  •  test
  •  

Aishe M., përfituese e dy pensioneve, përkatësisht në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku ka marrë pension të pjesshëm shteti, dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, ku ka marrë pension familjar shteti.