PYETJE:

Dua të pyes në lidhje me pagesën që bëhet kur je me raport shëndetësor.

Unë kam qenë e shtruar në spital për 20 ditë. Jam e interesuar të di se ku duhet të dorëzoj raportet e paaftësisë  dhe kush do të më bëjë llogaritjet e tyre, për të përfituar pagesën.

Ju falenderoj.

PËRGJIGJE:

Në lidhje me pyetjen tuaj sqaroj se në VKM nr. 77, datë 28.01.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, në kapitullin IX është përcaktuar se përfitimet afatshkurtra për sëmundje, barrëlindje dhe aksidente në punë e sëmundje profesionale, në favor të të punësuarit, llogariten nga financierët e subjekteve.

I punësuari, ka për detyrë që të dorëzojë tek financa e subjektit ku punon, dokumentacionin e kërkuar, për të përfituar të ardhura nga paaftësia. Veprimet e tjera si  plotësimi i formularit, llogaritja e të ardhurave dhe dorëzimi i dokumentacionit dhe  lispagesës në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëhet nga financierja e subjektit, ku personi është i punësuar.

Sa më sipër, ju duhet të dorëzoni tek financierja e subjektit ku punoni:

  1. Raportet mjekësore,
  2. Fotokopjen e Kartës së identitetit;
  3. Librezën e punës/Vërtetim vjetersie (nëse i keni).
  4. Veprimet e tjera janë kompetencë e finacieres.

Financierja më pas duhet të plotësojë Formularin e bazës së vlerësuar të 6 muajve të fundit.    (Ky dokument plotësohet nga Sektori i financës së subjektit ose printohet nga sistemi https://e-albania.al.

Mbështetur në dokumentin e mësipërm, ajo plotëson formularin Tip-Listëpagesë të përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në DRSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti.

DRSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat e dorëzuarar nga finacierja, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit, brenda 30 ditëve nga momenti i dorëzimit.

*Email-i juaj nuk do të bëhet publik.

Pyetje dhe Përgjigje